{"id":9182,"date":"2023-04-21T10:56:10","date_gmt":"2023-04-21T10:56:10","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=9182"},"modified":"2023-04-21T10:57:50","modified_gmt":"2023-04-21T10:57:50","slug":"syte-e-tyre-ishin-te-penguar-ta-njihnin-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9182","title":{"rendered":"SYT\u00cb E TYRE ISHIN T\u00cb PENGUAR TA NJIHNIN."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA III E PASHK\u00cbS &#8211; Viti A<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Vap 2, 14.22-33; Ps 16 (15); 1 Pt 1, 17-21; Lk 24, 13-35<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"383\" height=\"512\" src=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Nxenesit-e-Emausit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9183\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Nxenesit-e-Emausit.jpg 383w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Nxenesit-e-Emausit-224x300.jpg 224w\" sizes=\"auto, (max-width: 383px) 93vw, 383px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abFeja juaj dhe shpresa t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Hyjin!\u00bb<\/em> thot\u00eb Sh\u00ebn Pjetri n\u00eb leximin e dyt\u00eb, por sa shum\u00eb\npun\u00eb na duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me zemr\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrvet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb porosi t\u00eb tij\u00ebn.\nE kjo sidomos kur na duhet t\u00eb bindemi se fjala i <em>Gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm<\/em> i p\u00ebrket vet\u00ebm <em>Hyjit<\/em> e jo vdekjes. Duket sikur syt\u00eb e zemr\u00ebs son\u00eb jan\u00eb <em>t\u00eb penguar<\/em> ta shohin k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb,\nashtu si\u00e7 qen\u00eb <em>t\u00eb penguar<\/em> at\u00eb dit\u00eb t\u00eb\nbekuar t\u00eb Pashk\u00ebs syt\u00eb e dy prej nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Krishtit. <em>\u00abSyt\u00eb e tyre ishin t\u00eb penguar ta njihnin.\u00bb<\/em> thot\u00eb Ungjilli, duke na\nb\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb shum\u00eb leht\u00eb se ata tani nuk kishte gj\u00eb q\u00eb i tundte nga bindja\nse vdekja e Jezusit i kishte v\u00ebn\u00eb kapakun gjith\u00e7kaje q\u00eb shpresonin nga Ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pjesa e sotme ungjillore fillon me fjal\u00ebt: <em>\u00abDit\u00ebn e Pashk\u00ebs, dy prej nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb\nKrishtit po shkonin n\u00eb nj\u00eb fshat q\u00eb quhet Emaus e \u00ebsht\u00eb larg Jerusalemit\ngjasht\u00ebdhjet\u00eb stadje.\u00bb<\/em> Po iknin nga Jerusalemi e po ktheheshin n\u00eb Emaus. N\u00eb\nJerusalem kishin shkuar pas Jezusit, por tani q\u00eb Ai vdiq n\u00eb kryq, po ktheheshin\nn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, n\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb m\u00ebparshme. Jezusi u kishte ngjallur\nshpres\u00ebn se ndoshta Ai <em>\u00abdo ta lironte\nIzraelin\u00bb<\/em>, por, e kot\u00eb: Ai vdiq. E pra M\u00ebsuesi i tyre ua kishte\nparalajm\u00ebruar Ngjalljen e Tij, por ata nuk e kuptonin. Mbase mendonin se po\nfliste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Jezusi e b\u00ebnte shpesh her\u00eb. Por tani\nq\u00eb kishte vdekur, gjith\u00e7ka kishte marr\u00eb fund. Guri i varrit i kishte v\u00ebn\u00eb\nkapakun gjith\u00e7kaje. Megjithat\u00eb, kishin ha\u00adrruar se i Gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb\nvet\u00ebm