{"id":9135,"date":"2023-03-06T16:53:13","date_gmt":"2023-03-06T16:53:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=9135"},"modified":"2023-03-06T16:53:14","modified_gmt":"2023-03-06T16:53:14","slug":"gruaja-e-la-enen-dhe-shkoi-ne-qytet-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9135","title":{"rendered":"GRUAJA E LA EN\u00cbN DHE SHKOI N\u00cb QYTET."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA III E KREZHM\u00cbVE &#8211; Viti A<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dal 17, 3-7; Ps 95 (94); Rom 5, 1-2.5-8; Gjn 4, 5-42<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"480\" height=\"600\" src=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Jezusi-dhe-samaritania-2.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9136\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Jezusi-dhe-samaritania-2.jpg 480w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Jezusi-dhe-samaritania-2-240x300.jpg 240w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Jezusi-dhe-samaritania-2-450x563.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 93vw, 480px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb Shkrimin\nShenjt t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb diel, tema e ujit dhe ajo e m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Hyjit p\u00ebrmenden\nshpesh. N\u00eb leximin e par\u00eb, uji shp\u00ebrthen mre\u00adkulluesh\u00ebm nga nj\u00eb shk\u00ebmb e, nga\nai uj\u00eb, pati mund\u00ebsi ta shuan\u00adte etjen e vet mbar\u00eb bashk\u00ebsia e Izraelit, e\nmunduar nga <em>etja<\/em> dhe nga <em>dyshimi<\/em> mbi dashurin\u00eb e Hyjit. N\u00eb\nUngjill termi \u201cuj\u00eb\u201d merr nj\u00eb do\u00adme\u00adth\u00ebnie m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, por do ta shohim m\u00eb\nvon\u00eb. Megjithat\u00eb, po e themi qysh tani se, uji q\u00eb p\u00ebrshkruhet n\u00eb leximin e\npar\u00eb, paska qen\u00eb thjesht sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb e <em>\u00abujit\nt\u00eb gjall\u00eb\u00bb<\/em> q\u00eb do t\u00eb sillte Jezusi. Tema e m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Zotit p\u00ebrmendet n\u00eb\nleximin e dyt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin Sh\u00ebn Pali pohon se sa fort Hyji na ka dashur:<em> \u00abHyji e d\u00ebftoi dashurin\u00eb e vet kundrejt\nnesh k\u00ebshtu: nd\u00ebrsa ne ende ishim m\u00ebkatar\u00eb, Krishtit vdiq p\u00ebr ne.\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E kjo e\nv\u00ebrtet\u00eb, pra, dashuria e Hyjit p\u00ebr m\u00ebkatar\u00ebt, n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm shp\u00ebrthen me\nnj\u00eb bukuri t\u00eb rrall\u00eb. Sh\u00ebn Gjoni mund t\u00eb quhet pa dyshim mjeshtri i p\u00ebrshkrimit\ne kjo sidomos ngaq\u00eb ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i aft\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb pah detajet e disa\nngjarjeve. Edhe m\u00eb fort \u00ebsht\u00eb mjeshtri i krijimit t\u00eb kontrasteve, i v\u00ebnies n\u00eb\ndukje t\u00eb ndryshimit t\u00eb madh n\u00eb mes t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si arsyeton Jezusi dhe m\u00ebnyr\u00ebs\nse si arsyetojn\u00eb bashk\u00ebfol\u00ebsit e Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Le t\u00eb\nfillojm\u00eb, pra, pik\u00ebrisht me detajet. I pari prej tyre na tregohet n\u00eb rreshtin\nq\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abJezusi, i lodhur nga udh\u00ebtimi,\nu ul t\u00eb rrij\u00eb.