{"id":9163,"date":"2023-03-28T13:45:50","date_gmt":"2023-03-28T13:45:50","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=9163"},"modified":"2023-03-28T14:59:52","modified_gmt":"2023-03-28T14:59:52","slug":"une-jam-ngjallja-dhe-jeta-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9163","title":{"rendered":"UN\u00cb JAM NGJALLJA DHE JETA"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA V E KREZHM\u00cbVE &#8211; Viti A<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ez 37, 112-14; Ps 130 (129); Rom 8, 8-11; Gjn 11, 1-45<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Para disa vitesh m\u00eb qe k\u00ebrkuar t\u00eb mbaja nj\u00eb takim me nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh e\nm\u2019u k\u00ebrkua t\u00eb flisja mbi jet\u00ebn e Shenjtes Terez\u00eb t\u00eb Jezusit F\u00ebmij\u00eb. Takimi\nduhej t\u00eb ishte i till\u00eb q\u00eb, pas nj\u00eb paraqitjeje t\u00eb shkurt\u00ebr nga ana ime, t\u00eb\nrinjve t\u2019u liheshin tri a kat\u00ebr pyetje mbi t\u00eb cilat ata duhej t\u00eb reflektonin n\u00eb\npun\u00ebn n\u00eb grupe q\u00eb do t\u00eb pasonte. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr rreth 150 t\u00eb rinj t\u00eb cil\u00ebt u\nndan\u00eb n\u00eb disa grupe jo t\u00eb vogla. Ishte ende koha kur n\u00eb Shqip\u00ebri kishim shum\u00eb\nt\u00eb rinj. Duke qen\u00eb se nj\u00ebri prej aspekteve m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb Shenjtes n\u00eb fjal\u00eb\nishte edhe m\u00ebnyra se si ajo e shihte vdekjen dhe se si e p\u00ebrballoi at\u00eb, ishte e\nnatyrshme q\u00eb disa prej pyetjeve t\u00eb cilave duhej t\u2019u p\u00ebrgjigjeshin t\u00eb rinjt\u00eb,\nmund t\u00eb ishte edhe \u00ab<em>Si e mendoni ju\nvdekjen? A besoni te jeta e pasosur, te ngjallja e trupit?\u00bb<\/em> Gj\u00ebja q\u00eb na\nbefasoi shum\u00eb prej ne meshtar\u00ebve dhe motrave t\u00eb pranish\u00ebm ishte se, n\u00eb\nbashk\u00ebndarjen q\u00eb u b\u00eb, u vu re se asnj\u00ebri grup nuk i ishte p\u00ebrgjigjur k\u00ebsaj\npyetjeje. A e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb nga turpi p\u00ebr t\u00eb mos u dukur si \u201cpleq\u201d q\u00eb flasin p\u00ebr\nvdekjen apo e b\u00ebn\u00eb nga paqart\u00ebsia q\u00eb kishin rreth k\u00ebsaj teme, nuk e di.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por ndoshta ky lloj&nbsp;<em>turpi<\/em>&nbsp;e\nkjo lloj&nbsp;<em>paqart\u00ebsie<\/em>&nbsp;duhet\nt\u00eb ken\u00eb ekzistuar qysh n\u00eb fillimet e Kish\u00ebs. Duke qen\u00eb se t\u00eb dielat e vitit A\nn\u00eb koh\u00ebn e Krezhmeve kan\u00eb pasur si q\u00ebllim kryesor t\u00eb sh\u00ebrbenin si katekeza t\u00eb\nfundit p\u00ebr t\u00eb rriturit q\u00eb do t\u00eb pag\u00ebzoheshin n\u00eb Vigjiljen e Pashk\u00ebs, hierakia\nkishtare e ka par\u00eb qysh heret si t\u00eb domosdoshme q\u00eb, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyre t\u00eb\ndielave, leximet liturgjike, t\u00eb fokusoheshin tek risia e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka\npredikuar Jezu Krishti, jo vet\u00ebm n\u00eb lidhje me jet\u00ebn pas vdekjes, por kryesisht\nedhe me ngjalljen e trupit, si edhe me pushtetin real q\u00eb Krishti ka mbi vdekjen\ntrupore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mrekullia q\u00eb na sjell sot Ungjilli, \u00ebsht\u00eb ajo e ringjalljes s\u00eb Lazrit nga\nvdekja. Nga m\u00ebnyra se si p\u00ebrshkruhet kjo mrekulli, na l\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se ishte\npadyshim nj\u00ebra prej mrekullive m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb Jezusit, fal\u00eb edhe d\u00ebshmitar\u00ebve\nt\u00eb shumt\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm kur ajo ndodhi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Para