{"id":9058,"date":"2022-12-17T13:52:26","date_gmt":"2022-12-17T13:52:26","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=9058"},"modified":"2022-12-20T14:21:48","modified_gmt":"2022-12-20T14:21:48","slug":"lajmi-i-mire-dhe-tragjikomedia-e-pasanikeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9058","title":{"rendered":"LAJMI I MIR\u00cb DHE TRAGJIKOMEDIA E PASANIK\u00cbVE"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"960\" height=\"652\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Lindja-e-Krishtit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9061\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Lindja-e-Krishtit.jpg 960w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Lindja-e-Krishtit-300x204.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Lindja-e-Krishtit-768x522.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Lindja-e-Krishtit-450x306.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa studime interesante p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se kush mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb njeriu m\u00eb i pasur q\u00eb ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori dhe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, bashk\u00ebndahet ideja se i till\u00eb ka qen\u00eb perandori i n\u00ebnt\u00eb i p\u00ebrandoris\u00eb s\u00eb Malit, Muza I i Malit (1280-1337), i njohur ndryshe edhe si Mansa Muza. Ishte e st\u00ebrmadhe pasuria e k\u00ebtij njeriu, aq sa thuhet se, kur u nis p\u00ebr nj\u00eb shtegtim drejt Mek\u00ebs, rrug\u00ebs u ndal p\u00ebr disa koh\u00eb edhe n\u00eb Egjipt, duke shkaktuar n\u00eb tregun monetar t\u00eb k\u00ebtij vendi nj\u00eb inflacion q\u00eb zgjati p\u00ebr dymb\u00ebdhjet\u00eb vite, aq e madhe ishte sasia e arit q\u00eb ai shpenzoi aty p\u00ebr vete, p\u00ebr karvanin e st\u00ebrmadh q\u00eb e shoq\u00ebronte dhe p\u00ebr disa vepra bamir\u00ebsie q\u00eb nd\u00ebrmori aty.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr njeri nuk i kishte l\u00ebn\u00eb gj\u00eb mang\u00ebt shumave\nt\u00eb tilla t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha t\u00eb pasuris\u00eb. Madje m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi i kap\u00ebrcente ato\npafund\u00ebsisht m\u00eb shum\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb cilin do ta d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb\ngjith\u00eb nat\u00ebn e Krishtlindjes kur t\u00eb na shpallet Ungjilli gjat\u00eb Mesh\u00ebs Shenjte e\nky \u00ebsht\u00eb <em>\u00c7ezari August<\/em>, apo, si\u00e7 njihet ndryshe, Oktavian Augusti, i\ncili pasoi Jul \u00c7ezarin dhe sundoi si perandori i par\u00eb i Rom\u00ebs nga viti 27 para\nKrishtit, deri sa vdiq, n\u00eb vitin 14 pas Krishtit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nj\u00eb studiues i dit\u00ebve tona, Profesor Ian Morris, i Univestietit t\u00eb\nStandfordit, n\u00eb Kaliforni, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm rreth pasuris\u00eb s\u00eb\nk\u00ebtij perandori dhe ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se, sipas tij, Oktaviani zot\u00ebronte\nnj\u00eb pasuri q\u00eb, e llogaritur me vlerat e sotme monetare, arrin deri n\u00eb 4.7\nmiliard miliard euro, aq sa do t\u00eb mjaftonin, sa p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull, q\u00eb t\u00eb\nbliheshin p\u00ebr 127 her\u00eb t\u00eb gjitha rezervat e arit q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb sot Shtetet e\nBashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tet\u00eb mij\u00eb tonelata ari dhe jan\u00eb\nrezervat e arit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pyetja q\u00eb, me t\u00eb drejt\u00eb, do t\u00eb na vinte n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb se nga i vini k\u00ebtij njeriu gjith\u00eb k\u00ebto para?! Sa p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ide t\u00eb p\u00ebrgjithshme mjafton t\u00eb mendohet se, pasi mori pushtetin, Oktaviani shum\u00eb shpejt b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb 1\/5 e prodhimit