{"id":8998,"date":"2022-11-30T19:08:29","date_gmt":"2022-11-30T19:08:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=8998"},"modified":"2022-11-30T19:08:51","modified_gmt":"2022-11-30T19:08:51","slug":"beni-vepra-te-denja-kthimi-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8998","title":{"rendered":"B\u00cbNI VEPRA T\u00cb DENJA KTHIMI!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA II E ARDHJES &#8211; Viti A<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Is 11, 1-10; Ps 72 (71); Rom 15, 4-9; Mt 3, 1-12<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1119\" height=\"774\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/GJon-Pagezuesi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8999\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/GJon-Pagezuesi.jpg 1119w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/GJon-Pagezuesi-300x208.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/GJon-Pagezuesi-1024x708.jpg 1024w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/GJon-Pagezuesi-768x531.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/GJon-Pagezuesi-450x311.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abT\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb ta ndryshojn\u00eb bot\u00ebn, por askush nuk mendon t\u00eb ndryshoj\u00eb\nvetveten.\u00bb<\/em> \u2013 shkruante\nn\u00eb shekullin e kaluar shkrimtari i famsh\u00ebm rus Lev Tolstoi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po ashtu nj\u00eb tjet\u00ebr njeri edhe m\u00eb i famsh\u00ebm i\nshekullit t\u00eb kaluar, Mahatma Gandi, i cili njihet nga India e tij si \u201cAti i\nkombit\u201d, thoshte: <em>\u00abJi ti ndryshimi q\u00eb\nd\u00ebshiron t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb bot\u00eb!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebta njer\u00ebz e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar gj\u00ebra t\u00eb\nngjashme, jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb, edhe pse nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00eb, i kan\u00eb\nr\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb Krishti ka dashur t\u00eb thoshte kur predikonte: <em>\u00abMbret\u00ebria e Hyji \u00ebsht\u00eb af\u00ebr. Kthehuni e\nbesoni Ungjillit!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abKthehuni se u afrua Mbret\u00ebria e Hyjit!\u00bb<\/em> \u2013 thot\u00eb edhe Sh\u00ebn Gjon Pag\u00ebzuesi n\u00eb Ungjillin e\nsot\u00ebm. Gjoni ishte nj\u00eb njeri i ashp\u00ebr me veten e tij e me ata q\u00eb i afroheshin.\nPor nj\u00eb ashp\u00ebrsi q\u00eb nuk lindte nga ndonj\u00eb urrejtje depresive ndaj vetvetes apo nga\nndonj\u00eb urretje ndaj t\u00eb af\u00ebrmit. Urrejtja e Gjonit ishte urrejtje ndaj m\u00ebkatit,\nsi tek vetja, ashtu edhe tek t\u00eb tjer\u00ebt. Gjoni e luftonte prirjen p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb\nm\u00ebkate q\u00eb njeriu e ka t\u00eb trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit e par\u00eb. Gjoni nuk ishte i\nz\u00ebn\u00eb pa m\u00ebkat (si\u00e7 do t\u00eb ishte vet\u00ebm Maria e pastaj edhe Jezusi) e prandaj i\nduhej ta luftonte prirjen p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebkat, q\u00eb edhe ai e ndiente. Kisha na\nm\u00ebson se kjo gjendje vjen si pasoj\u00eb e m\u00ebkatit t\u00eb rrjedhsh\u00ebm. Me ndihm\u00ebn e Hirit\nHyjnor