{"id":9270,"date":"2023-08-02T08:48:44","date_gmt":"2023-08-02T08:48:44","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=9270"},"modified":"2023-08-02T08:49:16","modified_gmt":"2023-08-02T08:49:16","slug":"nese-me-degjoni-mua-do-te-hani-cka-eshte-e-mire-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9270","title":{"rendered":"N\u00cbSE M\u00cb D\u00cbGJONI MUA,  DO T\u00cb HANI \u00c7KA \u00cbSHT\u00cb E MIR\u00cb."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XVIII GJAT\u00cb VITIT A<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Is 55, 1-3; Ps 145 (144); Rom 8, 35. 37-39; Mt 14, 13-21<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"990\" height=\"603\" src=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Immagine_7.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-9271\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Immagine_7.png 990w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Immagine_7-300x183.png 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Immagine_7-768x468.png 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Immagine_7-450x274.png 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke lexuar pjes\u00ebn e sotme\nungjillore, v\u00ebmendja jon\u00eb ndalet gati vetvetiu tek mrekullia e bujshme e\nshumimit t\u00eb buk\u00ebve dhe peshq\u00adve, duke rrezikuar q\u00eb t\u2019i ndajm\u00eb rreshtat q\u00eb\ntregojn\u00eb mrekullin\u00eb, nga rreshtat q\u00eb u paraprijn\u00eb atyre. Thot\u00eb Ungjilli i sot\u00ebm\nse Jezusi d\u00ebshironte t\u00eb shmangej n\u00eb vetmi drejt nj\u00eb vendi t\u00eb pabanuar, por, kur\ndoli nga barka, <em>\u00abpa nj\u00eb turm\u00eb t\u00eb madhe\nnjer\u00ebzish\u00bb<\/em> q\u00eb po e prisnin n\u00eb bregun ku ishte nisur. E n\u00eb fakt, kur turma e\nkishte kuptuar se p\u00ebr ku ishte nisur Jezusi, ajo u nis n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr tek ai\nvend: <em>\u00abKur e hetoi populli, u nis pas tij\nn\u00eb k\u00ebmb\u00eb prej qyteteve\u00bb<\/em>. E, p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij mundi q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb me\nshum\u00eb nxitim gjith\u00eb ai popull, Jezusi ka reagimin m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb nj\u00eb bariu: <em>\u00abKur doli Jezusi prej barke, pa nj\u00eb turm\u00eb t\u00eb\nmadhe njer\u00ebzish, pati dhembshuri p\u00ebr ta dhe i sh\u00ebroi t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt e tyre.\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>Ndjenja dhembshurie<\/em> dhe <em>mrekulli sh\u00ebrimi<\/em>. Te dyja\nk\u00ebto duhen par\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb Jezusin, sepse rrezikojm\u00eb q\u00eb ta keqkuptojm\u00eb\nPersonin e Tij. N\u00ebse i kemi parasysh te dy k\u00ebto aspekte, at\u00ebher\u00eb do ta kup\u00adtojm\u00eb\nse Jezusi, mrekullit\u00eb nuk i b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebme\u00adndjen e publikut e as\np\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur shijet e atyre q\u00eb k\u00ebrkonin shenja spektakolare, por vet\u00ebm si <em>shenja<\/em> t\u00eb dashuris\u00eb dhe t\u00eb dhembshuris\u00eb\nq\u00eb Ai ka ndaj njeriut n\u00eb vuajtje. Vet\u00eb Sh\u00ebn Mateu q\u00eb i tregon ngjarjet e\nUngjillit t\u00eb sot\u00ebm, thot\u00eb pak kapituj m\u00eb p\u00ebrpara se Jezusi nuk pranoi t\u00eb b\u00ebnte\nmrekulli kur disa farisenj e skrib\u00eb ia k\u00ebrkuan ato si shenja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar\nmadh\u00ebshtin\u00eb e Tij, por i nisi duarbosh duke u th\u00ebn\u00eb se e vetmja shenj\u00eb q\u00eb atyre\ndo t\u2019u jepej, do t\u00eb ishte vdekja e ngjallja e Birit t\u00eb njeriut (12, 38-42), si\ne vetmja shenj\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb prek\u00eb sadopak zemrat e atyre q\u00eb zhyten n\u00eb m\u00ebkatet\ne krenaris\u00eb e t\u00eb urrejtjes. Nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebve, atyre t\u00eb thjesht\u00ebve q\u00eb e\nk\u00ebrkonin sinqerisht Personin e Tij, Jezusi nuk do t\u2019ua kursente kurr\u00eb dor\u00ebn e\nTij bujare. Duket