Hyji e jo varri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebta po ktheheshin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e veta t\u00eb\nzhg\u00ebnjyer nga Jezusi (edhe Jezusi i zhg\u00ebnjeka disa njer\u00ebz!) ndodhi ajo q\u00eb nuk\nua merrte mendja. Vet\u00eb Jezusi i Ngjallur afrohet e hyn n\u00eb bised\u00eb me ta: <em>\u00abAta po bisedonin nj\u00ebri me tjetrin p\u00ebr t\u00eb\ngjitha k\u00ebto ngjarje. Dhe ndodhi q\u00eb, nd\u00ebrsa ata po flisnin e po bisedonin\nk\u00ebshtu, vet\u00eb Jezusi u afrua dhe po ecte me ta. Por syt\u00eb e tyre ishin t\u00eb penguar\nta njihnin.\u00bb<\/em> Nuk duhet t\u00eb mendojm\u00eb k\u00ebtu se syt\u00eb e tyre ua kishte penguar\nndonj\u00eb nd\u00ebrhyrje e Hyjit, me q\u00ebllim q\u00eb pastaj t\u2019ua hiqte k\u00ebt\u00eb penges\u00eb kur <em>\u00abt\u00eb ndanin buk\u00ebn\u00bb<\/em>, me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb\nshfaqte k\u00ebshtu me bindsh\u00ebm pushtetin e vet. Kjo do t\u00eb\nishte tallje e Hyji nuk tallet me ask\u00ebnd. As mos t\u00eb mendojm\u00eb se Jezusi mund t\u00eb\nket\u00eb pasur mbi kok\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk i linte ta shihnin mir\u00eb. Kur Jezusi i\npyet se \u00e7far\u00eb po bisedonin, Ungjilli thot\u00eb se <em>\u00abata u ndal\u00ebn\u00bb<\/em> p\u00ebr ta par\u00eb se kush qenka ky q\u00eb nuk e paska marr\u00eb\nvesh se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Jerusalem n\u00eb ato dit\u00eb. Pra <em>\u00abu ndal\u00ebn\u00bb<\/em>, e fiksuan n\u00eb sy, si\u00e7 na ka ndodhur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve\nme dik\u00eb kur jemi n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr gjat\u00eb udh\u00ebs. E prap\u00ebseprap\u00eb nuk e njoh\u00ebn.\nShtoji gjith\u00eb k\u00ebsaj edhe tri d\u00ebshmi t\u00eb tjera. Disa gra u kishin th\u00ebn\u00eb se varrin\ne kishin gjetur bosh. Aty pastaj u ishin shfaqur disa engj\u00ebj dhe u kishin th\u00ebn\u00eb\nse Ai \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb. Dhe, e treta, edhe disa nga apostujt kishin shkuar tek\nvarri dhe kishin gjetur <em>\u00absh\u00ec ashtu si u\nthan\u00eb grat\u00eb\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pra <em>e shohin<\/em>, <em>e d\u00ebgjojn\u00eb<\/em>, <em>bisedojn\u00eb m\u00eb T\u00eb<\/em>, i kishin paraprir\u00eb edhe <em>tri d\u00ebshmi plot autoritet<\/em> k\u00ebtij takimi dhe, prap\u00ebseprap\u00eb <em>\u00absyt\u00eb e tyre ishin t\u00eb penguar ta njihnin\u00bb<\/em>.\nI pengonte ideja se varri \u00ebsht\u00eb i gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm. P\u00ebrderisa kishte vdekur\nnj\u00eb her\u00eb, as q\u00eb u vet\u00ebtonte n\u00eb mendje ideja se ky bashk\u00ebbisedues i \u00e7uditsh\u00ebm\nmund t\u00eb ishte po Ai Jezus q\u00eb e kishin par\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb kryq vet\u00ebm tri dit\u00eb m\u00eb\npar\u00eb. Edhe sot, <em>gjith\u00ebpushtet\u00ebsia e rreme\ne vdekjes<\/em> verbon dhe pengon shum\u00ebk\u00ebnd p\u00ebr t\u00eb takuar Zotin e gjall\u00eb q\u00eb u\nec\u00ebn fare pran\u00eb n\u00eb jet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por i Gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb Hyji e jo vdekja. Sh\u00ebn\nPjetri e pohon k\u00ebt\u00eb me shum\u00eb forc\u00eb dit\u00ebn e Rr\u00ebshaj\u00ebs, si\u00e7 thuhet n\u00eb leximin e\npar\u00eb: <em>\u00ab[Jezusin] nuk ishte e mundur q\u00eb\nvdekja ta mbante n\u00ebn sundimin e vet.