{"id":9036,"date":"2022-12-09T16:07:47","date_gmt":"2022-12-09T16:07:47","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=9036"},"modified":"2022-12-09T16:08:08","modified_gmt":"2022-12-09T16:08:08","slug":"i-lumi-ai-qe-nuk-e-bjerr-besimin-ne-mua-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9036","title":{"rendered":"I LUMI AI Q\u00cb NUK E BJERR BESIMIN N\u00cb MUA!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA III E ARDHJES &#8211; Viti A<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Is 35, 1-6.8.10; Ps 146 (145); Jak 5, 7-10; Mt 11, 2-11<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"516\" height=\"508\" src=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Gjon-Pagezuesi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9037\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Gjon-Pagezuesi.jpg 516w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Gjon-Pagezuesi-300x295.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Gjon-Pagezuesi-450x443.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 516px) 93vw, 516px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kjo e diel\u00eb\ne tret\u00eb e Koh\u00ebs s\u00eb Ardhjes njihet n\u00eb tradit\u00ebn e Kish\u00ebs edhe si <em>e diela e g\u00ebzimit<\/em>. Na fton t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb\nngaq\u00eb po afron e kremtja e Krishtlindjes, e cila na p\u00ebrkujton mish\u00ebrimin e\nBirit t\u00eb Zotit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj\nleximi i par\u00eb sot fillon me fjal\u00ebt <em>\u00abLe t\u00eb\ng\u00ebzojn\u00eb vendet e shkreta!\u00bb<\/em> Po ashtu edhe psalmi i thur lavde t\u00eb hareshme\nHyjit p\u00ebr mrekullit\u00eb q\u00eb Ai b\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb nevojtar\u00ebve. Gjithashtu edhe Sh\u00ebn\nJakobi na porosit n\u00eb leximin e dyt\u00eb <em>\u00abMos\nu ankoni, v\u00ebllez\u00ebr, nj\u00ebri kund\u00ebr tjetrit!\u00bb<\/em> Edhe Jezusi n\u00eb Ungjill flet sot\np\u00ebr lumturi, p\u00ebr g\u00ebzim, kur thot\u00eb: <em>\u00abI\nlumi ai q\u00eb nuk e bjerr besimin n\u00eb mua\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por,\npik\u00ebrisht duke u nisur nga Ungjilli, le ta shohim m\u00eb nga af\u00ebr se p\u00ebr \u00e7far\u00eb\ng\u00ebzimi b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi sot\njep nj\u00eb vler\u00ebsim tejet t\u00eb madh p\u00ebr personin e Gjon Pag\u00ebzuesit: <em>\u00abP\u00ebrnj\u00ebmend po ju them: nd\u00ebr ata q\u00eb u lind\u00ebn\nprej grash, nuk u ngrit asnj\u00eb m\u00eb i madh se Gjon Pag\u00ebzuesi!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duket sikur\np\u00ebr k\u00ebt\u00eb person Jezusi ka fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha edhe se p\u00ebr vet\u00eb Zoj\u00ebn e Bekuar.\nPor menj\u00ebher\u00eb Jezusi shton: <em>\u00abMegjithat\u00eb,\nm\u00eb i vogli n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e qiellit, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se ai.\u00bb<\/em> N\u00ebUngjillin e tij, duke th\u00ebn\u00eb<em> \u00abMbret\u00ebria e Hyjit\u00bb<\/em>, Sh\u00ebn Mateu\nn\u00ebnkupton vet\u00eb personin e Jezusit. Ai q\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Mbret\u00ebri, pra ai q\u00eb\n\u00ebsht\u00eb i bashkuar me Jezusin e vdekur e t\u00eb Ngjallur (e k\u00ebshtu ishte edhe Zoja),\nka \u201cprivilegje\u201d edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga sa kishte Gjon Pag\u00eb\u00adzuesi. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cprivilegjet\u201d q\u00eb\ndo t\u2019i ket\u00eb i krishteri. B\u00ebhet fjal\u00ebt sidomos p\u00ebr sakramentet, ku sakramenti m\u00eb\ni ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb patjet\u00ebr Eukaristia. K\u00ebta \u201cprivilegje\u201d&nbsp; do ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb krishterin t\u00eb jet\u00eb i bashkuar\nme Zotin m\u00eb shum\u00eb nga sa ishte i bashkuar Sh\u00ebn Gjoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb e Gjonit, Jezusi\nflet shum\u00eb gjat\u00eb edhe m\u00eb sip\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb Ungjill. Jezusi shpjegon se pik\u00ebrisht\np\u00ebr personin e Gjonit flet ajo pjesa e Shkrimit Shenjt q\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abJa, un\u00eb po e d\u00ebrgoj lajm\u00ebtarin tim para\nteje q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb gati udh\u00ebn t\u00ebnde para teje.