sikur n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb Zoti i dallon njer\u00ebzit dhe mban krahun e\ndikujt m\u00eb shum\u00eb se dikujt tjet\u00ebr, por mendoj se pik\u00ebrisht kjo aft\u00ebsi e Jezusi\nq\u00eb disave t\u2019u b\u00ebj\u00eb mrekulli e disa t\u00eb tjer\u00ebve t\u2019u ofrohet si shenja e v\u00ebrtet\u00eb e\nmund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kthim me vdekjen e ngjalljen e Tij, tregojn\u00eb Zemr\u00ebn e Tij t\u00eb\nmadhe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb Lumit Dom Luigj\nPrendushi, tregohen disa d\u00ebshmi v\u00ebrtet t\u00eb bukura, q\u00eb duket sikur e mish\u00ebrojn\u00eb\nedhe nj\u00ebher\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb paraqiste Jezusi p\u00ebr njer\u00ebzit e koh\u00ebs s\u00eb Tij. Apo m\u00eb\nsakt\u00eb, duket sikur, n\u00eb personin e k\u00ebtij martiri, Jezusi po b\u00ebhej edhe nj\u00eb her\u00eb <em>shenj\u00eb<\/em> dhe Bari i dhembshur. Dom Luigji\ndo t\u00eb pushkatohej nga komu\u00adnist\u00ebt n\u00eb vazhd\u00ebn e urrejtjes sistematike q\u00eb k\u00ebta\nnjer\u00ebz kishin kund\u00ebr klerit katolik n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb interesante t\u00eb\nshohim se, n\u00eb mes t\u00eb gjith\u00eb martir\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e atyre viteve,\nDom Luigjit Zoti i kishte dh\u00ebn\u00eb edhe dhurat\u00ebn e mrekullive. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ja disa d\u00ebshmi: <em>\u00abShum\u00eb her\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt r\u00ebnd\u00eb dhe pa shpres\u00eb\np\u00ebr t\u00eb mbijetuar, kan\u00eb rifituar sh\u00ebndetin fal\u00eb Dom Luigjit, i cili vinte stol\u00ebn\ne tij mbi kok\u00ebn e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe u lutej pareshtur Jezusit dhe Virgj\u00ebr\u00ebs Mari.\nMadje nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb njeri e mori veten, edhe pse ishte n\u00eb nj\u00eb kom\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe\nt\u00eb pakthyeshme. Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr e thirr\u00ebn me ngut, sepse nj\u00eb grua ishte shum\u00eb\nr\u00ebnd\u00eb, kishte konvulsione dhe nuk arrinte t\u00eb fliste. Disa thonin se kishte\ndjallin n\u00eb trup. Kurr arriti aty, Dom Luigji vuri stol\u00ebn tek koka e saj dhe u\nlut me shum\u00eb devocion. Si p\u00ebr mrekulli, gruaja e qet\u00ebsua dhe pas pak u sh\u00ebrua\nplot\u00ebsisht.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nj\u00eb besimtar nga Mali i Gjymtit,\nShkod\u00ebr, do d\u00ebshmonte se nj\u00eb her\u00eb, kur t\u00eb mbjellat e tij ia kishin pushtuar\nkarkalecat dhe po i shkat\u00ebrronin gjith\u00e7ka, shkoi dhe thirri Dom Luigjin p\u00ebr t\u00eb\nb\u00ebr\u00eb nj\u00eb bekim t\u00eb asaj are. Pasi Dom Luigji e b\u00ebri bekimin, u drejtuan p\u00ebr tek\nsht\u00ebpia e fshatarit p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nga nj\u00eb kafe. I shqet\u00ebsuar, fshatari\nvazhdimisht e pyeste n\u00ebse bekimi do t\u00eb kishte sukses. Dom Luigji\ni tha: <em>\u00abNe e b\u00ebm\u00eb ton\u00ebn, tani gjith\u00e7ka e\nka n\u00eb dor\u00eb Zoti.\u00bb<\/em> Kur dol\u00ebn jasht\u00eb, pan\u00eb se karkalecat ishin larguar t\u00eb\ngjith\u00eb nga ara dhe kishin kaluar malin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe nj\u00eb far\u00eb\nMarije Mirashi do t\u00eb d\u00ebshmonte n\u00eb gjyqin kishtar se n\u00ebna e saj kishte qen\u00eb nj\u00eb\nher\u00eb n\u00eb fill t\u00eb vdekjes dhe menj\u00ebher\u00eb thirr\u00ebn Dom Luigjin. Ky shkoi, b\u00ebri nj\u00eb\nlutje shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb me durim, deri sa e \u00ebma u sh\u00ebrua\nkrejt\u00ebsisht e nuk i pati m\u00eb ato probleme sh\u00ebndet\u00ebsore deri sa vdiq shum\u00eb vite\nm\u00eb von\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 82-vje\u00e7are.