kjo prirje \u00ebsh\u00eb e mundur t\u00eb p\u00ebrballohet, por jo pa nj\u00eb luft\u00eb reale n\u00eb\nshpirt, luft\u00eb e cila, edhe pse me dend\u00ebsi t\u00eb ndryshme, zgjat t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj n\u00eb predikimet e tij, Gjoni dukej aq i ashp\u00ebr,\nsepse d\u00ebshironte t\u00eb ngulte k\u00ebmb\u00eb tek nevoja e largimit nga m\u00ebkati. Ai e dinte\nse, n\u00ebse nuk do t\u00eb ndodhte nj\u00eb largim i till\u00eb, nuk do t\u00eb b\u00ebhej i mundur takimi\nme Birin e Hyjin, i cili tashm\u00eb gjendej n\u00eb mesin e njer\u00ebzve. <em>\u00abHyji t\u00eb ka krijuar pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr ty,\npor nuk mundet t\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr ty.\u00bb<\/em> \u2013 thoshte Sh\u00ebn\nAugustini. Hyji e respekton lirin\u00eb ton\u00eb. Kur themi se Hyji i kthen edhe\nm\u00ebkatar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, duhet t\u00eb ecim shum\u00eb ngadal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, sepse kjo\ngj\u00eb nuk n\u00ebnkupton ndonj\u00eb nd\u00ebrhyrje <em>arbritrare<\/em>\nt\u00eb Hyjit n\u00eb jet\u00ebn e disave, por faktin se ata m\u00ebkatar\u00eb vepronin ashtu ngaq\u00eb u\nmungonte drita e mjaftueshme n\u00eb jet\u00eb. Kur takohen me drit\u00ebn Hyjnore, at\u00ebher\u00eb\nata ndryshojn\u00eb jet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gjoni me k\u00ebto mesazhe t\u00eb tija kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb buj\u00eb\nn\u00eb mbar\u00eb Izraelin: <em>\u00abAso here vinte tek ai\nJerusalemi, mbar\u00eb Judeja dhe e gjith\u00eb krahina e Jordanit.\u00bb<\/em> Ungjilli vazhdon\npastaj me nj\u00eb rresht mahnit\u00ebs: <em>\u00abPasi ata\ni rr\u00ebfenin m\u00ebkatet e veta, ky i pag\u00ebzonte n\u00eb lumin Jordan\u00bb<\/em>. Ja madh\u00ebshtia e\nGjonit: predikimet e tij preknin zemrat e njer\u00ebzve. Jo vet\u00ebm predikimet, por\nedhe jeta: <em>\u00abGjoni ishte i veshur me petk\nleshi deveje e rreth ijeve kishte nj\u00eb rrip l\u00ebkure; ushqehej me karkaleca e me\nmjalt\u00eb t\u00eb eg\u00ebr\u00bb<\/em>. Nj\u00eb njeri q\u00eb, me fjal\u00eb e me vepra, ia dilte t\u00eb prekte\ndirekt e n\u00eb zemrat e d\u00ebgjuesve. Aq i prekte, saq\u00eb ata nuk mund t\u00eb rrinin pa i\ntreguar edhe publikisht m\u00ebkatet e tyre. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, p\u00ebrse t\u00eb habitemi fort: tek e fundit k\u00ebshtu na\nndodh edhe ne kur takojm\u00eb ndonj\u00eb njeri v\u00ebrtet\u00eb <em>\u00abt\u00eb Zotit\u00bb<\/em>. Aty na vjen spontane ta themi edhe haptas se, n\u00eb\nkrahasim me ta, ne jemi shum\u00eb larg Hyjit. E, jo rrall\u00eb, fillojm\u00eb edhe ne t\u2019i\nthemi publikisht kund\u00ebrshtit\u00eb konkrete q\u00eb ndiejm\u00eb se ia b\u00ebjm\u00eb Hirit t\u00eb Hyjit\nbrenda nesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ungjilli vazhdon pastaj duke th\u00ebn\u00eb se te Gjoni filluan\nt\u00eb shkojn\u00eb edhe <em>\u00abshum\u00eb farisenj e\nsaducenj\u00bb<\/em>. Me sa duket, fal\u00eb ndonj\u00eb Hiri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Gjoni arrinte ta\nshikonte zemr\u00ebn e tyre dhe e kuptonte se fakti q\u00eb kishin ardhur aty, nuk ishte\nse donin edhe aq Hyjin, por ngaq\u00eb donin t\u00eb b\u00ebnin si shumica e t\u00eb dukeshin t\u00eb\nshenjt\u00eb para t\u00eb tjer\u00ebve. Prandaj u thot\u00eb plot ashp\u00ebrsi: <em>\u00abPjell\u00eb shlligash: kush ju m\u00ebsoi t\u2019i ikni zem\u00ebrimit q\u00eb po vjen?! B\u00ebni,\npra, vepra t\u00eb denja kthimi!