{"id":9266,"date":"2023-07-24T15:04:19","date_gmt":"2023-07-24T15:04:19","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=9266"},"modified":"2023-07-24T15:04:55","modified_gmt":"2023-07-24T15:04:55","slug":"visari-i-fshehur-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9266","title":{"rendered":"VISARI I FSHEHUR"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XVII GJAT\u00cb VITIT A<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">1 Mbr 3, 5. 7-12; Ps 119 (118); Rom 8, 28-30; Mt 13, 44-52<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"360\" src=\"http:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/metafora-2.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9267\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/metafora-2.jpg 640w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/metafora-2-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/metafora-2-450x253.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 93vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb vitin\n1839, Papa Gregori XVI shpalli shenjt\u00ebresh\u00eb Veronika Xhulianin, nj\u00eb rregulltare\ne lindur n\u00eb dioqez\u00ebn e Pezaros, n\u00eb Itali. Kanonizimi i saj ndodhi m\u00eb shum\u00eb se\nnj\u00eb shekull pas vdekjes s\u00eb saj, edhe pse ajo tashm\u00eb mbahet si nj\u00ebra prej\nmisitkeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs. Kjo vones\u00eb n\u00eb kanonizimin e saj\nndodhi pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb hireve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb Zoti i kishte b\u00ebr\u00eb\nasaj sa ishte gjall\u00eb, hire t\u00eb cilat u desh t\u00eb shqyrtoheshin mir\u00eb nga Kisha,\nsepse ngjanin si t\u00eb pabesueshme. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ajo mori edhe Hirin e varr\u00ebve\nt\u00eb Krishtit n\u00eb trup. Kur vdiq, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ipeshkvit, ia hap\u00ebn kraharorin dhe\nvun\u00eb re se zemra e saj ishte e shporuar n\u00eb dy an\u00eb, thuajse nj\u00eb hesht\u00eb ta kishte\ndep\u00ebrtuar at\u00eb an\u00ebp\u00ebrtej. Ipeshkvi e nd\u00ebrmori nj\u00eb shqyrtim t\u00eb till\u00eb p\u00ebr faktin\nse vet\u00eb Veronika thoshte shpesh se zemr\u00ebn e saj, e kishte t\u00eb therur an\u00ebp\u00ebrtej\nnga dashuria. Por, po ky ipeshkv e kishte \u201cp\u00ebrndjekur\u201d Veronik\u00ebn sa ishte\ngjall\u00eb, duke i imponuar asaj d\u00ebnime kishtare mjaft t\u00eb dhimbshme, p\u00ebr t\u00eb\nsprovuar d\u00ebgjes\u00ebn e saj. E ipeshkvi i shkruante Selis\u00eb Apostolike n\u00eb Vatikan: <em>\u00abVeronika i bindet urdhrave t\u00eb mi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn\nm\u00eb t\u00eb p\u00ebrpikt\u00eb <\/em>(i kishte ndaluar kontaktet me njer\u00ebzit e tjer\u00eb e deri edhe\nme motrat e kuvendit; nuk e lejonte t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb lutjen e bashk\u00ebsis\u00eb e as\nn\u00eb mesh\u00eb; e kishin mbyllur p\u00ebr pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb si n\u00eb nj\u00eb burg)<em>, por nuk shfaq kurrfar\u00eb trishtimi n\u00eb lidhje\nme k\u00ebto m\u00ebnyra kaq t\u00eb r\u00ebnda me t\u00eb cilat po e trajtoj. P\u00ebrkundrazi, ajo d\u00ebshmon\ngjithnj\u00eb nj\u00eb qet\u00ebsi t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme dhe nj\u00eb humor mjaft t\u00eb haresh\u00ebm.