{"id":9176,"date":"2023-03-28T15:02:39","date_gmt":"2023-03-28T15:02:39","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=9176"},"modified":"2023-03-28T15:03:31","modified_gmt":"2023-03-28T15:03:31","slug":"zuri-vend-midis-tyre-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9176","title":{"rendered":"ZURI VEND MIDIS TYRE."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA II E PASHK\u00cbS &#8211; M\u00cbSHIRA HYJNORE &#8211; Viti A<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Vap 2, 42-47; Ps 118 (117); 1 Pjt 1, 3-9; Gjn 20, 19-31<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"360\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Tommaso-dicendo-se-non-vedo-non-credo.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9177\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Tommaso-dicendo-se-non-vedo-non-credo.jpg 640w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Tommaso-dicendo-se-non-vedo-non-credo-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Tommaso-dicendo-se-non-vedo-non-credo-450x253.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 93vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pyetjes se cila \u00ebsht\u00eb dhurata e par\u00eb e Jezusit t\u00eb\nNgjallur, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb i p\u00ebrgjigjen gabim. T\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb: \u00ab<em>Paqja<\/em>\u00bb, duke qen\u00eb se fjala e par\u00eb q\u00eb\nJezusi i Ngjallur u thot\u00eb apostujve, \u00ebsht\u00eb \u00ab<em>Paqja\nme ju!<\/em>\u00bb. Por kjo \u00ebsht\u00eb <em>fjala <\/em>e\npar\u00eb, jo <em>gjesti <\/em>i par\u00eb. Gjesti i par\u00eb\nq\u00eb Jezusi b\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmjen e dit\u00ebs kur Ai, i Ngjallur, u shfaqet apostujve,\ntregohet nga ky rresht: \u00ab<em>\u2026 erdhi Jezusi,\nzuri vend n\u00eb midis tyre dhe u tha\u2026<\/em>\u00bb. Pra, para se t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb flas\u00eb me\ngoj\u00eb, Jezusi flet me trupin e Tij. Ungjilli nuk thot\u00eb: <em>\u00aberdhi Jezusi dhe tha\u2026\u00bb<\/em>, por me dashje tregon edhe gjestin q\u00eb b\u00ebn\npara se t\u00eb flas\u00eb: <em>\u00abzuri vend midis tyre\u00bb<\/em>.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mund ta imagjinojm\u00eb sken\u00ebn sa trondit\u00ebse, aq edhe t\u00eb\nmbushur me gjall\u00ebri p\u00ebr zemrat e apostujve t\u00eb frik\u00ebsuar e t\u00eb trishtuar: Jezusi\nu shfaqet dhe, pa folur asnj\u00eb fjal\u00eb, shkon e z\u00eb vend n\u00eb mes t\u00eb tyre. E gjith\u00eb\nkjo sken\u00eb shoq\u00ebrohet nga shikimet patjet\u00ebr t\u00eb zgurdulluara t\u00eb dhjet\u00eb apostujve\naty t\u00eb pranish\u00ebm. Si pasoj\u00eb, kur Jezusi gjendet n\u00eb mesin e tyre, b\u00ebn q\u00eb syt\u00eb e\ntyre t\u00eb ken\u00eb <em>nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\nshikimi<\/em>. Jo nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt diku p\u00ebrball\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, por <em>n\u00eb mesin<\/em> e nj\u00eb rrethi (mbase pak t\u00eb\n\u00e7rregullt) njer\u00ebzish. E gjith\u00eb kjo na m\u00ebson se dhurata e par\u00eb q\u00eb i Ngjalluri u\njep atyre \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht BASHK\u00cbSIA. Krijon bashk\u00ebsin\u00eb, at\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn,\npastaj, do ta forcoj\u00eb e do ta mbaj\u00eb me paqen e tij (\u00ab<em>Paqja me ju!