\u00bb<\/em> Hyji q\u00eb lodhet\u2026 Po, edhe Hyji lodhet. E lodh shum\u00eb kjo\nrendje e Tij n\u00eb k\u00ebrkimin e m\u00ebkatarit, t\u00eb cilin, gjith\u00ebsesi, nuk heq dor\u00eb ta\nk\u00ebrkoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Detaji\ntjet\u00ebr jan\u00eb rreshtat q\u00eb thon\u00eb: <em>\u00abIshte\nkund rreth or\u00ebs gjasht\u00eb. Nj\u00eb grua nga Samaria erdhi t\u00eb nxjerr\u00eb uj\u00eb.\u00bb<\/em> Ora e\ngjasht\u00eb, p\u00ebrkon me mesdit\u00ebn. E nuk ishte zakon t\u00eb shkohej te burimi n\u00eb mesdit\u00eb,\npor n\u00eb m\u00ebngjes. Pjesa ungjillore tregon se kjo grua kishte nj\u00eb histori\npersonale leht\u00ebsisht t\u00eb d\u00ebnueshme nga turmat e prandaj nuk kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb\nshkonte te burimi n\u00eb orarin kur e dinte se atje do t\u00eb gjente njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb,\nme shikimet gjykues t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve i duhej t\u00eb p\u00ebrballej. Prandaj shkoi n\u00eb\nmesdit\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur e dinte se aty nuk do t\u00eb gjente njeri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe pse ka\nplot t\u00eb tjer\u00eb, detaji i fundit q\u00eb patjet\u00ebr duhet p\u00ebrme\u00adndur, \u00ebsht\u00eb rreshti q\u00eb\nthot\u00eb: <em>\u00abGruaja e la en\u00ebn dhe shkoi n\u00eb\nqytet\u00bb<\/em>. \u00cbsht\u00eb detaji q\u00eb mua personalisht m\u00eb prek m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt,\nsepse kjo grua kishte ardhur tek ai pus pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mbushur uj\u00eb, por tani\npo kthehet n\u00eb qytet pa t\u00eb. E \u00e7uditshme, apo jo?! E ku shkoi? <em>\u00abShkoi n\u00eb qytet.\u00bb<\/em>, pik\u00ebrisht tek ata\nnjer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebve, me shum\u00eb ngulm, d\u00ebshironte t\u2019u shmangej. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr shkon e\nu thot\u00eb <em>\u00abEjani e shihni njeriun q\u00eb m\u00eb\ntregoi gjith\u00e7ka kam b\u00ebr\u00eb. A mos \u00ebsht\u00eb ky Mesia?\u00bb<\/em> Edhe sikur n\u00eb qytet t\u00eb\nmund t\u00eb gjendej ndokush q\u00eb nuk e dinte ende historin\u00eb e saj moralisht t\u00eb\nd\u00ebnueshme, tani po e m\u00ebsonte nga vet\u00eb goja e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E tham\u00eb se\nt\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb edhe detajet e tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ungjillore, por le\nt\u2019i kthehemi mjeshtris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Gjonit, asaj t\u00eb v\u00ebnies n\u00eb pah t\u00eb\nndryshimit t\u00eb madh n\u00eb mes t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si arsyeton Jezusi dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si\narsyetojn\u00eb bashk\u00ebbiseduesit e Tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kur Jezusi\nfliste p\u00ebr <em>ujin<\/em>, n\u00ebnkuptonte <em>hapjen ndaj Shpirtit Shenjt<\/em>, por\nsamaritania mendonte p\u00ebr tjet\u00ebr gj\u00eb. Po ashtu, edhe kur nx\u00ebn\u00ebsit e lusnin\nJezusin q\u00eb t\u00eb hante di\u00e7ka e Ai u p\u00ebrgjigjet se<em> kishte nj\u00eb ushqim tjet\u00ebr<\/em>, nx\u00ebn\u00ebsit filluan t\u00eb pyesnin veten n\u00ebse\nndokush tjet\u00ebr i kishte sjell\u00eb Atij ushqim. Prandaj Jezusit iu desh t\u2019ua\nthoshte haptas: <em>\u00abUshqimi im \u00ebsht\u00eb t\u00eb\nzbatoj vullnetin e atij q\u00eb me d\u00ebrgoi, ta kryej vepr\u00ebn e tij.