\u00bb<\/em> E,\npjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb zbulesave t\u00eb saj, e dim\u00eb nga nj\u00eb ditar q\u00eb ajo e shkroi\nkund\u00ebr vullnetit t\u00eb saj, duke iu bindur d\u00ebgjes\u00ebs q\u00eb i kishte imponuar, pas\nkalimit t\u00eb sprov\u00ebs, pik\u00ebrisht ky ipeshk\u00ebv dhe drejtuesi i saj shpirt\u00ebror. B\u00ebhet\nfjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb p\u00ebrshkruan zbulesa v\u00ebrtet t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ku Jezusi\ne b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvujt\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb vuatjet e Tij p\u00ebr sh\u00eblbimin e\nbot\u00ebs. Sidomos p\u00ebr kthimin e m\u00ebkatar\u00ebve dhe p\u00ebr lirimin e shpirtrave t\u00eb\nPurgatorit. N\u00eb lidhje me shpirtrat e Purgatorit, shkruante deri edhe: <em>\u00abZoti m\u00eb ka lejuar q\u00eb t\u00eb liroj sa shpirtra\nt\u00eb dua nga Purgatori.\u00bb<\/em> Ditarit prej 21.000 faqesh i vuri titullin: <em>\u00abVisari i fshehur\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Thot\u00eb\nJezusi n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm: <em>\u00abMbret\u00ebria e\nqiellit \u00ebsht\u00eb e ngjashme me visarin e fshehur n\u00eb ar\u00eb; njeriu q\u00eb e gjen, e fsheh\nprap\u00eb dhe, plot g\u00ebzim, shkon, shet gjith\u00e7ka ka dhe e blen at\u00eb ar\u00eb\u00bb<\/em>. Jezusi\nishte dashuria e shum\u00eb shenjt\u00ebrve, t\u00eb cil\u00ebt, kur e gjet\u00ebn at\u00eb, lan\u00eb gjith\u00e7ka\ndhe, <em>\u00abplot g\u00ebzim\u00bb<\/em>, u vun\u00eb n\u00eb ndjekje\nt\u00eb Tij. Mistiken q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm, i ati e donte v\u00ebrtet shum\u00eb dhe thuhet se nj\u00eb\nher\u00eb mendoi ta martonte at\u00eb. Por ajo i ishte p\u00ebrgjigjur me plot dashuri: <em>\u00abSi mund t\u2019ju bindem, n\u00ebse Zoti m\u00eb do nuse\nt\u00eb veten?\u00bb<\/em> E nuk vonoi e hyri n\u00eb kuvend q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb\nvje\u00e7are.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abMbret\u00ebria e qiellit i p\u00ebrngjan\ntregtarit q\u00eb k\u00ebrkon perla t\u00eb \u00e7mueshme. Kur e gjen nj\u00eb perl\u00eb me vleft\u00eb t\u00eb madhe,\nshkon, shet gjith\u00e7ka ka dhe e blen at\u00eb perl\u00eb.\u00bb<\/em>, vazhdon\nJezusi n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm. Kur Jezusi thot\u00eb fjal\u00ebn <em>\u00abMbret\u00ebria e qiellit\u00bb<\/em>, n\u00ebnkupton vetveten dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i\nbashkohen Atij. Jezusi \u00ebsht\u00eb <em>Perla<\/em>\nq\u00eb, kur njeriu e gjen, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb braktis\u00eb \u00e7do gj\u00eb e t\u00eb vihet n\u00eb\nndekjen e Tij. E nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb ndjekje abstrakte, por p\u00ebr nj\u00eb\nndjekje t\u00eb Jezusit brenda Trupit t\u00eb Tij Mistik q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kisha. Aty, n\u00eb prehrin\ne Kish\u00ebs, shenjt\u00ebrit jan\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb ta shprehnin t\u00ebr\u00eb dashurin\u00eb e tyre p\u00ebr\nJezusin, sado kund\u00ebrshtime e shkanduj q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb gjetur n\u00eb at\u00eb preh\u00ebr.