<\/em>\u00bb) dhe me fuqin\u00eb e Shpirtit Shenjt (\u00ab<em>Merrni Shpirtin Shenjt!<\/em>\u00bb). K\u00ebsaj\nbashk\u00ebsie t\u00eb brisht\u00eb, por t\u00eb krijuar prej tij, Ai pastaj i jep edhe pushtetin\nq\u00eb <em>t\u00eb fal\u00eb<\/em>, apo <em>t\u00eb mos fal\u00eb<\/em>, m\u00ebkatet: n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb mbushur me egoiz\u00ebm e\nmaterializ\u00ebm, Jezusi krijon k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebsi (Kish\u00ebn e tij) p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb bot\u00ebs\nudh\u00ebn e vetme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb takoj\u00eb t\u00eb Ngjallurin dhe ku mund t\u00eb fitoj\u00eb\nfaljen e m\u00ebkateve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb leximin e par\u00eb d\u00ebgjuam nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb\nshk\u00ebputur nga Veprat e Apostujve, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrblidhet n\u00eb fare pak rreshta\njeta e bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb krishter\u00eb. Flitet aty p\u00ebr nj\u00eb <em>bashkim<\/em> e <em>dashuri<\/em> t\u00eb\npashoqe q\u00eb mbizot\u00ebronte n\u00eb mes t\u00eb apostujve dhe t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb par\u00eb: \u00ab<em>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besuan, q\u00ebndronin s\u00eb bashku\ndhe gjith\u00e7ka kishin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/em>\u00bb Bashk\u00ebndarja arrinte deri aty saq\u00eb ata\n\u00ab<em>shitnin prona e pasuri q\u00eb kishin dhe ua\nndanin t\u00eb gjith\u00ebve si kush kishte nevoj\u00eb<\/em>\u00bb. Bashkoheshin rregullisht n\u00eb\nlutje e n\u00eb \u00ab<em>ndarje t\u00eb buk\u00ebs<\/em>\u00bb, pra n\u00eb\nkremtimin e Eukaristis\u00eb. E pasoja e mrekullueshme ishte se \u00ab<em>\u2026 mbar\u00eb populli i kishte fort p\u00ebr hir<\/em>\u00bb.\nTertuliani, nj\u00ebri prej et\u00ebrve t\u00eb Kish\u00ebs q\u00eb jetoi mes shekujve t\u00eb dyt\u00eb e t\u00eb\ntret\u00eb, d\u00ebshmon se pagan\u00ebt thoshin plot admirim p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt: \u00ab<em>Shihni se sa fort e duan nj\u00ebri-tjetrin!<\/em>\u00bb.\nKjo do t\u00eb thot\u00eb se, kur bashk\u00ebsia e krishter\u00eb \u00ebsht\u00eb realisht e till\u00eb, pra e\nbashkuar p\u00ebrreth Krishtit t\u00eb Ngjallur, nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb pa u v\u00ebn\u00eb re nga\nbota. \u00ab<em>M\u2019i jepni dhjet\u00eb njer\u00ebz\nkrejt\u00ebsisht t\u00eb shk\u00ebputur nga vetvetja p\u00ebr dashuri t\u00eb Krishtit e un\u00eb me ta do t\u00eb\nshnd\u00ebrroj bot\u00ebn.<\/em>\u00bb, thoshte Sh\u00ebn Filip Neri n\u00eb shekullin XVI, i vet\u00ebdijsh\u00ebm\np\u00ebr forc\u00ebn e pap\u00ebrmbajtshme q\u00eb fsheh n\u00eb vetvete nj\u00eb bashk\u00ebsi e till\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E, n\u00eb fakt, fiks dhjet\u00eb ishin apostujt at\u00eb mbr\u00ebmje.