\u00bb<\/em> Pushtetit t\u00eb vdekjes i kund\u00ebrvihet pa\nasnj\u00eb diskutim pushteti i Birit t\u00eb Hyjit. Trupin e t\u00eb vdekurve t\u00eb tjer\u00eb vdekja\nkishte pushtet ta mbante n\u00ebn sundimin e saj deri n\u00eb fundin e koh\u00ebs, por jo k\u00ebt\u00eb\nTrup. Ai ishte\nTrupi i nj\u00eb Personi Hyjnor e prandaj nuk mund ta <em>zot\u00ebronte<\/em> At\u00eb. <em>Stomaku i\npam\u00ebshirsh\u00ebm i vdekjes<\/em> nuk mund ta mbante brenda vetes Trupin e Birit t\u00eb\nHyjit t\u00eb b\u00ebr\u00eb Njeri, prandaj u desh q\u00eb ta \u201cnxirr\u00adte jasht\u00eb\u201d At\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Si\u00e7\nl\u00ebshojm\u00eb menj\u00ebher\u00eb nga dora nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb q\u00eb na p\u00ebrv\u00eblon, ashtu edhe vdekjes\niu desh ta l\u00ebshonte menj\u00ebher\u00eb nga \u201cduart\u201d e saj Trupin e Jezusit. Vdekja nuk ka\npushtet mbi Hyjin. Fjal\u00ebn e fundit e ka Jeta e Jeta \u00ebsht\u00eb Biri i Hyjit i b\u00ebr\u00eb\nNjeri q\u00eb na ka th\u00ebn\u00eb dhe na e ka v\u00ebrtetuar, \u00ebsht\u00eb: <em>\u00abUdha, e V\u00ebrteta dhe Jeta.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Emausit iu desh t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb ecje t\u00eb\np\u00ebrnj\u00ebmend\u00adt\u00eb feje p\u00ebr ta fituar drit\u00ebn e fes\u00eb dhe p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb re t\u00eb Ngjallurin\nq\u00eb po ecte p\u00ebrkrah tyre. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E ecja e tyre filloi me qortimin e \u00ebmb\u00ebl t\u00eb Jezusit: <em>\u00abO t\u00eb pamend\u00eb e t\u00eb ngadalsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb besoni\ngjith\u00e7ka paralajm\u00ebruan profet\u00ebt! Po a nuk u desh q\u00eb Mesia t\u2019i p\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjitha\ne k\u00ebshtu t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb lavdin\u00eb e vet?\u00bb<\/em> T\u00eb mos besosh n\u00eb ngjalljen e Jezusit,\nn\u00eb faktin se i Gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Hyji, \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi. <em>\u00abTha i marri n\u00eb zemr\u00ebn e vet: \u201cS\u2019ka Hyj!\u201d\u00bb<\/em>\nthot\u00eb Psalmi 53, 1, duke na b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se, p\u00ebr Bibl\u00ebn, t\u00eb mos besosh n\u00eb\nekzistenc\u00ebn e Hyjit dhe n\u00eb pushtetin e Tij, \u00ebsht\u00eb <em>marr\u00ebzi<\/em>. Prandaj Jezusi i quan k\u00ebta dy nx\u00ebn\u00ebs <em>\u00abt\u00eb pamend\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por mosbesimi i tyre \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje <em>zem\u00ebrngurt\u00ebsie<\/em>, mbyllje ndaj Fjal\u00ebs s\u00eb\nJezusit q\u00eb u kishte th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb ngjallej. Nx\u00ebn\u00ebsit nuk i dhan\u00eb pesh\u00ebn e\nduhur Fjal\u00ebs s\u00eb Hyjit, pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 kishin b\u00ebr\u00eb <em>prind\u00ebrit tan\u00eb t\u00eb par\u00eb<\/em> n\u00eb fillimet e njer\u00ebzimit, kur nuk i dhan\u00eb\npesh\u00ebn e duhur Fjal\u00ebs q\u00eb Krijuesi i tyre u kishte th\u00ebn\u00eb. E prandaj i quan edhe\nt\u00eb ngadalsh\u00ebm n\u00eb besim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abO t\u00eb pamend\u00eb e t\u00eb ngadalsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb besoni\u00bb<\/em>: qortim i dyfisht\u00eb, gjithmon\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb na e\nlarguar edhe neve