t\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb Rom\u00ebs t\u00eb kalonte automatikisht si pasuri private e tij dhe 30% e prodhimit bot\u00ebror t\u2019i p\u00ebrkiste atij personalisht. Pastaj, pasi hoqi qafe rivalin e tij romak Mark Antonin dhe mbret\u00ebresh\u00ebn e famshme t\u00eb Egjiptit Kleopatr\u00ebn, krejt Egjiptin ai e shpalli pron\u00eb private t\u00eb veten e, Egjipti i asaj kohe, p\u00ebr pasuri p\u00ebrrallore kishte shekuj q\u00eb njihej n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebshtu kuptohet se nga i gjeti parat\u00eb p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar arkitektur\u00ebn e qytetit t\u00eb Rom\u00ebs aq fort, saq\u00eb romak\u00ebve u thoshte: <em>\u00abGjeta nj\u00eb qytet me tulla kur erdha, por po ua kthej at\u00eb me mermer.\u00bb<\/em> E nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb edhe t\u00eb kuptohet se si ka mund\u00ebsi q\u00eb senati i Rom\u00ebs vendosi q\u00eb t\u2019i jepte atij edhe titullin August, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb Hyjnor, duke e pranuar at\u00eb jo vet\u00ebm si autoritetin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb civil t\u00eb perandoris\u00eb, por edhe si autoritetin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb fetar. N\u00eb ambicien e tij p\u00ebr t\u00eb imituar sunduesit e lindjes, e sidomos ata t\u00eb Egjiptit, shum\u00eb leht\u00eb ky njeri i mbushur me egoiz\u00ebm duhet t\u2019ua ket\u00eb bler\u00eb apo imponuar k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb senator\u00ebve servil\u00eb e oportunist\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kur ky sundimtar tashm\u00eb e shihte veten deri edhe si nj\u00eb per\u00ebndi e gjall\u00eb mbi tok\u00eb, q\u00eb kishte nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb rendje t\u00eb \u00e7mendur ndaj pushtetit e pasuris\u00eb, q\u00eb me luftra e me vrasje kishte futur n\u00eb bot\u00ebn e asaj kohe nj\u00eb rend t\u00eb ri bot\u00ebror, krejt\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb duart e veta, lindi Jezusi, Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Biri i Hyjit. Dhe ne e dim\u00eb se Jezusi nuk lindi n\u00eb nj\u00eb pallat luksoz, por n\u00eb nj\u00eb stall\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Betlehemit, qytet ku Zoj\u00ebs s\u00eb Bekuar dhe Sh\u00ebn Jozefit i ishte dashur t\u00eb shkonin p\u00ebr shkak t\u00eb atij urdhri t\u00eb komplikuar q\u00eb pik\u00ebrisht \u00c7ezar Augusti kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb lidhje me regjistrimin e popullsis\u00eb s\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb tij. E, kur e dim\u00eb se regjistrimet aso kohe mbret\u00ebrit i b\u00ebnin kryesisht p\u00ebr t\u00eb llogaritur sa taksa e sa ushtar\u00eb mund t\u00eb siguroheshin brenda territorit ku sundonin, e kuptojm\u00eb se sa fort ndryshonte m\u00ebnyra e t\u00eb arsyeturit e Birit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Hyjit nga m\u00ebnyra e t\u00eb arsyetuerit t\u00eb \u00c7ezar Augustit, k\u00ebsaj hyjnie t\u00eb rreme q\u00eb nd\u00ebrkaq mbi tok\u00eb po mburrej me shk\u00eblqimin q\u00eb i kishte siguruar vetes me vrasje e me grabitje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, po nat\u00ebn e Krishtlindjes, do t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb edhe se si Engj\u00eblli i Zotit iu\nshfaq pik\u00ebrisht disa barinjve p\u00ebr t\u2019ua lajm\u00ebruar lindjen e Birit t\u00eb Hyjit. Pra\njo perandorit, jo mbret\u00ebrve, jo guvernator\u00ebve, jo senator\u00ebve, por barinjve q\u00eb\nme mundime po kalonin nat\u00ebn jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur grigjat e tyre. Lindja e\nBirit t\u00eb Hyjit, Atij q\u00eb nga i pasur kishte zgjedhur t\u00eb b\u00ebhej i varf\u00ebr, po u\nshpallej pik\u00ebrisht atyre njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt kishin p\u00ebrfunduar n\u00eb varf\u00ebri p\u00ebr shkak\nt\u00eb dikujt q\u00eb nuk po ngopej me para e me fam\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jan\u00eb n\u00eb Bes\u00eblidhjen e Vjet\u00ebr disa rreshta shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs q\u00eb thon\u00eb: <em>\u00abZoti ia ul krenin\u00eb madh\u00ebshtorit e i ndihmon njeriut t\u00eb p\u00ebrvujt\u00eb.