se t\u00eb hyjm\u00eb t\u00eb detajet e pjes\u00ebs ungjillore, duhet t\u00eb themi se, n\u00eb t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb, pohimi se t\u00eb vdekurit nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ngjallen, nuk gjendet vet\u00ebm n\u00eb\nkrishterim. Nj\u00eb pohim i till\u00eb vinte edhe nga tradita hebraike, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn\nBes\u00eblidhja e Vjet\u00ebr na e d\u00ebshmon qart\u00eb. Leximi i par\u00eb q\u00eb sot d\u00ebgjuam, pik\u00ebrisht\np\u00ebr k\u00ebt\u00eb flet. Por, me Krishtin, nj\u00eb pohim i till\u00eb merr&nbsp;<em>argumentim<\/em>, merr&nbsp;<em>garanci<\/em>. Prandaj Jezusit i duhej t\u00eb\nvdiste e t\u00eb ngjallej, p\u00ebr t\u00eb treguar se,&nbsp;<em>si Ai<\/em>&nbsp;dhe&nbsp;<em>prej Tij<\/em>,\n\u00e7do njeri q\u00eb beson n\u00eb T\u00eb, do t\u00eb ngjallej edhe fizikisht p\u00ebr lavdin\u00eb e Parajs\u00ebs.\nMrekullia q\u00eb Jezusi b\u00ebn n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm, ka si q\u00ebllim final pik\u00eb\u00adrisht t\u00eb\nna bind\u00eb q\u00eb ta besojm\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb\nkuptohemi drejt\u00eb: t\u00eb gjith\u00eb kemi frik\u00eb p\u00ebrball\u00eb vdekjes, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpiqemi\npothuajse gjithnj\u00eb q\u00eb ta shmangim at\u00eb. Ka situata n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\nse duhet \u201cta v\u00ebm\u00eb bast jet\u00ebn\u201d, por sa do t\u00eb donim q\u00eb k\u00ebto situata t\u2019i mbanim sa\nm\u00eb larg. Vdekja nuk ishte e menduar nga Hyji p\u00ebr njeriun, por, pas m\u00ebkatit, u\npranua prej Tij p\u00ebr arsye q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rasti k\u00ebtu t\u00eb shtjellohen (e q\u00eb\ngjithsesi mbeten se mbeten t\u00eb mistershme p\u00ebr ne). Megjithat\u00eb, Hyji nuk lejoi q\u00eb\nt\u00eb na&nbsp;<em>kaplonte<\/em>&nbsp;di\u00e7ka mbi t\u00eb\ncil\u00ebn Ai nuk do t\u00eb kishte pushtet. E, pik\u00eb\u00adrisht se na ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr JET\u00cbN, Ai na\nka premtuar edhe NGJALLJEN nga vdekja dhe na fton t\u00eb besojm\u00eb realisht n\u00eb\npushtetin e Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gjendet\nnj\u00eb detaj n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm q\u00eb na b\u00ebn ta shohim nga af\u00ebr se sa real \u00ebsht\u00eb ky\nkontrast i pranish\u00ebm n\u00eb njeriun (pra, pik\u00eb\u00adllimi p\u00ebrball\u00eb vdekjes dhe besimi n\u00eb\npushtetin e Hyjit): kur Jezusit i treguan se ku e kishin v\u00ebn\u00eb trupin e vdekur\nt\u00eb Lazrit, Ungjilli thot\u00eb se Atij&nbsp;<em>\u00abi\nngufi vaji\u00bb<\/em>. Si njeri Jezusi nuk mund t\u00eb mos qante p\u00ebrball\u00eb vdekjes,\nprandaj nuk duhet t\u00eb \u00e7uditemi fort p\u00ebr k\u00ebt\u00eb frik\u00ebn ton\u00eb q\u00eb spontanisht ndiejm\u00eb\np\u00ebrball\u00eb vdekjes. Por, si Biri i Hyjit e Hyj ai vet\u00eb, Jezusi do t\u00eb shqiptonte\nedhe k\u00ebto fjal\u00eb p\u00ebrball\u00eb varrit me t\u00eb vdekurin brenda:&nbsp;<em>\u00abLaz\u00ebr, dil jasht\u00eb!\u00bb<\/em> Si njeri, e qan Lazrin, si Hyj, e ringjall\u00eb at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb besosh n\u00eb ngjallje, pra, nuk dashka t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos tronditesh nga\nvdekja, t\u00eb mos frik\u00ebsohesh apo t\u00eb mos qash p\u00ebrball\u00eb saj, por do t\u00eb thot\u00eb ta\nsjell\u00ebsh shikimin kah Hyji, i cili \u00ebsht\u00eb i Vetmi q\u00eb mbi vdekjen ka pushtet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, duke e par\u00eb se kjo&nbsp;<em>sjellje\nshikimi<\/em>&nbsp;\u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb nga ana e njeriut, Jezusi e sheh si t\u00eb\ndomosdoshme q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb mrekulli e shum\u00eb mrekulli t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme me\nt\u00eb. Ungjilli sot fillon duke th\u00ebn\u00eb se, pasi Jezusi merr vesh p\u00ebr s\u00ebmundjen e\nr\u00ebnd\u00eb t\u00eb Lazrit,&nbsp;<em>\u00abu ndal edhe dy\ndit\u00eb n\u00eb at\u00eb vend ku ndodhej\u00bb<\/em>. Pra, me dashje, Jezusi priti q\u00eb Lazri t\u00eb\nvdiste, q\u00eb pastaj ta ringjallte. Pasi vdiq, ai u thot\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve:&nbsp;<em>\u00abLazri ka vdekur. Jam i k\u00ebnaqur pse s\u2019ndodha\natje, sh\u00ec p\u00ebr ju \u2013 q\u00eb t\u00eb besoni!\u00bb<\/em>&nbsp;<em>\u00abSh\u00ec\np\u00ebr ju\u00bb<\/em>: meraku i madh Jezusit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i bind\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e vet se Ai\n\u00ebsht\u00eb&nbsp;<em>\u00abNgjallja dhe Jeta\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kah ky forcim n\u00eb fe orientohet edhe dialogu q\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb lot\u00ebve e\ndhimbjes, dy motrat e Lazrit b\u00ebjn\u00eb me Jezusin. \u00cbsht\u00eb interesante se si, t\u00eb\ndyja, si fjal\u00eb t\u00eb para q\u00eb i thon\u00eb Jezusit sapo e takojn\u00eb, kan\u00eb fjal\u00ebt:&nbsp;<em>\u00abZot\u00ebri, t\u00eb kishe qen\u00eb ti k\u00ebtu, im v\u00eblla nuk\ndo t\u00eb kishte vdekur!\u00bb<\/em> Ndoshta k\u00ebto fjal\u00eb ato ia thonin p\u00ebrvajsh\u00ebm edhe\nnj\u00ebra-tjetr\u00ebs kur u vdiq v\u00ebllai, me bindjen se Jezusi do ta kishte parandaluar\nme ndonj\u00eb mrekulli vdekjen e tij. U dukej sikur fjal\u00ebn e fundit e kishte vet\u00ebm\nvdekja, por nuk e mendonin se pushteti mrekullib\u00ebr\u00ebs i Jezusit nuk kufizohej\nnga vdekja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abUn\u00eb jam Ringjallja dhe jeta\u00bb<\/em>, do t\u2019i thot\u00eb Jezusi Mart\u00ebs. Nuk ishte nj\u00eb fjal\u00eb e thjesht\u00eb ngush\u00ebllimi,\npor nj\u00eb konstatim dhe, mrekullia q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte pas pak, do t\u00eb sh\u00ebrbente si\nargument p\u00ebr ta besuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por ringjallja e Lazrit nuk ishte si ngjallja e Jezusit e as si ngjallja q\u00eb\nbesojm\u00eb se do t\u00eb ndodh\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb ne n\u00eb fundin e koh\u00ebs. Jezusi vet\u00ebm sa e ka\nkthyer n\u00eb jet\u00eb Lazrin. P\u00ebrs\u00ebri ai do t\u00eb vdiste n\u00eb t\u00eb ardhmen. Megjithat\u00eb, kjo\nmrekulli sh\u00ebrbeu si shenj\u00eb, sepse kishte p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb forconte (nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb\nat\u00eb koh\u00eb e ne sot) n\u00eb besimin se Jezusi \u00ebsht\u00eb Biri i Hyjit dhe se Ai ka pushtet\nmbi vdekjen. Mart\u00ebn Jezusi e pyeti:&nbsp;<em>\u00abA\ne beson ti k\u00ebt\u00eb?\u00bb<\/em> Pa i r\u00ebn\u00eb t\u00ebrthorazi, edhe ne sot na pyet Jezusi:&nbsp;<em>\u00abA e beson ti k\u00ebt\u00eb?\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nuk \u00ebsht\u00eb detaj i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb themi edhe se ekzistonte rreziku real q\u00eb\nJezusin ta arrestonin e ta vrisnin n\u00ebse shkonte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Jude, sikurse edhe\nndodhi. Megjithat\u00eb Jezusi, gjithsesi, shkoi atje: dashuria p\u00ebr mikun e tij,\nLazrin, dhe dashuria p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e Tij, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshironte t\u2019i forconte n\u00eb\nbesimin e tyre n\u00eb T\u00eb, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb Jezusi ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn e vet. Jep jet\u00ebn\ne vet, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb miqve t\u00eb Tij:&nbsp;<em>\u00abJu jeni miqt\u00eb e mi.