at\u00eb q\u00eb na i pengon syt\u00eb tan\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb Zotin e gjall\u00eb n\u00eb\njet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por, pas k\u00ebtij qortimi t\u00eb fort\u00eb e dashamir, nx\u00ebn\u00ebsve\ndo t\u2019u ndodh\u00adte edhe nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb po aq e fort\u00eb e mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse: <em>\u00abQ\u00eb nga Moisiu e t\u00eb gjith\u00eb profet\u00ebt, u\nshtjelloi krejt \u00e7ka flitet n\u00eb Shkrimin Shenjt p\u00ebr t\u00eb.\u00bb <\/em>&nbsp;Sa bukur: t\u00eb kesh mund\u00ebsit\u00eb ta d\u00ebgjosh nga\nvet\u00eb goja e Jezusit shpjegimin e Shkrimeve t\u00eb Shenjta! Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb\nunike. Por, p\u00ebrtej \u201clakmis\u00eb\u201d s\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kemi p\u00ebr k\u00ebta dy nx\u00ebn\u00ebs, t\u00eb\ngjith\u00eb mund t\u00eb kuptojm\u00eb nga ky detaj ungjillor se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Jezusi Ai q\u00eb u\njep kuptimin e duhur teksteve t\u00eb shenjta q\u00eb ishin shkruar n\u00eb Izrael para\nardhjes s\u00eb Tij. Jezusi \u00ebsht\u00eb qendra e tyre. Prandaj, p\u00ebrshembull, kur n\u00eb Mesh\u00eb\nlexohet Ungjilli, ne ngrihemi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, ashtu si\u00e7 ngrihen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb\npranishmit kur n\u00eb sall\u00eb hyn mbreti. Kjo sepse Jezusi \u00ebsht\u00eb Mbreti i v\u00ebrtet\u00eb,\nq\u00ebndra dhe kuptimi i krejt Shkrimit Shenjt. K\u00ebshtu, dy dishepujt, kan\u00eb\nmund\u00ebsin\u00eb ta provojn\u00eb se sa e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>E nd\u00ebrkoh\u00eb zemra e tyre ua v\u00ebrtetonte<\/em>. M\u00eb von\u00eb ata vet\u00eb do t\u00eb pohonin: <em>\u00abPo a nuk na ndizej zemra neve nd\u00ebrsa po bisedonte udh\u00ebs me ne dhe na\nshtjellonte Shkrimin Shenjt?\u00bb<\/em>. <em>\u00abNa ke\nb\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete, o Zot, dhe zemra jon\u00eb nuk gjen paqe derisa nuk pushon n\u00eb Ty.\u00bb<\/em>\nthoshte Sh\u00ebn Augustini. Tani zemrat e k\u00ebtyre dy dishepuj po gjenin paqen e tyre\nn\u00eb Jezusin e Ngjallur. K\u00ebshtu gjen paqe edhe zemra jon\u00eb kur d\u00ebgjojm\u00eb plot fe\nUngjillin, n\u00eb t\u00eb cilin Jezusi vazhdon t\u00eb na sh\u00ebndris\u00eb e ngush\u00eblloj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kur erdhi \u00e7asti i ndarjes, dishepujt ngul\u00ebn k\u00ebmb\u00eb q\u00eb\nJezusi t\u00eb hynte e t\u00eb rrinte me ta, meq\u00eb nata po afrohej. (Interesante kjo puna\ne mikpritjes! N\u00ebp\u00ebrmjet saj mund t\u00eb b\u00ebhet i pranish\u00ebm vet\u00eb Hyji n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\nton\u00eb.) N\u00eb tryez\u00eb, Jezusi do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste po ato gjeste q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb\ndark\u00ebn e fundit, kur kishte themeluar Eukaristin\u00eb: <em>\u00abMori buk\u00ebn, u fal\u00ebnderua, e theu dhe ua dha\u00bb<\/em>. Ajo buk\u00eb e thjesht\u00eb\ndo t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb <em>Buk\u00ebn e Gjall\u00eb q\u00eb\nzbret nga qielli<\/em>, n\u00eb <em>Trupin e\nKrishtit<\/em>. Vet\u00ebm kur e h\u00ebngr\u00ebn at\u00eb Buk\u00eb <em>\u00abatyre\niu hap\u00ebn syt\u00eb dhe e njoh\u00ebn\u00bb<\/em>. Kemi nevoj\u00eb t\u00eb ushqehemi me Trupin dhe Gjakun\ne Krishtit, p\u00ebr ta mposhtur