\nMungonin dy prej tyre: Juda, i munduar nga trishtimi p\u00ebr tradh\u00ebtin\u00eb e b\u00ebr\u00eb\nkund\u00ebr Jezusit, b\u00ebri vet\u00ebvrasje, kurse Toma apostull nuk dihet pse, por at\u00eb\ndit\u00eb mungonte. E, kur apostuj e tjer\u00eb i than\u00eb se e kishin par\u00eb Jezusin e\nNgjallur, ai nuk u kishte besuar: <em>\u00abPa e\npar\u00eb n\u00eb duart e tij vrag\u00ebn e gozhdave e pa e v\u00ebn\u00eb gishtin tim n\u00eb vend t\u00eb\ngozhdave; pa e shtjer\u00eb dor\u00ebn time n\u00eb kraharorin e tij, kurr\u00eb nuk besoj.\u00bb<\/em>\nPrandaj, pik\u00ebrisht p\u00ebr ta forcuar k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebsi fillestare, Jezusi vendosi t\u2019i\nshfaqej edhe nj\u00eb her\u00eb aspostujve tet\u00eb dit\u00eb pas asaj shfaqjeje t\u00eb par\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Toma ka kaluar gabimisht n\u00eb histori si nj\u00eb njeri\ndyshues: <em>\u00abJe si Sh\u2019Toma!\u00bb<\/em>, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb\nedhe si pun\u00eb shprehjeje q\u00eb u themi atyre q\u00eb nuk besojn\u00eb pa par\u00eb. Por, n\u00eb fakt,\nToma apostull ishte njeri shum\u00eb i vendosur. N\u00eb Ungjillin e Gjonit thuhet se,\nkur Jezusi vendosi t\u00eb kthehej p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Jude dhe se disa apostuj ia\nkund\u00ebrshtuan k\u00ebt\u00eb vendim duke ia kujtuar se para pak koh\u00ebsh judenjt\u00eb kishin\ntentuar ta vrisnin, Toma reagoi prerazi: \u00ab<em>T\u00eb\nshkojm\u00eb edhe ne t\u00eb vdesim bashk\u00eb me t\u00eb!<\/em>\u00bb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm ta jepte jet\u00ebn p\u00ebr Jezusin, por\nd\u00ebshironte t\u00eb sigurohej p\u00ebr Ngjalljen e Tij e kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb cil\u00ebn\nJezusi duket sikur e pranon. Ose m\u00eb sakt\u00eb: Jezusi p\u00ebrfiton nga kjo l\u00ebkundje e\nnj\u00ebrit prej aspotujve, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb\nshekujve n\u00eb vazhdim. K\u00ebshtu pra, tet\u00eb dit\u00eb pas s\u00eb shfaqur\u00ebs s\u00eb par\u00eb, Jezusi u\nshfaqet p\u00ebrs\u00ebri apostujve dhe p\u00ebrs\u00ebri b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtin gjest <em>bashkimi<\/em> dhe p\u00ebrs\u00ebri u dhuron <em>paqen<\/em>.\nPastaj fton Tom\u00ebn q\u00eb t\u2019ia prek\u00eb plag\u00ebt e Tij. \u201cRast\u00ebsisht\u201d Toma \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb\nshkaku q\u00eb neve t\u00eb na tregohet se Jezusi kishte edhe pas Ngjalljes shenjat e\ngozhdave q\u00eb i kishin shporuar duart e k\u00ebmb\u00ebt dhe se kishte edhe kraharorin ende\nt\u00eb shporuar. \u00cbsht\u00eb e vetmja pjes\u00eb e Shkrimit Shenjt q\u00eb na e tregon k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00ab<em>Zot\u00ebria im dhe\nHyji im!\u00bb<\/em>, thot\u00eb Toma, i prekur thell\u00eb n\u00eb shpirt, kur e prek Jezusin dhe\nplag\u00ebt e Tij, i bindur tashm\u00eb se ka p\u00ebrball\u00eb po at\u00eb Jezus q\u00eb para pak dit\u00ebsh e\nkishte par\u00eb t\u00eb kryq\u00ebzuar. E Jezusi i thot\u00eb: <em>\u00ab[Tom\u00eb]\npse po m\u00eb sheh, po beson? Lum ata q\u00eb nuk pan\u00eb e besojn\u00eb!