\nIshin t\u00eb bindur se, kur dikush vihet n\u00eb ndjekje plot dashuri pas Jezusit, asgj\u00eb\nnuk mund ta pengoj\u00eb at\u00eb t\u00eb doj\u00eb e t\u00eb shenjt\u00ebrohet. <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, ne e dim\u00eb se Hyji n\u00eb gjith\u00e7ka bashk\u00ebpunon me ata q\u00eb e duan.\u00bb<\/em>,\nthot\u00eb Sh\u00ebn Pali sot n\u00eb leximin e dyt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Shenjt\u00ebrit\nishin t\u00eb bindur se \u00ebsht\u00eb Jezusi thesari q\u00eb mbartin brenda tyre e jo forca e\ntyre. Patjet\u00ebr q\u00eb, nga ana tjet\u00ebr, ata ishin t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm edhe se Jezusi nuk\nmund t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb n\u00ebse ata, me lirin\u00eb e tyre, nuk do t\u2019i hapeshin Atij. Kjo\nishte edhe arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ata flisnin aq shum\u00eb edhe p\u00ebr asketiz\u00ebm e p\u00ebr\nvet\u00ebmohim. Sh\u00ebn Piu nga Pietrel\u00e7ina, p\u00ebrshembull, thoshte: <em>\u00abO Zot, \u00e7far\u00eb marti\u00adrizimi \u00ebsht\u00eb tundimi i k\u00ebrkimit t\u00eb lavdis\u00eb s\u00eb\nbot\u00ebs!\u00bb \u00abFeja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb shikosh kah Jezusi, por edhe t\u00eb shikon sipas\nm\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb Jezusit.\u00bb<\/em>, sak\u00adt\u00ebsonte Papa Fran\u00e7esku e t\u00eb gjith\u00eb ne e dim\u00eb se\nkjo nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, por shpesh mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb <em>martirizim<\/em> i v\u00ebrtet\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr Jezusin dhe vet\u00ebdija\nse Ai na vjen gjithnj\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces shenjt\u00ebrimi ajo q\u00eb na shtyn e\nna jep ngush\u00ebllim: <em>\u00abT\u00eb gjith\u00eb ne jemi en\u00eb\nargjile, t\u00eb brisht\u00eb e t\u00eb varf\u00ebr, por n\u00eb k\u00ebto en\u00eb gjendet thesari i pa\u00e7mesh\u00ebm q\u00eb\nmbartim.\u00bb<\/em>, shton p\u00ebrs\u00ebri Papa Fran\u00e7esku.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj\nduhet t\u00eb kemi shum\u00eb kujdes e t\u00eb mos i mendojm\u00eb shenjt\u00ebrit si njer\u00ebz t\u00eb\npagabuesh\u00ebm. Shenjtja Bernardet\u00eb Subiru, s\u00eb cil\u00ebs iu shfaq Zoja e Bekuar n\u00eb\nLurd\u00eb t\u00eb Franc\u00ebs n\u00eb vitin 1858, do t\u00eb thoshte me shum\u00eb urti: <em>\u00abDo t\u00eb kisha dashur q\u00eb t\u00eb shkruheshin\ndifektet e shenjt\u00ebrve dhe ajo \u00e7ka ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019u korrigjuar; kjo do t\u00eb\nsh\u00ebrbente shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa mrekullit\u00eb dhe ekstazat e tyre.\u00bb<\/em> E Shenjtja\nTerez\u00eb e Lizjes\u00ebsakt\u00ebsonte pa\ndruajtje: <em>\u00abUn\u00eb nuk jam e aft\u00eb p\u00ebr\nvirtyte; virtyti im \u00ebsht\u00eb Jezusi.\u00bb<\/em> <em>\u00abShenjt\u00ebrit\njan\u00eb m\u00ebkatar\u00eb q\u00eb gjithnj\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb provojn\u00eb s\u00ebrish.\u00bb<\/em>, thoshte edhe\nshkrimtari skocez i shekullit XIX, Robert Luis Stivenson.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebtu tani\nbesoj mund ta kuptojm\u00eb si duhet edhe bukurin\u00eb e leximit t\u00eb par\u00eb q\u00eb d\u00ebgjuam sot.