brisht\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, brisht\u00ebsi e cila na b\u00ebn t\u00eb\nbesojm\u00eb m\u00eb fort n\u00eb gjith\u00ebpushtet\u00ebsin\u00eb e rreme t\u00eb \u201cvdekjeve\u201d t\u00eb ndryshme q\u00eb na\nfrik\u00ebsojn\u00eb, sesa n\u00eb Gjith\u00ebpushtet\u00ebsin\u00eb reale t\u00eb Hyjit. At\u00ebher\u00eb Jezusi <em>\u00abu zhduk para syve t\u00eb tyre\u00bb<\/em>: syt\u00eb e\nzemr\u00ebs s\u00eb tyre ishin sh\u00ebruar, prandaj nuk ishte m\u00eb e nevojshme q\u00eb ta shihnin me\nsyt\u00eb e trupit. Tani e tutje do ta shihnin dhe do ta takonin Jezusin n\u00eb at\u00eb <em>ushqim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb <\/em>e<em> pije e v\u00ebrtet\u00eb<\/em> (Gjn 6, 55) q\u00eb \u00ebsht\u00eb Eukaristia.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abU \u00e7uan menj\u00ebher\u00eb, u khyen n\u00eb Jerusalem, i gjet\u00ebn t\u00eb mbledhur t\u00eb\nnj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebt dhe ata q\u00eb ishin me ta\u00bb<\/em> dhe u treguan se si e njoh\u00ebn Jezusin e gjall\u00eb <em>\u00abkur e ndau buk\u00ebn\u00bb<\/em>. N\u00ebse kishin ndonj\u00eb\ngj\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Emaus, p\u00ebrse u kthyen n\u00eb Jerusalem? Por, si\u00e7 e tham\u00eb, nga\nJerusalemi po iknin p\u00ebr shkak t\u00eb zhg\u00ebnjimit. Tani q\u00eb zhg\u00ebnjimi u mposht, kan\u00eb\narsye t\u00eb kthehen atje. Jezusi i Ngjallur ishte b\u00ebr\u00eb arsyeja e g\u00ebzimit t\u00eb tyre\ndhe nuk mund t\u00eb mos ua shpallin t\u00eb tjer\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abFeja juaj dhe shpresa t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Hyjin!\u00bb<\/em> thot\u00eb Sh\u00ebn Pjetri n\u00eb leximin e dyt\u00eb. K\u00ebta dishepuj\ntani k\u00ebshtu po b\u00ebnin, duke e braktisur iden\u00eb e gjith\u00ebpushtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb rreme t\u00eb\nvdekjes, ide e cila <em>i pengonte <\/em>syt\u00eb e\ntyre ta shihnin Krishtin e Ngjallur q\u00eb po udh\u00ebtonte bashk\u00eb me ta. E plot\u00ebsuan,\nk\u00ebshtu, ecjen e tyre n\u00eb fe. Jezusi na i hapt\u00eb edhe neve syt\u00eb e mendjes dhe na e\nngroht\u00eb zemr\u00ebn, q\u00eb t\u00eb mund ta v\u00ebrejm\u00eb se Ai \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb pran\u00eb nesh,\nbashk\u00ebudh\u00ebtar n\u00eb rrug\u00ebtimin e jet\u00ebs son\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA III E PASHK\u00cbS &#8211; Viti A Vap 2, 14.22-33; Ps 16 (15); 1 Pt 1, 17-21; Lk 24, 13-35 \u00abFeja juaj dhe shpresa t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Hyjin!\u00bb thot\u00eb Sh\u00ebn Pjetri n\u00eb leximin e dyt\u00eb, por sa shum\u00eb pun\u00eb na duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me zemr\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrvet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb porosi t\u00eb tij\u00ebn. E &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9182\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;SYT\u00cb E TYRE ISHIN T\u00cb PENGUAR TA NJIHNIN.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-9182","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9182","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9182"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9182\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9185,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9182\/revisions\/9185"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}