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, gj\u00ebja e habitshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb\npjes\u00eb t\u00eb sotme ungjillore \u00ebsht\u00eb se pik\u00ebrisht Gjoni \u2013 i paracaktuari prej Hyjit\nq\u00eb t\u00eb jet\u00eb pararend\u00ebsi i Mesis\u00eb, ai t\u00eb cilit i qe dh\u00ebn\u00eb Hiri q\u00eb Mesin\u00eb ta\ntregonte me gisht, si t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb Izraelit, ai q\u00eb e pa\nShpirtin Shenjt duke zbritur mbi Jezusin n\u00eb trajt\u00eb p\u00ebllumbi n\u00eb uj\u00ebrat e\nJordanit, ai, m\u00eb i madhi i lindur prej grash \u2013 b\u00ebn nj\u00eb gjest t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr\nt\u2019u kuptuar: nga burgu d\u00ebgjon p\u00ebr veprat e Krishtit dhe vendos q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb\ntek Ai nx\u00ebn\u00ebsit e vet q\u00eb ta pyesin: <em>\u00abA je\nti \u2018Ai q\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb\u2019, apo duhet t\u00eb presim nj\u00eb tjet\u00ebr?\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ndonj\u00ebri prej atyre q\u00eb jan\u00eb\np\u00ebrpjekur ta shpjegojn\u00eb dometh\u00ebnien e k\u00ebtij gjesti, thot\u00eb se k\u00ebshtu Gjoni ka\ndashur q\u00eb edhe vet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e tij ta kuptonin se Jezusi \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\nMesia i premtuar e k\u00ebshtu at\u00ebher\u00eb ta ndiqnin. Po at\u00ebher\u00eb pse t\u00eb mos u thoshte\nthjesht: <em>\u00abTani shkoni pas Tij!\u00bb<\/em>, por\nt\u2019i komplikonte gj\u00ebrat kaq shum\u00eb?!&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, ndokush tjet\u00ebr, me\nshum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, mendon se edhe vet\u00eb Gjoni kishte filluar t\u00eb kishte dyshimet e\nveta. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mbase nuk na p\u00eblqen t\u00eb mendojm\u00eb\nse Gjon Pag\u00ebzuesi, i madhi, mund t\u00eb ket\u00eb pasur dyshime. K\u00ebshtu n\u00eb fakt na\np\u00eblqen t\u2019i mendoj\u00adm\u00eb (dhe t\u2019ua paraqesim edhe t\u00eb tjer\u00ebve) shenjt\u00ebrit e m\u00ebdhenj\nt\u00eb historis\u00eb. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se edhe shenjt\u00ebrit kan\u00eb pasur err\u00ebsirat e\nveta. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ne e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb gabim ngaq\u00eb\nmendojm\u00eb se <em>dyshimi<\/em> \u00ebsht\u00eb munges\u00eb\nlargpam\u00ebsie. Jo, dyshimi nuk \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Volteri, filozofi e shkrimtari i\nmadh francez i shekullit XVIII, thoshte: <em>\u00abN\u00eb\nfakt, dyshimi nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb fort e \u00ebmb\u00ebl, por siguria e tep\u00ebrt \u00ebsht\u00eb\nqesharake.\u00bb<\/em> Aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb dyshuar pa u shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb si njeri, \u00ebsht\u00eb ndihm\u00eb\np\u00ebr t\u2019u hedhur n\u00eb horizonte t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Patjet\u00ebr q\u00eb, n\u00ebse <em>dyshojm\u00eb <\/em>thjesht <em>p\u00ebr t\u00eb\ndyshuar<\/em>, nuk \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb pjekurie as njer\u00ebzore e as fetare, por, n\u00ebse jemi\nt\u00eb etur p\u00ebr ta njohur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, <em>dyshimi<\/em>\nna b\u00ebn t\u00eb interesohemi q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb p\u00ebrgjigjen. Ndonj\u00eb l\u00ebkundje n\u00eb besim mund\nt\u00eb na nxit\u00eb t\u00eb lutemi, t\u00eb mendojm\u00eb, t\u00eb pyesim apo t\u00eb lexojm\u00eb p\u00ebr gjetjen e\np\u00ebrgjigjes q\u00eb na mungon. T\u00eb gjitha p\u00ebrgjigjet nuk gjenden kurr\u00eb, natyrisht, e\nkjo nuk duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb, por disa m\u00eb kryesoret edhe mund t\u00eb gjenden.