\nAty tregohet p\u00ebr nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb sheh mbreti i madh i Izraelit, Salomoni, n\u00eb t\u00eb\ncil\u00ebn Zoti i flet dhe i thot\u00eb se mund t\u00eb k\u00ebrkonte prej Tij gjith\u00e7ka q\u00eb donte: <em>\u00abK\u00ebrko \u00e7ka do q\u00eb t\u00eb jap un\u00eb!\u00bb<\/em>. E\nSalomoni, n\u00eb mes t\u00eb shum\u00eb gj\u00ebrave q\u00eb mund t\u00eb zgjidhte, i drejton Hyjit k\u00ebt\u00eb\nk\u00ebrkes\u00eb: <em>\u00abJepi sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd nj\u00eb zem\u00ebr\nq\u00eb di t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb, q\u00eb t\u00eb dij\u00eb ta gjykoj\u00eb popullin t\u00ebnd e t\u00eb dij\u00eb ta dalloj\u00eb t\u00eb\nmir\u00ebn prej s\u00eb keqes.\u00bb<\/em> E teksti i shenjt\u00eb vazhdon: <em>\u00abZotit i p\u00eblqeu k\u00ebrkesa e till\u00eb q\u00eb Salomoni i b\u00ebri Hyjit.\u00bb<\/em> E\nprandaj edhe Hyji i dhuron nj\u00eb <em>men\u00e7uri<\/em>\nt\u00eb jasht\u00eb\u00adza\u00adkonshme: <em>\u00abPo t\u00eb jap nj\u00eb\nmendje t\u00eb kthjell\u00ebt e plot kuptim, kaq sa t\u00eb till\u00eb nuk e ka pasur askush para\nteje dhe s\u2019do ta ket\u00eb askush pas teje si ti\u00bb<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ky premtim\ni Hyjit b\u00ebr\u00eb Salomonit u plot\u00ebsua vet\u00ebm me ardhjen e Jezu Krishtit n\u00eb bot\u00eb.\nSalomoni v\u00ebrtet q\u00eb mori dhurat\u00eb nj\u00eb <em>men\u00e7uri\nt\u00eb pazakont\u00eb<\/em>, por Bibla nuk kursehet t\u00eb rreshtoj\u00eb edhe m\u00ebkatet e krenaris\u00eb\ne t\u00eb lakmis\u00eb q\u00eb e mb\u00ebrthyen k\u00ebt\u00eb mbret i cili, p\u00ebr t\u2019ia rritur vetes namin,\nsajoi shum\u00eb martesa me mbret\u00ebr t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs dhe filloi t\u00eb jetonte jo\nvet\u00ebm n\u00eb shthurje por edhe n\u00eb idhujtari, duke u larguar k\u00ebshtu nga Zoti, i cili\ni pati treguar aq shum\u00eb mir\u00ebsi. Prandaj Salomonit, sado q\u00eb iu dhurua men\u00e7uria,\nnuk i mjaftonte vetvetja, por i duhej edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr, apo m\u00eb sakt\u00eb, i duhej\nedhe <em>Dikush<\/em> tjet\u00ebr: i duhej Jezusi.\nK\u00ebshtu e kuptojm\u00eb fjal\u00ebn e Jezusit sot n\u00eb Ungjill q\u00eb thot\u00eb: <em>\u00abK\u00ebshtu pra, \u00e7do skrib q\u00eb e p\u00ebrvet\u00ebsoi\nm\u00ebsimin e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb qiellit, i p\u00ebrngjan t\u00eb zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb nxjerr nga\nvisari i vet gj\u00ebra t\u00eb reja e t\u00eb vjetra.\u00bb<\/em> Jezusi po u thoshte\nbashk\u00ebbiseduesve t\u00eb vet hebrenj se b\u00ebnin shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb i besonin urtis\u00eb q\u00eb\nm\u00ebsonte Bes\u00eblidhja e Vjet\u00ebr, por nevojitej q\u00eb t\u2019i hapeshin edhe Urtis\u00eb s\u00eb <em>\u00abMbret\u00ebris\u00eb s\u00eb qiellit\u00bb<\/em>, pra Jezusit,\nn\u00ebse donin t\u00eb arrinin p\u00ebrsom\u00ebrin\u00eb. <em>\u00abUn\u00eb\nnuk jam e aft\u00eb p\u00ebr virtyte; virtyti im \u00ebsht\u00eb Jezusi\u00bb<\/em> kujtojm\u00eb se thoshte me\nthjesht\u00ebsi Shenjtja Terez\u00eb e Lizjes\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Mistikja q\u00eb\np\u00ebrmend\u00ebm n\u00eb fillim, Shenjtja Veronika Xhuliani, jo m\u00eb kot e kishte titulluar\nDitarin e saj prej 44 volumesh: <em>\u00abVisari i\nfshehur\u00bb<\/em>. N\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e saj, ajo doli nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mblidhte lule n\u00eb ar\u00eb.