<\/em>\u00bb. Ky nuk \u00ebsht\u00eb\nqortim, por ftes\u00eb p\u00ebr t\u2019u rritur edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb fe. E \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb q\u00eb i\nb\u00ebhet t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebve. Sh\u00ebn Pjetri n\u00eb leximin e dyt\u00eb u thot\u00eb\nt\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb par\u00eb plot g\u00ebzim: <em>\u00abAt\u00eb e\ndoni edhe pse nuk e pat\u00eb, n\u00eb At\u00eb besoni edhe pse ende nuk e shihni.\u00bb<\/em> Me\nKrishtin e Ngjallur na lidhin jo shqisat e trupit, por fuqia e fes\u00eb s\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb, nuk besoj se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb ngutemi e\nt\u00eb dalim n\u00eb p\u00ebrfundimin se Jezusi dashka q\u00eb popujt t\u2019i afrohen Atij pa kurrfar\u00eb\n\u201cprove\u201d. P\u00ebrvoja vet\u00eb e tregon se, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se besojn\u00eb n\u00eb\nKrishtin, nuk mund t\u00eb rrijn\u00eb pa pohuar edhe se nuk besojn\u00eb vet\u00ebm ngaq\u00eb k\u00ebshtu u\n\u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar nga t\u00eb tjer\u00ebt, por edhe ngaq\u00eb edhe ata vet\u00eb e kan\u00eb ndjer\u00eb forc\u00ebn e\nKrishtit t\u00eb Ngjallur n\u00eb jet\u00ebn e tyre. E, k\u00ebta njer\u00ebz, nuk ka asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb\nt\u2019i tund\u00eb nga kjo bindje. As provat m\u00eb t\u00eb thekta t\u00eb jet\u00ebs, as shkandujt m\u00eb t\u00eb\nr\u00ebnd\u00eb, as p\u00ebrndjekjet m\u00eb mizore. Efektet e Ngjalljes s\u00eb Krishtit nuk jan\u00eb shuar\ne nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u shuar kurr\u00eb, por vazhdojn\u00eb ende n\u00eb histori e do t\u00eb vazhdojn\u00eb\nderi n\u00eb fundin e koh\u00ebve. Por duke th\u00ebn\u00eb \u00ab<em>Lum\nata q\u00eb nuk pan\u00eb e besojn\u00eb!<\/em>\u00bb Jezusi e fton Tom\u00ebn dhe ne q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdorim\nvet\u00ebm syt\u00eb e trupit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb efektet e Ngjalljes s\u00eb Tij, por t\u00eb dim\u00eb t\u00eb\nlexojm\u00eb shenjat e koh\u00ebs e t\u00eb kapim me syt\u00eb e shpirtit ton\u00eb pranin\u00eb e Tij n\u00eb mes\nnesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201czyrtare\u201d n\u00eb Kish\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb\ndiel t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Pashk\u00ebs t\u00eb p\u00ebrkujtohet <em>M\u00ebshira\nHyjnore<\/em>. Vet\u00eb Jezusi, duke iu shfaqur Shenjt\u00ebs Faustina Kovalsk\u00ebs n\u00eb vitin\n1931 n\u00eb Poloni, i k\u00ebrkoi asaj q\u00eb Kisha ta caktonte zyrtarisht nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.\nJezusi i k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb punohej ajo fugurja e famshme e M\u00ebshir\u00ebs Hyjnore t\u00eb cil\u00ebn\nt\u00eb gjith\u00eb e njohim. Pastaj Jezusi i k\u00ebrkoi edhe q\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn t\u00eb flitej n\u00eb\nk\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebr M\u00ebshir\u00ebn e pakufi q\u00eb Hyji ka ndaj njer\u00ebzimit. Jezusi ka dashur\nk\u00ebshtu t\u00eb na e b\u00ebj\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se <em>krijimi\ni bashk\u00ebsis\u00eb<\/em>, <em>dhurata