\u00bb<\/em> do t\u2019u thot\u00eb Jezusi nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb vet nj\u00eb nat\u00eb\npara se t\u00eb vdiste. E, ngaq\u00eb jemi miqt\u00eb e Tij, d\u00ebshiron t\u00eb na bind\u00eb se nuk do t\u00eb\nna zhg\u00ebnjej\u00eb n\u00eb besimin ton\u00eb n\u00eb T\u00eb. Ngaq\u00eb jemi miqt\u00eb e Tij na duhet t\u00eb besojm\u00eb\nse nj\u00eb dit\u00eb jo vet\u00ebm shpirti yn\u00eb do t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb lumturin\u00eb e Parajs\u00ebs, por edhe\ntrupi. Fjala e Jezusit q\u00eb thot\u00eb&nbsp;<em>\u00abpo\nshkoj ta zgjoj\u00bb<\/em>&nbsp;Lazrin q\u00eb kishte vdekur, le t\u00eb na mbush\u00eb me besim se\npushteti i Jezusit mbi vdekjen \u00ebsht\u00eb poaq sa kemi pushtet ne mbi gjumin e\ndikujt dhe e zgjojm\u00eb at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke iu kthyer Shenjtes Terez\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmenda n\u00eb fillim, ajo, kur n\u00eb mosh\u00ebn\n24-vje\u00e7are i than\u00eb se tuberkulozi po e \u00e7onte dhimbsh\u00ebm drejt vdekjes, nd\u00ebr t\u00eb\ntjera tha:&nbsp;<em>\u00abMisioni im do t\u00eb filloj\u00eb\nkur t\u00eb kem vdekur. Dua ta kaloj amshimin tim duke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb mbi tok\u00eb, duke\nd\u00ebrguar vazhdimisht shi tr\u00ebndafilash.\u00bb<\/em> Mrekullit\u00eb e hiret e shumta\n(si&nbsp;<em>\u201cshi tr\u00ebndafilash\u201d<\/em>) q\u00eb shum\u00eb\nnjer\u00ebz mor\u00ebn fal\u00eb nd\u00ebrmejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, e v\u00ebrtetuan se ajo nuk po thurte poezi\nboshe kur i kishte th\u00ebn\u00eb ato fjal\u00eb, por po shprehte besimin e saj t\u00eb patundur\nse, n\u00eb Krishtin, do t\u00eb vazhdonte t\u00eb jetonte, n\u00eb pritje t\u00eb ngjalljes s\u00eb trupit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ajo e shum\u00eb shenjt\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb na e kan\u00eb d\u00ebshmuar se jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta fjal\u00ebt e Jezusit:&nbsp;<em>\u00abUn\u00eb jam Ringjallja dhe Jeta: Kush beson n\u00eb mua, edhe n\u00ebse vdes, do t\u00eb jetoj\u00eb. Edhe kush jeton e beson n\u00eb mua, nuk do t\u00eb vdes\u00eb kurr\u00eb.\u00bb<\/em> Prandaj Kisha e sheh t\u00eb domosdoshme q\u00eb t\u2019i sqaroj\u00eb mir\u00eb bijt\u00eb e saj e t\u2019i forcoj\u00eb ata n\u00eb fe. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA V E KREZHM\u00cbVE &#8211; Viti A Ez 37, 112-14; Ps 130 (129); Rom 8, 8-11; Gjn 11, 1-45 Para disa vitesh m\u00eb qe k\u00ebrkuar t\u00eb mbaja nj\u00eb takim me nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh e m\u2019u k\u00ebrkua t\u00eb flisja mbi jet\u00ebn e Shenjtes Terez\u00eb t\u00eb Jezusit F\u00ebmij\u00eb. Takimi duhej t\u00eb ishte i till\u00eb q\u00eb, &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9163\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;UN\u00cb JAM NGJALLJA DHE JETA&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9165,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[15],"class_list":["post-9163","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-homeli","tag-koha-e-krezhmes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9163"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9163\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9175,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9163\/revisions\/9175"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}