\u00bb<\/em> Gjoni i ftonte me ngulm q\u00eb t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga\nhipokrizia e tyre kok\u00ebforte, sepse kjo do t\u2019i \u00e7onte n\u00eb bjerrje t\u00eb pasosur.\nSh\u00eblbimi, p\u00ebrpiqej t\u2019u thoshte Gjoni, nuk varet nga ndonj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsi gjaku apo\nnga ndonj\u00eb privilegj tjet\u00ebr kushedi se \u00e7far\u00eb, por varet nga veprat konkrete: <em>\u00abAs mos t\u2019ju bjer\u00eb nd\u00ebr mend t\u00eb thoni n\u00eb\nvete: \u201cKemi at\u00eb Abrahamin!\u201d, sepse un\u00eb po ju them: Hyji mund t\u2019i nxjerr\u00eb\nAbrahamit bij edhe prej k\u00ebtyre gur\u00ebve!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sa keq \u00ebsht\u00eb kur mendojm\u00eb se Hyji mban patjet\u00ebr an\u00ebn\nton\u00eb, ngaq\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb gj\u00eb dikur! Sa keq kur mendojm\u00eb se mjafton\nfakti q\u00eb kemi qen\u00eb pag\u00ebzuar, p\u00ebr t\u00eb merituar Parajs\u00ebn dhe pastaj e l\u00ebm\u00eb pas\ndore mbajtjen e premtimeve pag\u00ebzimore, duke mos hequr dor\u00eb nga jeta jon\u00eb\nm\u00ebkatare! Do ta meritonim edhe ne t\u00eb gjith\u00eb qortimin e ashp\u00ebr t\u00eb Gjonit t\u00eb\nlavdish\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E Gjoni ishte me t\u00eb v\u00ebretet\u00eb i lavdish\u00ebm n\u00eb syt\u00eb e\nmbar\u00eb Izraelit. Ai e vinte re k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. M\u00ebgjithat\u00eb nuk nguronte t\u2019i sqaronte t\u00eb\ngjith\u00eb se nuk ishte ai Mesia i pritur. Gjonit nuk i err\u00ebsoheshin syt\u00eb nga\nlavdia dhe fama q\u00eb kishte. Prandaj shpejtonte t\u00eb thoshte: <em>\u00abUn\u00eb ju pag\u00ebzoj m\u00eb uj\u00eb n\u00eb shenj\u00eb kthimi, porse ai q\u00eb po vjen pas meje,\n\u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se un\u00eb e un\u00eb nuk jam i denj\u00eb as t\u2019ia zbath sandalet: Ai do\nt\u2019ju pag\u00ebzoj\u00eb me Shpirtin Shenjt\u00eb e me zjarr.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe vet\u00eb Gjonit do t\u2019i duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb ende shum\u00eb nga\nJezusi. Gjoni dallohet se e paraqet thuajse si apokaliptike ardhjen e Mesis\u00eb,\npor do t\u2019i duhet t\u00eb pranoj\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb e pamas\u00eb q\u00eb Jezusi do t\u00eb fi\u00adlloj\u00eb t\u00eb\npredikoj\u00eb e t\u00eb jetoj\u00eb. Kur do ta arrestojn\u00eb Gjonin, nga burgu ai do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb\ndisa nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb vet q\u00eb ta pyesin Jezusin: <em>\u00abA je ti \u2018Ai q\u00eb\nduhet t\u00eb vij\u00eb\u2019, apo duhet t\u00eb presim nj\u00eb tjet\u00ebr?\u00bb<\/em> Gjoni nuk po kuptonte p\u00ebrse\ngjith\u00eb kjo p\u00ebrvujt\u00ebri. Por Jezusi me p\u00ebrgjigjen e tij, do ta ngush\u00eblloj\u00eb e, n\u00eb fund,\nedhe do t\u2019i \u00e7oj\u00eb fjal\u00eb: <em>\u00abI lumi ai q\u00eb nuk\ne bjerr besimin n\u00eb mua!