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E nuk\nmbaron me kaq kjo mjeshtri e Sh\u00ebn Gjonit. Megjithat\u00eb, p\u00ebr ta par\u00eb m\u00eb mir\u00eb at\u00eb,\nna duhet t\u2019i marrim me radh\u00eb rreshtat e Ungjillit t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">A e dini se\np\u00ebr \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr \u201cp\u00ebrdorej\u201d mbushja e ujit tek pusi? Duke qen\u00eb se ajo ishte nj\u00eb\npun\u00eb q\u00eb tradicionalisht u takonte grave e sidomos vajzave, <em>burimi<\/em> apo <em>pusi<\/em> ishte\nedhe vendi m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb ne i quajm\u00eb sot \u201ctakime\u201d. Sot ka metoda\ne mund\u00ebsi t\u00eb tjera, por at\u00ebher\u00eb ishte kryesisht kjo mund\u00ebsia m\u00eb e favorshme p\u00ebr\nt\u2019u par\u00eb e p\u00ebr t\u2019u takuar djemt\u00eb me vajzat. Mund t\u00eb themi me pak humor se aty\nishte vendi i \u201cfejesave\u201d. N\u00eb Bes\u00eblidhjen e Vjet\u00ebr gjejm\u00eb k\u00ebsi shembujsh q\u00eb e\nkonfirmojn\u00eb at\u00eb q\u00eb po themi. P\u00ebrse tjet\u00ebr \u201cmurmuruan\u201d nx\u00ebn\u00ebsit kur u kthyen dhe\ne pan\u00eb Jezusin duke folur me nj\u00eb grua? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se habia e tyre q\u00ebndronte\nedhe n\u00eb faktin se nuk ishte e zakonshme q\u00eb nj\u00eb Rabi t\u00eb bisedonte me nj\u00eb grua,\npor, patjet\u00ebr, mendja duhet t\u2019u ket\u00eb shkuar edhe tek ai dyshimi tjet\u00ebr\nzhbirues. Tani e kuptojm\u00eb edhe arsyen pse, kur Jezusi i thot\u00eb samaritanes: <em>\u00abM\u00eb jep t\u00eb pi!\u00bb<\/em>, ajo reagoi me aq habi: <em>\u00abSi? Ti q\u00eb je judeas, k\u00ebrkon uj\u00eb prej meje\nq\u00eb jam samaritanase?\u00bb<\/em> Si t\u2019i thoshte: <em>\u201cSi?\nTi je judeas, po i propozon nj\u00eb samaritaneje?\u00bb<\/em> N\u00ebse nj\u00eb djal\u00eb i k\u00ebrkonte\nuj\u00eb nj\u00eb vajze, ishte nj\u00ebsoj sikur, sot, t\u2019i k\u00ebrkonte asaj numrin e celularit,\nn\u00ebse k\u00ebshtu mund t\u00eb thuhet. Na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebm\u00eb buz\u00ebn n\u00eb gaz k\u00ebto detaje,\npatjet\u00ebr, por k\u00ebshtu e kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb frym\u00ebn e bised\u00ebs. K\u00ebshtu e kuptojm\u00eb\nedhe at\u00eb shpjegimin, q\u00eb p\u00ebrndryshe duket i tep\u00ebrt, q\u00eb Sh\u00ebn Gjoni ndihet i\ndetyruar ta b\u00ebj\u00eb: <em>\u00abSepse judenjt nuk\nmarrin e japin me samaritan\u00eb.\u00bb<\/em> E ka fjal\u00ebn p\u00ebr martesat q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre\ndy popuj\u00adve nuk b\u00ebheshin, p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00eb ndryshimeve fetare e historike q\u00eb\nkishin me nj\u00ebri-tjetrin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por,\nkultura n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte e zhytur samaritania e shkret\u00eb, nuk ia mund\u00ebsonte t\u00eb\nmendonte se, k\u00ebrkesa q\u00eb po i b\u00ebhej nga Jezusi, ishte e nj\u00eb natyre krejt tjet\u00ebr.