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E dyshimi, ose m\u00eb sakt\u00eb <em>l\u00ebkundja<\/em>, vjen n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb kur p\u00ebrball\u00eb\nnesh na shfaqet kryqi. Pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb \u00e7ast \u00ebsht\u00eb rasti i volitsh\u00ebm t\u2019i\ndrejtohemi Hyjit p\u00ebrvujt\u00ebrisht p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ja nj\u00eb shembull nga jeta e Sh\u00ebn\nFran\u00e7eskut t\u00eb Asizit. Para se Jezusi t\u2019i b\u00ebnte atij dhurat\u00ebn e varr\u00ebve t\u00eb veta\nn\u00eb trup, thuhet se Shenjti gjendej n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq v\u00ebrtet t\u00eb madh. Thon\u00eb se kjo\nishte p\u00ebr t\u00eb dhimbja m\u00eb e madhe q\u00eb kishte kaluar ndonj\u00ebher\u00eb. Shum\u00eb djem kishin\nzgjedhur tashm\u00eb t\u00eb jetonin p\u00ebrreth tij n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb plot\u00eb si ai, por jo t\u00eb\ngjith\u00eb e p\u00ebrkrahnin n\u00eb t\u00eb gjitha udh\u00ebzimet q\u00eb u jepte. Disa filluan t\u00eb\npretendonin me ngulm se i duhej t\u00eb b\u00ebnte disa ndryshime n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb\nfret\u00ebrve. Por ai nuk pranonte. K\u00ebshtuq\u00eb bashk\u00ebsia filloi t\u00eb p\u00ebr\u00e7ahej keqas. P\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb arsye edhe vet\u00eb Sh\u00ebn Fran\u00e7esku shpesh dyshonte se mos ishte ai vet\u00eb gabim.\nPrandaj thuhet se u largua p\u00ebr n\u00eb pyll q\u00eb t\u00eb lutej n\u00eb vetmi. Atje, mes lot\u00ebsh e\npendesash t\u00eb r\u00ebnda, i k\u00ebrkonte Hyjit nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Pas disa dit\u00ebsh ndodhi q\u00eb\nn\u00eb trupin e tij u shfaq\u00ebn plag\u00ebt e dhimbshme t\u00eb Krishtit t\u00eb Kryq\u00ebzuar. Aty,\nVarfanjaku i dashur, kur pa varr\u00ebt e Krishtit n\u00eb duart, n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt dhe n\u00eb\nkraharorin e vet, e kuptoi se Hyji po i p\u00ebrgjigjej se ajo q\u00eb kishte nd\u00ebrmarr\u00eb\nishte gj\u00ebja e duhur. E tha: <em>\u00abHyji m\u00eb\nfoli.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb \u00e7astin e dyshimit m\u00eb t\u00eb madh\nSh\u00ebn Fran\u00e7esku iu drejtua Hyjit me k\u00ebmb\u00ebngulje edhe m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr k\u00ebshill\u00eb\ndhe qe d\u00ebgjuar prej Tij. Po ashtu edhe Gjon Pag\u00ebzuesi: n\u00eb \u00e7astin e dyshimit m\u00eb\nt\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn e tij, iu drejtua Krishtit dhe mori sqarimin prej Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Udh\u00ebkryqi n\u00eb t\u00eb cilin gjendej\nGjoni n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij ishte shum\u00eb i nd\u00ebrlikuar: gjendej\npadrejt\u00ebsisht n\u00eb burg e, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim real q\u00eb t\u00eb vritej po aq\npadrejt\u00ebsisht. Prandaj, err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb frikshme t\u00eb burgut, i shtohej tashm\u00eb edhe\nerr\u00ebsira edhe m\u00eb e frikshme e shpirtit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, edhe Gjoni\nmbase ishte i ndikuar sadopak nga ajo ideja e nj\u00eb <em>Shp\u00ebtimtari politik<\/em> t\u00eb Izraelit. N\u00eb Ungjillin e s\u00eb diel\u00ebs s\u00eb kaluar\nkemi d\u00ebgjuar se si ai e p\u00ebrshkruan Mesin\u00eb si madh\u00ebshtor dhe shum\u00eb t\u00eb\npushtetsh\u00ebm. Nd\u00ebrsa Jezusi ishte shum\u00eb i p\u00ebrvujt\u00eb. Kjo p\u00ebrvujt\u00ebri e Jezusit, e\ncila do t\u00eb kulmonte n\u00eb kryq, me sa duket, e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb mendonte se mbase <em>\u00abduhej pritur ndonj\u00eb tjet\u00ebr\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me p\u00ebrgjigjen q\u00eb do t\u2019u jap\u00eb\nnx\u00ebn\u00ebsve, Jezusi d\u00ebshiron t\u2019ua zhdavaris\u00eb nga mendja k\u00ebto dyshime t\u00eb Gjonit: <em>\u00abShkoni i thoni Gjonit \u00e7ka po d\u00ebgjoni e \u00e7ka\npo shihni: T\u00eb verb\u00ebrit po shohin, t\u00eb shqeptit po ecin, t\u00eb g\u00ebrbulurit po\npastrohen, t\u00eb shurdh\u00ebrit po d\u00ebgjojn\u00eb, t\u00eb vdekurit po ngjallen, t\u00eb varf\u00ebrve po u\npredikohet Ungjilli.