\u00bb <\/em>(Jb 22, 29); <em>\u00abMos ia ki lakmi njeriut t\u00eb padrejt\u00eb dhe assesi mos i ndiq udh\u00ebt e tij. Sepse Zotit i neveritet \u00e7do i padrejt\u00eb dhe ai b\u00ebn shoq\u00ebri me njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm\u2026 Ai p\u00ebrqesh p\u00ebrqesh\u00ebsit, kurse t\u00eb but\u00ebve u jep p\u00ebrkrahje.\u00bb <\/em>(Fu 3, 31-32.34). Duhet t\u2019u ken\u00eb p\u00eblqyer v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb k\u00ebta rreshta t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb par\u00eb, sepse pjes\u00ebrisht ata i gjejm\u00eb t\u00eb parafrazuar disa her\u00eb edhe n\u00eb Bes\u00eblidhjen e Re. Sh\u00ebn Pjetri shkruan: <em>\u00abVishuni me p\u00ebrvujt\u00ebri, sepse Hyji u kund\u00ebrshton madh\u00ebshtor\u00ebve, kurse t\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebve u jep hirin. \u00bb <\/em>(1Pjt 5, 5). E Sh\u00ebn Jakobi gjithashtu nuk ngurron t\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abHyji u kund\u00ebrshton krenar\u00ebve, kurse t\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebve u jep hirin. Afrohuni Hyjit edhe Ai do t\u2019ju afrohet juve! Pastroni duart, o m\u00ebkatar\u00eb! Pastroni zemrat, o njer\u00ebz dy mendjesh!&#8230; P\u00ebruluni para Hyjit dhe Ai do t\u2019ju lart\u00ebsoj\u00eb!\u00bb &nbsp;<\/em>(Jak 4, 6-8.10).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebrvujt\u00ebria e thjesht\u00ebsia jan\u00eb kuptuar menj\u00ebher\u00eb nga t\u00eb krishter\u00ebt si t\u00eb\nvetmet mjete efikase p\u00ebr t\u2019ju hapur p\u00ebrvujt\u00ebris\u00eb dhe thjesht\u00ebsis\u00eb s\u00eb Atij Hyji\nt\u00eb V\u00ebrtet\u00eb q\u00eb erdhi n\u00eb mesin ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na pasuruar t\u00eb gjith\u00ebve me varf\u00ebrin\u00eb\ne tij. Prandaj do t\u00eb ishte gabim i madh sikur krishterimi t\u00eb shmangej, qoft\u00eb edhe\np\u00ebr arsye t\u00eb larta e t\u00eb fisshme, nga p\u00ebrvujt\u00ebria e thjesht\u00ebsia, t\u00eb cilat n\u00eb\nfakt ishin edhe t\u00eb vetmet virtyte q\u00eb lejuan afrimin e barinjve me Sh\u00eblbuesin e\nsapolindur n\u00eb varf\u00ebri e thjesht\u00ebsi, i rrethuar nd\u00ebrkaq nga ngroht\u00ebsia e dy njer\u00ebzve\n\u2013 Zoja e Bekuar e Sh\u00ebn Jozefi \u2013 t\u00eb cil\u00ebt me fe t\u00eb p\u00ebrvujt\u00eb e t\u00eb thjesht\u00eb i\nishin hapur plot dashuri pranis\u00eb s\u00eb Tij t\u00eb mistershme. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E Jezusi vet\u00eb do ta kalonte jet\u00ebn plot thjesht\u00ebsi e p\u00ebrvujt\u00ebri, duke predikuar vet\u00ebm sundimin e dashuris\u00eb e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, shum\u00eb ndryshe nga mbret\u00ebrit e k\u00ebsaj bot\u00eb t\u00eb sunduan e sundojn\u00eb me forc\u00ebn e urrejtjes e t\u00eb mashtrimit. <em>\u00abMbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebsaj bote\u00bb<\/em> (Gjn 18, 36) i tha Jezusi Pilatit, i cili nd\u00ebrkaq nuk po ia kuptonte logjik\u00ebn k\u00ebtyre fjal\u00ebve e, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, dha urdh\u00ebr q\u00eb Jezusin ta kryq\u00ebzonin edhe pse pak m\u00eb p\u00ebrpara kishte th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abUn\u00eb nuk gjej n\u00eb t\u00eb kurrfar\u00eb faji.\u00bb<\/em> (Gjn 19, 4).