\nK\u00ebshtu e shohim se sa shum\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb penges\u00eb disa kultura e zakone p\u00ebr\nkuptimin e duhur t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb Jezusit! Duke i th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abM\u00eb jep t\u00eb pi!\u00bb<\/em>, Jezusi po k\u00ebrkonte <em>fen\u00eb e saj<\/em>. Jezusi ka etje p\u00ebr fen\u00eb ton\u00eb, aq sa edhe n\u00eb kryq tha: <em>\u00abKam etje!\u00bb<\/em> Etja e Jezusit \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira\ne Tij e madhe q\u00eb ne njer\u00ebzit t\u2019i hapemi veprimit t\u00eb Shpirtit Shenjt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi\npastaj i thot\u00eb se mund t\u2019i jepte asaj nj\u00eb <em>uj\u00eb<\/em>\nt\u00eb cilin, kush do ta pinte, nuk do t\u00eb kishte m\u00eb kurr\u00eb etje, por gruaja\nprap\u00ebseprap\u00eb nuk merrte vesh. E shumta q\u00eb arriti t\u00eb kuptonte qe se, ky\nbashk\u00ebfol\u00ebs i saj i \u00e7uditsh\u00ebm, nuk e paska fjal\u00ebn p\u00ebr fejesa e martesa, por p\u00ebr\nndonj\u00eb uj\u00eb t\u00eb magjish\u00ebm. Prandaj i thot\u00eb: <em>\u00abZot\u00ebri,\nm\u00eb jep asi uji q\u00eb t\u00eb mos etem m\u00eb e t\u00eb mos m\u00eb duhet t\u00eb vij k\u00ebtu t\u00eb nxjerr.\u00bb<\/em>\nSa i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb njeriu! <em>\u00abN\u00ebse m\u00ebsimi\n(Hyjnor) nuk \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur nga Hiri<\/em>, thot\u00eb Sh\u00ebn Izidori, <em>edhe n\u00ebse hyn n\u00eb vesh\u00eb, prap\u00ebseprap\u00eb nuk\narrin deri n\u00eb zem\u00ebr. (&#8230;) Fjala e Zotit zbret nga vesh\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb zemr\u00ebs\nvet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur nd\u00ebrhyn Hiri, vepron n\u00eb thell\u00ebsi dhe \u00e7on n\u00eb kuptim.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, <em>Hirit Hyjnor<\/em> iu desh t\u00eb nd\u00ebrhynte m\u00eb\nfuqish\u00ebm. Jezusi ia b\u00ebri t\u00eb kuptonte k\u00ebsaj gruaje se e njihte shum\u00eb mir\u00eb\nhistorin\u00eb e saj personale dhe filloi ta ndihmonte q\u00eb t\u00eb ballafaqohej me t\u00eb.\nDuke i p\u00ebrmendur <em>burrat e shumt\u00eb q\u00eb\nkishte pasur n\u00eb jet\u00eb<\/em>, Jezusi nuk kishte nd\u00ebr mend ta fyente. Ne mbase mund\nt\u00eb mendojm\u00eb se, duke e fyer dik\u00eb, do t\u00eb arrijm\u00eb kthimin e tij n\u00eb fe, por duhet\nt\u00eb kemi shum\u00eb kujdes, sepse, zakonisht, ndodh q\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb kthimit, t\u00eb\nprovokojm\u00eb indinjat\u00eb e largim edhe m\u00eb t\u00eb madh nga feja. Ndodh aq rrall\u00eb q\u00eb\nndokush t\u00eb ndryshoj\u00eb jet\u00eb pas ndonj\u00eb fyerje e posht\u00ebrimi, saq\u00eb \u00ebsht\u00eb <em>shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb<\/em> <em>t\u00eb mos rrezikojm\u00eb fare<\/em>. N\u00eb rastin e k\u00ebsaj gruaje, Jezusi, me\npushtetin e Hirit t\u00eb vet, d\u00ebshironte ta thyente shurdh\u00ebsin\u00eb e shpirtit t\u00eb saj.\nPrandaj na duhet t\u00eb lutemi p\u00ebr m\u00ebkatar\u00ebt, sepse vet\u00ebm Hiri Hyjnor mund t\u2019i\nkthej\u00eb ata me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kishte t\u00eb drejt\u00eb Sh\u00ebn Augustini i Ipon\u00ebs kur thoshte\nme shum\u00eb men\u00e7uri: <em>\u00abN\u00ebse, kur je duke i\nfolur dikuj p\u00ebr Hyjin, e v\u00ebren se ai nuk po t\u00eb d\u00ebgjon, at\u00ebher\u00eb foli Hyjit p\u00ebr\nt\u00eb.