\u00bb<\/em> N\u00eb leximin e par\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera thuhet se, kur t\u00eb\nvij\u00eb shp\u00ebtimi i Zotit p\u00ebr popullin e Tij, <em>\u00absyt\u00eb\ndo t\u2019u \u00e7elen t\u00eb verb\u00ebrve, vesh\u00ebt e t\u00eb shurdh\u00ebrve do t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb; at\u00ebher\u00eb i\nshqepti do t\u00eb k\u00ebrcej\u00eb si dreri, gjuha e t\u00eb pagojit do t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb ne hare.\u00bb<\/em>\nK\u00ebta po realizoheshin t\u00eb gjitha n\u00eb Jezusin. Prandaj, me p\u00ebrgjigjen e Tij,\nJezusi duket sikur d\u00ebshiron t\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abShkoni\ne thoni Gjonit se, p\u00ebrderisa un\u00eb po i b\u00ebj t\u00eb gjitha mrekullit\u00eb q\u00eb Shkrimi\nShenjt thoshte se do t\u00eb ndodhnin kur t\u00eb vinte Mesia, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se un\u00eb\njam ai Mesia i pritur.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, n\u00eb fund t\u00eb p\u00ebrgjigjes s\u00eb\nTij Jezusi shtoi edhe di\u00e7ka: <em>\u00abI lumi ai\nq\u00eb nuk e bjerr besimin n\u00eb mua!\u00bb<\/em> Edhe Gjonit, tani, Jezusi po i k\u00ebrkonte q\u00eb\nt\u00eb shkonte m\u00eb thell\u00eb n\u00eb kuptimin e Personit t\u00eb Tij. Lirimi do t\u00eb ishte i nj\u00eb\nlloji tjet\u00ebr: jo politik, por shpirt\u00ebror. Jezusi po i thoshte se ka ardhur t\u2019i\nm\u00ebsonte njer\u00ebzimit <em>p\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb<\/em>, e\ncila \u00ebsht\u00eb \u201cvaksina\u201d kund\u00ebr <em>krenaris\u00eb<\/em>,\nkund\u00ebr atij helmi t\u00eb cilin armiku i vjet\u00ebr e dinak e hodhi n\u00eb natyr\u00ebn\nnjer\u00ebzore. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb nga krenaria\ndhe d\u00ebshiron q\u00eb k\u00ebt\u00eb liri t\u00eb na e sjell\u00eb edhe neve. Prandaj, sikurse edhe\nGjonit, ashtu edhe neve na duhet t\u00eb mos l\u00ebkundemi kur Jezusi na m\u00ebson\np\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb dhe dashurin\u00eb deri edhe p\u00ebr armikun. Ai q\u00eb na i m\u00ebson k\u00ebto, \u00ebsht\u00eb\npo ai q\u00eb sh\u00ebron t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, q\u00eb ngjall t\u00eb vdekurit dhe q\u00eb sundon mbi ligjet e natyr\u00ebs.\nJan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb t\u00ebrhiqen mbrapsht kur kjo logjik\u00eb e kryqit shfaqet n\u00eb\njet\u00ebn e tyre, por Jezusi do t\u2019u thoshte edhe atyre sikurse Gjonit: <em>\u00abI lumi ai q\u00eb nuk e bjerr besimin n\u00eb mua!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gjonit dhe t\u00eb gjith\u00ebve ne, pra,\nJezusi d\u00ebshiron t\u00eb na m\u00ebsoj\u00eb <em>g\u00ebzimin e\nqendres\u00ebs<\/em> n\u00eb dashuri ndaj Hyjit e ndaj nj\u00ebri-tjetrit. Na e kujton edhe Sh\u00ebn\nJakobi n\u00eb letr\u00ebn e tij sot: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr,\njini t\u00eb duruesh\u00ebm deri n\u00eb dit\u00ebn e Ardhjes s\u00eb Zotit!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan\nNdoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA III E ARDHJES &#8211; Viti A Is 35, 1-6.8.10; Ps 146 (145); Jak 5, 7-10; Mt 11, 2-11 Kjo e diel\u00eb e tret\u00eb e Koh\u00ebs s\u00eb Ardhjes njihet n\u00eb tradit\u00ebn e Kish\u00ebs edhe si e diela e g\u00ebzimit. Na fton t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb ngaq\u00eb po afron e kremtja e Krishtlindjes, e cila na p\u00ebrkujton &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9036\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;I LUMI AI Q\u00cb NUK E BJERR BESIMIN N\u00cb MUA!&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[11],"class_list":["post-9036","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-ardhjes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9036","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9036"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9036\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9038,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9036\/revisions\/9038"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9036"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9036"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9036"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}