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me ngjalljen e Tij Jezusi na ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb lloj mbret\u00ebrie e kishte fjal\u00ebn. Po fliste p\u00ebr Mbret\u00ebrin\u00eb jet\u00ebs s\u00eb amshuar me Hyjin, pranis\u00eb s\u00eb t\u00eb cilit i hapemi qysh n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb me p\u00ebrvujt\u00ebri, thjesht\u00ebsi e dashuri. Prandaj mund t\u00eb thuhet pa frik\u00eb se, ata q\u00eb besojn\u00eb te jeta e amshuar me Hyjin, edhe k\u00ebt\u00eb bot\u00eb e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur, sepse e mbushin me vlera e me kuptim. Thoshte m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Sh\u00ebn Augustini, kur i referohej ndryshimit mes perandoris\u00eb s\u00eb Rom\u00ebs (me makinerin\u00eb e vrasjeve e luftrave q\u00eb ajo kishte p\u00ebrdorur vazhdimisht) dhe Perandoris\u00eb s\u00eb Dashuris\u00eb q\u00eb Jezusi ka shpallur n\u00eb bot\u00eb: <em>\u00abDy lloj dashurish kan\u00eb krijuar dy lloje qytetesh: qyteti tok\u00ebsor krijoi dashurin\u00eb p\u00ebr vetveten aq sa t\u00eb p\u00ebr\u00e7mohej Hyji, qyteti qiellor krijoi dashurin\u00eb p\u00ebr Hyjin aq sa t\u00eb p\u00ebr\u00e7mohet vetvetja.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sa keq do t\u00eb ishte sikur n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet njeriu q\u00eb ka jetuar pa Zotin dhe pa shpres\u00ebn q\u00eb Ai jep, t\u00eb mos ket\u00eb arritur t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb kuptim p\u00ebr jet\u00ebn e vet, p\u00ebrve\u00e7 se ta shoh\u00eb at\u00eb si nj\u00eb shfaqje t\u00eb cil\u00ebs i erdhi fundi. Me sa duke k\u00ebshtu i ndodhi edhe \u00c7ezar Augustit t\u00eb madh, me gjith\u00eb parat\u00eb q\u00eb kishte. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb famshme fjal\u00ebt q\u00eb ai u tha t\u00eb pranishm\u00ebve pak para s\u00eb t\u00eb vdiste: <em>\u00abKomedia mbaroi. Duartrokitni!\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E sa e trisht\u00eb \u00ebsht\u00eb kur ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se aty, n\u00eb fakt, nuk po b\u00ebhej fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr komedi, por p\u00ebr nj\u00eb tragjikomedi q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb qesh\u00ebsh e t\u00eb qash nj\u00ebher\u00ebsh me fodull\u00ebkun e saj mizor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, barinjve dhe neve, nat\u00ebn e Lindjes s\u00eb Krishtit, na shpallen fjal\u00ebt\nhareshme t\u00eb Engj\u00ebllit: <em>\u00abMos kini frik\u00eb! Ja, un\u00eb po ju sjell nj\u00eb lajm t\u00eb\nmir\u00eb: g\u00ebzim t\u00eb madh p\u00ebr mbar\u00eb popullin! Sot, n\u00eb qytetin e Davidit ju lindi\nSh\u00eblbuesi \u2013 Krishti Zot.\u00bb<\/em> (Lk 2, 10-11). Ky <em>\u00abLajm i mir\u00eb\u00bb,<\/em> <em>\u00abUngjill\u00bb<\/em>,p\u00ebr t\u00eb cilin flet Engj\u00eblli \u2013 i cili nuk mund t\u00eb blihet me para, por t\u00eb\ncilit mund t\u2019i hapemi vet\u00ebm me dashuri e p\u00ebrvujt\u00ebri \u2013 e mbusht\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb me\nat\u00eb paqe dhe g\u00ebzim t\u00eb cilin nuk mund ta mposhtin as t\u00eb fort\u00ebt e k\u00ebsaj bote e as\nvdekja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa studime interesante p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se kush mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb njeriu m\u00eb i pasur q\u00eb ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori dhe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, bashk\u00ebndahet ideja se i till\u00eb ka qen\u00eb perandori i n\u00ebnt\u00eb i p\u00ebrandoris\u00eb s\u00eb Malit, Muza I i Malit (1280-1337), i njohur ndryshe edhe si Mansa Muza. Ishte e st\u00ebrmadhe &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9058\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;LAJMI I MIR\u00cb DHE TRAGJIKOMEDIA E PASANIK\u00cbVE&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-9058","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-meditime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9058","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9058"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9058\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9069,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9058\/revisions\/9069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9058"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9058"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9058"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}