e<\/em> <em>Paqes<\/em>, <em>dh\u00ebnia e Shpirtit Shenjt<\/em>, pushteti i dh\u00ebn\u00eb Kish\u00ebs <em>p\u00ebr t\u00eb zgjidhur apo jo m\u00ebkatet<\/em>, takimi i\nTij me ata q\u00eb jan\u00eb <em>ende n\u00eb k\u00ebrkimin e Tij<\/em>\nsi Toma dhe <em>vazhdimi i efekteve t\u00eb\nNgjalljes s\u00eb Tij<\/em>, jan\u00eb t\u00eb mundura vet\u00ebm fal\u00eb <em>M\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Tij t\u00eb pakufi<\/em>. Asgj\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb na nxjerr\u00eb nga\nZemra e Tij e dashur q\u00eb \u00ebsht\u00eb shporuar n\u00eb kryq p\u00ebr ne. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj, p\u00ebr ta ftuar njeriun t\u00eb ket\u00eb besim n\u00eb\nM\u00ebshir\u00ebn e Tij, nj\u00eb her\u00eb Jezusi i kishte th\u00ebn\u00eb Shenjtes Faustin\u00eb: <em>\u00abM\u00eb k\u00ebnaqin shpirtrat q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebshir\u00ebn\ntime. K\u00ebtyre shpirtra u jap shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb m\u00ebshir\u00eb, sesa ata vet\u00eb m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb.\nAs m\u00ebkatarin m\u00eb t\u00eb madh un\u00eb nuk mund ta nd\u00ebshkoj, n\u00ebsi ai i drejtohet m\u00ebshir\u00ebs\nsime.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dit\u00ebn kur u Ngjall, Jezusi do t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndronte\np\u00ebrball\u00eb apostujve q\u00eb e braktis\u00ebn dhe t\u00eb pakt\u00ebn t\u2019u thoshte: <em>\u00abKu ishit ju? Pse m\u00eb lat\u00eb vet\u00ebm? A nuk ju\npata th\u00ebn\u00eb?\u00bb<\/em> Por jo, Ai e anashkaloi brisht\u00ebsit\u00eb e tyre dhe \u00ab<em>zuri vend n\u00eb midis t\u00eb tyre dhe u tha: \u201cPaqja\nme ju!\u201d<\/em>\u00bb. <em>M\u00ebshira Hyjnore<\/em> ishte\np\u00ebrpara syve t\u00eb tyre. Po u fliste dhe po zbrazej mbi ta. Shenjtes polake q\u00eb\np\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr, Jezusi i thoshte: <em>\u00abOh,\nsa m\u00eb djeg zjarri i m\u00ebshir\u00ebs sime dhe d\u00ebshiroj q\u00eb ta zbraz at\u00eb mbi shpirtrat e\nnjer\u00ebzimit! E \u00e7far\u00eb dhimbjeje m\u00eb japin ata kur nuk e pranojn\u00eb m\u00ebshir\u00ebn time!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom\nDritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA II E PASHK\u00cbS &#8211; M\u00cbSHIRA HYJNORE &#8211; Viti A Vap 2, 42-47; Ps 118 (117); 1 Pjt 1, 3-9; Gjn 20, 19-31 Pyetjes se cila \u00ebsht\u00eb dhurata e par\u00eb e Jezusit t\u00eb Ngjallur, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb i p\u00ebrgjigjen gabim. T\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb: \u00abPaqja\u00bb, duke qen\u00eb se fjala e par\u00eb q\u00eb Jezusi i Ngjallur &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9176\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;ZURI VEND MIDIS TYRE.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-9176","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9176"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9176\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9179,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9176\/revisions\/9179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}