\nPapritmas takoi nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur i cili i tha: <em>\u00abUn\u00eb jam lulja m\u00eb e bukur!\u00bb<\/em> dhe u largua me vrap. Veronika vrapoi\npas Tij, por nuk arriti ta gjente. N\u00eb vegimet e m\u00ebvonshme, Jezusi do t\u2019i\ntregonte se kishte qen\u00eb pik\u00ebrisht Ai q\u00eb i kishte folur. Ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb\narsyeja p\u00ebrse nd\u00ebr fjal\u00ebt e fundit q\u00eb Veronika thoshte n\u00eb shtratin e vdekjes\nishin: <em>\u00abDashuria lejoi q\u00eb ta gjejm\u00eb.\nDashuria lejoi q\u00eb ta gjejm\u00eb.\u00bb<\/em> E kishte shpenzuar t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkimin e\nk\u00ebsaj <em>\u00abLule m\u00eb t\u00eb bukur\u00bb<\/em> dhe e kishte\ngjetur At\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb mos kemi\nfrik\u00eb n\u00ebse duket sikur urtia e Jezusit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e brisht\u00eb se dhuna dhe\ndinak\u00ebria e bot\u00ebs. Koha ka v\u00ebrtetuar dhe do t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb gjith\u00e7ka. <em>\u00abAleksandri i Madh, \u00c7ezari dhe un\u00eb kemi\nthemeluar perandori t\u00eb pafundme. Por nga se vareshin k\u00ebto krijime gjeniale? Nga\ndhuna. Vet\u00ebm Jezusi ka themeluar nj\u00eb perandori t\u00eb themeluar mbi dashurin\u00eb dhe,\nende sot, miliona njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb vdesin p\u00ebr t\u00eb.\u00bb<\/em>, thoshte\nNapoleon Bonaparti, ai q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb pik\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb bujshme,\nkishte th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abUn\u00eb do ta shkat\u00ebrroj\nKish\u00ebn e Krishtit.\u00bb<\/em> Me sa duket, kur qe i detyruar t\u00eb m\u00ebrgonte n\u00eb ishullin\nElb\u00ebs, i \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i kthej\u00eb mbrapsht ato mendime. Nuk ishte nj\u00ebsoj pera\u00adndoria\ne tij me at\u00eb t\u00eb Jezusit, <em>\u00abVisari i\nfshehur\u00bb<\/em>, t\u00eb Cilin shum\u00eb veta e kishin gjetur dhe i ishin v\u00ebn\u00eb pas me\ngjith\u00eb shpirt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom\nDritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XVII GJAT\u00cb VITIT A 1 Mbr 3, 5. 7-12; Ps 119 (118); Rom 8, 28-30; Mt 13, 44-52 N\u00eb vitin 1839, Papa Gregori XVI shpalli shenjt\u00ebresh\u00eb Veronika Xhulianin, nj\u00eb rregulltare e lindur n\u00eb dioqez\u00ebn e Pezaros, n\u00eb Itali. Kanonizimi i saj ndodhi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull pas vdekjes s\u00eb saj, edhe pse &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9266\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;VISARI I FSHEHUR&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[14],"class_list":["post-9266","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-a"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9266","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9266"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9266\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9268,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9266\/revisions\/9268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}