\u00bb<\/em> Duhet t\u00eb lutemi, sepse kthimi \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e Hirit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E m\u00eb n\u00eb\nfund, kur Jezusi e vuri n\u00eb pranin\u00eb e Hyjit, samaritania kuptoi: kuptoi se\nkishte p\u00ebrpara jo nj\u00eb njeri dosido, por dik\u00eb q\u00eb mund t\u2019i dhuronte familjaritet\nme bot\u00ebn Hyjnore. Prandaj biseda q\u00eb vazhdon m\u00eb pas n\u00eb mes saj dhe Jezusit,\n\u00ebsht\u00eb shum\u00eb ndryshe. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb bashk\u00ebbisedimit, dukej sikur\nJezusi po fliste nga lart e kjo po fliste nga thell\u00ebsia e nj\u00eb bote m\u00ebkatare,\ntani fryma e bised\u00ebs ka ndryshuar: gruaja ka hyr\u00eb n\u00eb sintoni me Jezusin,\nbashk\u00ebfol\u00ebsin e saj t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ajo tani filloi t\u2019i \u00ad\u201cshpaloste\u201d\nato pak dijeni q\u00eb kishte rreth Shkrimit Shenjt dhe tradit\u00ebs hebraike. Edhe ajo,\nsi \u00e7do hebre tjet\u00ebr, po priste ardhjen e Mesis\u00eb. Nuk kemi koh\u00eb k\u00ebtu t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb\nthell\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb Jezusit, por po mjaftohemi t\u00eb themi vet\u00ebm se, pas\n\u00e7do fjale t\u00eb gruas, pason nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndri\u00e7uese e Tij. E k\u00ebsaj, m\u00ebkatares q\u00eb\nm\u00eb n\u00eb fund hyri n\u00eb sintoni me T\u00eb, Jezusi do t\u2019i zbuloj\u00eb vetveten n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\nt\u00eb cil\u00ebn rrall\u00eb her\u00eb e hasim n\u00eb Ungjill, aq sa t\u2019i thot\u00eb: <em>\u00abUn\u00eb jam (Mesia), un\u00eb q\u00eb po flas me ty!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Samaritania\narriti atje ku duhej: u zbraz mbi t\u00eb dashuria Hyjnore. Ajo iu hap dhurat\u00ebs s\u00eb\nShpirti Shenjt, t\u00eb cil\u00ebn Jezusi po mundohej aq fort t\u2019ia b\u00ebnte. U v\u00ebrtetua ajo\nq\u00eb thot\u00eb Sh\u00ebn Pali n\u00eb leximin e dyt\u00eb: <em>\u00abDashuria\ne Hyjit u ndikua n\u00eb zemrat tona me an\u00eb t\u00eb Shpirtit Shenjt q\u00eb na u dhurua.\u00bb<\/em>\nTani asaj <em>i \u00ebsht\u00eb shuar etja<\/em>: kishte\nardhur aty p\u00ebr ujin e r\u00ebndomt\u00eb, por mori <em>nj\u00eb\nuj\u00eb tjet\u00ebr<\/em>. <em>\u00abE la \u00ebnen\u00bb<\/em> dhe iku,\nsepse nuk kishte m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr at\u00eb uj\u00eb: tani kishte n\u00eb vetvete nj\u00eb \u201cuj\u00eb\u201d\ntjet\u00ebr, Shpirtin Shenjt, i cili na nxit ta shpallim Krishtin. Kjo grua e kuptoi\nse audhuruesit e v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb <em>\u00abe adhurojn\u00eb\nAtin n\u00eb Shpirt e n\u00eb t\u00eb V\u00ebrtet\u00eb\u00bb<\/em>, pra, duke iu hapur <em>veprimit t\u00eb Shpirtit Shenjt<\/em> dhe <em>fjal\u00ebs\ns\u00eb Jezusit<\/em>, i cili \u00ebsht\u00eb <em>e V\u00ebrteta<\/em>.