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gjoni \u00ebsht\u00eb njeri e, si i till\u00eb,\ni duhet t\u00eb rritet n\u00eb njohjen e Hyjit t\u00eb vet. Hyji \u00ebsht\u00eb i pakapsh\u00ebm p\u00ebr mendjen\nton\u00eb. Asnj\u00eb profet, asnj\u00eb shenjt apo teolog nuk arrin ta kuptoj\u00eb plot\u00ebsisht\nmisterin e Tij. As shenjt\u00ebrit e qiellit nuk e arrijn\u00eb k\u00ebt\u00eb. As Zoja e Bekuar.\nAshtu edhe Gjoni. Por, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta, kan\u00eb kuptuar kryesoren: se Hyji na do\ndhe se na ka krijuar p\u00ebr t\u00eb dashur. Prandaj \u00ebsht\u00eb <em>urgjente<\/em> q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, t\u00eb zgjedhim <em>dashurin\u00eb <\/em>&nbsp;e sinqert\u00eb ndaj\nHyjit e ndaj nj\u00ebri-tjetrit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb leximin e dyt\u00eb, Sh\u00ebn Pali u\nthot\u00eb romak\u00ebve: <em>\u00abHyji q\u00eb jep q\u00ebndres\u00ebn\ndhe ngush\u00ebllimin, b\u00ebft\u00eb q\u00eb ju t\u00eb jeni plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrkim nj\u00ebri me tjetrin\nsikurse d\u00ebshiron Jezu Krishti&#8230; Pranoni nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb shoq\u00ebri, sikurse\nKrishti ju pranoi ju p\u00ebr lavdin\u00eb e Hyjit!\u00bb<\/em> Mbret\u00ebrin\u00eb e k\u00ebsaj dashurie ndaj\nHyjit e ndaj nj\u00ebri-tjetrit ka ardhur t\u00eb sjell\u00eb Jezusi. Gjoni, nga nj\u00ebra an\u00eb,\nduket sikur e tepron me <em>alarmin<\/em> q\u00eb\nngre kur thot\u00eb: <em>\u00abTashm\u00eb s\u00ebpata u vu n\u00eb\nrr\u00ebnj\u00eb t\u00eb pem\u00ebve: \u00e7do l\u00ebnd\u00eb q\u00eb nuk jep fryt t\u00eb mir\u00eb, pritet e qitet n\u00eb zjarr.\u00bb<\/em>\nPor, nga ana tjet\u00ebr, ai kishte plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb, sepse Jezusi, Biri i\nHyjit, <em>Past\u00ebrtia e pambarim<\/em>, n\u00eb\np\u00ebrngja\u00adsimin e t\u00eb cilit jemi krijuar, duke na b\u00ebr\u00eb ta shohim t\u00eb mish\u00ebruar nj\u00eb\nPast\u00ebrti t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb si <em>\u00abs\u00ebpata\u00bb<\/em>\nq\u00eb do ta godas\u00eb n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb egoizmin njer\u00ebzor. Jezusi \u00ebsht\u00eb <em>\u00abpinjolli q\u00eb doli nga trungu i Jeseut&#8230;. dhe q\u00eb s\u2019do t\u00eb gjykoj\u00eb sipas\npamjes s\u00eb syve&#8230;, por me drejt\u00ebsi e besnik\u00ebri.\u00bb<\/em> N\u00ebse ne do t\u00eb zgjedhim\ndashurin\u00eb, drejt\u00ebsin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb kemi\npjes\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb e Parrizit, aty ku t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb n\u00eb\np\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb e tyre. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebt\u00eb lloj lumturie p\u00ebrpiqet ta\np\u00ebrshkruaj\u00eb Isaia profet sot n\u00eb leximin e par\u00eb kur thot\u00eb: <em>\u00ab(At\u00ebher\u00eb) Ujku do t\u00eb banoj\u00eb me qengjin&#8230; F\u00ebmija i vog\u00ebl do t\u2019i \u00e7oj\u00eb e\ndo t\u2019i bjer\u00eb. Luani kasht\u00eb do t\u00eb haj\u00eb si kau. Foshnja do t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb vrim\u00ebn e\nshllig\u00ebs\u00bb<\/em>. Isai p\u00ebrshkruan k\u00ebtu nj\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb gjitha\nkrijesave. Jan\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrshkruar <em>t\u00eb pap\u00ebrshkrueshmen<\/em>:\nbashkimin e plot\u00eb me