\nK\u00ebt\u00eb ajo shkon t\u2019ua shpall\u00eb, pa frik\u00eb paragjykimesh, pik\u00ebrisht atyre njer\u00ebz nga\nt\u00eb cil\u00ebt m\u00eb par\u00eb shmangej, sepse tani e gjeti forc\u00ebn q\u00eb ta kap\u00ebrcej\u00eb vetveten e\nt\u00eb shpall\u00eb At\u00eb q\u00eb ia ndryshoi jet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>Lodhja<\/em> e Jezusit,\nq\u00eb u p\u00ebrmend n\u00eb fillim t\u00eb Ungjillit, nuk shkoi kot, por e dha frytin e saj.\nPrandaj Jezusi u thot\u00eb apostujve, nd\u00ebr\u00adkoh\u00eb q\u00eb samaritan\u00ebt e tjer\u00eb, t\u00eb\nlajm\u00ebruar nga gruaja, tashm\u00eb ishin rrug\u00ebs p\u00ebr tek Jezusi: <em>\u00ab\u00c7oni syt\u00eb tuaj dhe shikoni: arat u zbardhuan p\u00ebr korrje! (&#8230;) Un\u00eb ju\nd\u00ebrgova t\u00eb korrni atje ku ju s\u2019derdh\u00ebt djers\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt u munduan e ju\ntrash\u00ebguat frytin e djers\u00ebs s\u00eb tyre.\u00bb<\/em> Sa her\u00eb q\u00eb Kish\u00ebs i shtohen bij e\nbija t\u00eb tjer\u00eb, ata jan\u00eb fryti i mundimit t\u00eb Dikujt tjet\u00ebr, i Jezusit, i cili\ndha jet\u00ebn e vet p\u00ebr ta. Kisha thjesht <em>korr<\/em>\ne <em>pranon<\/em> frytet e pjekura, tashm\u00eb t\u00eb\ngatshme. \u00cbsht\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi kjo fjal\u00eb e Krishtit, sepse Ai k\u00ebtu e\np\u00ebrkufizon vepr\u00ebn e Tij si <em>mbjellj<\/em>e,\nkurse vepr\u00ebn e apostujve si <em>korrje<\/em>.\nSa bukur na m\u00ebson Biri i Hyjit se, kthimi n\u00eb fe, \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e Tij, nd\u00ebrsa\nd\u00ebshmin\u00eb, shpalljen dhe mbar\u00eb\u00adshtimin e sakramenteve q\u00eb i k\u00ebrkohen Kish\u00ebs, Ai i\nquan <em>korrje<\/em>, veprim i cili ka p\u00ebr\nq\u00ebllim <em>t\u00eb ruaj\u00eb<\/em> e <em>t\u00eb mbroj\u00eb<\/em> nga d\u00ebmtimi vepr\u00ebn e Krishtit\nn\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Le t\u2019i\nhapemi edhe ne, pra, m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb t\u00eb arsyetuarit t\u00eb Jezusit. Le t\u2019i hapemi edhe\nne Shpirtit Shenjt, t\u00eb cilin Ai d\u00ebshiron me gjith\u00eb shpirt t\u00eb na e dhuroj\u00eb.\nAt\u00ebher\u00eb, s\u00eb bashku me samaritan\u00ebt e tjer\u00eb, edhe ne do t\u00eb themi p\u00ebr Jezusin: <em>\u00ab&#8230;Vet\u00eb e d\u00ebgjuam dhe e dim\u00eb se me t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb Sh\u00eblbuesi i bot\u00ebs.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA III E KREZHM\u00cbVE &#8211; Viti A Dal 17, 3-7; Ps 95 (94); Rom 5, 1-2.5-8; Gjn 4, 5-42 N\u00eb Shkrimin Shenjt t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb diel, tema e ujit dhe ajo e m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Hyjit p\u00ebrmenden shpesh. N\u00eb leximin e par\u00eb, uji shp\u00ebrthen mre\u00adkulluesh\u00ebm nga nj\u00eb shk\u00ebmb e, nga ai uj\u00eb, pati mund\u00ebsi ta &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9135\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;GRUAJA E LA EN\u00cbN DHE SHKOI N\u00cb QYTET.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[15],"class_list":["post-9135","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-krezhmes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9135"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9135\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9137,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9135\/revisions\/9137"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}