Hyjin n\u00eb Parriz. N\u00ebse do ta synojm\u00eb q\u00eb n\u00eb tok\u00eb nj\u00eb harmoni\nt\u00eb till\u00eb, do t\u00eb mund ta shijojm\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb lumturin\u00eb e Parajs\u00ebs. Ne t\u00eb gjith\u00eb\nduam t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb, por jo t\u00eb gjith\u00eb duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb\nshkuar atje. <em>\u00abT\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb ta ndryshojn\u00eb bot\u00ebn, por askush\nnuk mendon t\u00eb ndryshoj\u00eb vetveten.\u00bb<\/em>, do t\u00eb mund t\u00eb thoshte Tolstoi n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre edhe\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. \u00cbsht\u00eb\ne v\u00ebrtet\u00eb se vet\u00ebm <em>meritat <\/em>e Gjakut\nt\u00eb Krishtit na e kan\u00eb <em>fituar<\/em>\nParajs\u00ebn, por, bashk\u00eb me <em>meritat<\/em> e\nTij, Jezusi d\u00ebshiron t\u00eb bashk\u00ebngjisim edhe <em>meritat<\/em>\ntona, sepse na ka krijuar t\u00eb lir\u00eb. Prandaj ngjyra liturgjike e Koh\u00ebs s\u00eb Ardhjes\n\u00ebsht\u00eb ngjyra vjollc\u00eb, sepse edhe kjo koh\u00eb, si ajo e krezhmeve, na fton m\u00eb fort t\u00eb\nkthehemi e t\u00eb pendohemi p\u00ebr m\u00ebkatet, q\u00eb t\u00eb mundemi pastaj t\u2019i hapemi m\u00eb leht\u00eb\nHirit Hyjnor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E cituam n\u00eb fillim Gandin e\nfamsh\u00ebm, njeriun q\u00eb mahniti bot\u00ebn me idet\u00eb e tij kund\u00ebr dhun\u00ebs. E pra ai kishte\nshum\u00eb respekt p\u00ebr personin e Jezusit, duke u nisur nga ajo q\u00eb kishte lexuar n\u00eb\nungjij p\u00ebr T\u00eb. Por prap\u00ebseprap\u00eb nuk u b\u00eb i krishter\u00eb. Thoshte: <em>\u00abJezusi ishte v\u00ebrtet\u00eb njeri i ve\u00e7ant\u00eb, por\nkur shoh t\u00eb krishter\u00ebt se sa ndryshe jetojn\u00eb nga ajo q\u00eb ai ka predikuar,\nat\u00ebher\u00eb nuk ndihem i shtyr\u00eb t\u00eb jem i krishter\u00eb.\u00bb<\/em> A nuk do ta b\u00ebnte kjo gj\u00eb\nGjon Pag\u00ebzuesin edhe sot q\u00eb, ne t\u00eb kri\u00adshter\u00ebve, t\u00eb na drejtohej me po aq\nashp\u00ebrsi sa iu drejtua skrib\u00ebve e farisenjve kur do t\u00eb shikonte se, pik\u00ebrisht\nne, nuk b\u00ebjm\u00eb <em>\u00abvepra t\u00eb denja kthimi\u00bb <\/em>e\nnd\u00ebrkoh\u00eb b\u00ebhemi penges\u00eb q\u00eb bota t\u2019i afrohet Krishtit? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA II E ARDHJES &#8211; Viti A Is 11, 1-10; Ps 72 (71); Rom 15, 4-9; Mt 3, 1-12 \u00abT\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb ta ndryshojn\u00eb bot\u00ebn, por askush nuk mendon t\u00eb ndryshoj\u00eb vetveten.\u00bb \u2013 shkruante n\u00eb shekullin e kaluar shkrimtari i famsh\u00ebm rus Lev Tolstoi. Po ashtu nj\u00eb tjet\u00ebr njeri edhe m\u00eb i famsh\u00ebm i &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=8998\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;B\u00cbNI VEPRA T\u00cb DENJA KTHIMI!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[14],"class_list":["post-8998","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-a"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8998"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9000,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8998\/revisions\/9000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}