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Atyre q\u00eb\nrrudhin vetullat p\u00ebrball\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb tilla, nuk e di p\u00ebrse m\u00eb vjen t\u2019u them se\nnuk do t\u00eb ngurronin t\u00eb besonin n\u00ebse n\u00eb k\u00ebto rreshta do t\u00eb p\u00ebrshkruanim ndonj\u00eb\nskandal apo ndonj\u00eb thashe\u00adtheme tjet\u00ebr. Por shenjt\u00ebrve u ka interesuar vet\u00ebm q\u00eb\nt\u00eb b\u00ebheshin prani e gjall\u00eb e Krishtit Bari e asgj\u00eb tjet\u00ebr. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\narsye Dom Luigji thuhej se jetonte shum\u00eb i varf\u00ebr dhe shpeshher\u00eb udh\u00eb\u00adtonte\nn\u00ebp\u00ebr malet e Komanit e t\u00eb zonave p\u00ebrreth n\u00eb d\u00ebbor\u00eb, si edhe duke p\u00ebrshkuar\nedhe lumin e ftoht\u00eb mes shum\u00eb rreziqeve, p\u00ebr t\u2019u \u00e7uar njer\u00ebzve sakramentet.\nPik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto arsye edhe kur erdhi komunizmi, p\u00ebrball\u00eb mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb pati\np\u00ebr t\u2019u larguar p\u00ebr n\u00eb Itali, ai refuzonte t\u00eb largohej dhe pranoi t\u00eb b\u00ebhej edhe\n<em>shenj\u00eb<\/em> p\u00ebr at\u00eb kate\u00adgori njer\u00ebzish t\u00eb\nmbushur me urrejtje. Thoshte: <em>\u00abDua t\u00eb\nvdes me veladon! K\u00ebtu m\u00eb ka thirrur Zoti q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej dhe k\u00ebtu dua t\u00eb vdes!\u00bb<\/em>\nEdhe kur n\u00eb burg nj\u00eb ushtar e tallte se pse nuk e hiqte veladonin, ai ia ktheu:\n<em>\u00abJam m\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu!\u00bb<\/em> Pas shum\u00eb\ntorturash dhe pas nj\u00eb gjyqi me d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rrem\u00eb, e pushkatuan n\u00eb Shelqet,\nVau i Dej\u00ebs, n\u00eb janarin e vitit 1947, n\u00eb prani t\u00eb popullit q\u00eb ia d\u00ebgjoi fjal\u00ebt\ne fundit: <em>\u00abNuk kam asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb,\njam i pafajsh\u00ebm. Rrnoft\u00eb Krishti Mbret!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebta\nnjer\u00ebz, pra, pranuan t\u00eb b\u00ebhen shenj\u00eb e gjall\u00eb e Jezusit i cili, mrekullit\u00eb nuk\ni b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb shuar kureshtjen e turmave, por si shenja t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Tij\nprej Bariu t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e, nga ana tjet\u00ebr, ishte i gatsh\u00ebm q\u00eb ta dhuronte edhe\nvetveten p\u00ebr sh\u00eblbimin e t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj\nedhe mrekullia e shum\u00ebzimit t\u00eb buk\u00ebve q\u00eb Jezusi b\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas, ka n\u00eb\nvetvete dy tipare t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht shenj\u00eb se Zoti p\u00ebrs\u00ebri\npo kujdesej p\u00ebr popullin e vet, ashtu si\u00e7 ishte kujdesur dikur p\u00ebr popullin e\nzgjedhur gjat\u00eb shteg\u00adtimit t\u00eb tij n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb dhe, nga ana tjet\u00ebr, ajo\nparalajm\u00ebronte edhe themelimin e Eukaristis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vet\u00eb Jezusi do t\u2019i\ndhurohej bot\u00ebs s\u00eb Buk\u00eb e gjall\u00eb q\u00eb sjell sh\u00eblbimin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb,\nJezusi nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb mrekulli prej asgj\u00ebje, por p\u00ebrdor\u00eb pes\u00eb buk\u00ebt\ndhe dy peshqit q\u00eb kishin apostujt me vete. Apostujt, t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr gjith\u00eb\nat\u00eb turm\u00eb, kur pan\u00eb se po afrohej mbr\u00ebmja, i than\u00eb Jezusit q\u00eb t\u2019i niste ata n\u00eb\nfshatrat p\u00ebrbri q\u00eb t\u00eb blinin ndonj\u00eb gj\u00eb. Por u befasuan kur d\u00ebgjuan se Jezusi u\ntha: <em>\u00abJepuni ju t\u00eb han\u00eb!\u00bb<\/em> B\u00ebhej fjal\u00eb\np\u00ebr rreth pes\u00ebmij\u00eb meshkuj, pa num\u00ebruar grat\u00eb e f\u00ebmij\u00ebt. Por Jezusi u thot\u00eb se\nishte e mjaftueshme q\u00eb at\u00eb pak q\u00eb kishin, t\u2019ia jepnin Atij: <em>\u00abM\u2019i bini k\u00ebtu!\u00bb<\/em> Jezusi nuk vepron nga asgj\u00ebja.\nD\u00ebshiron, nd\u00ebrkaq, q\u00eb apostujt e Tij ta kuptojn\u00eb se, n\u00eb t\u00eb ardhmen, kur do t\u00eb\nnisen p\u00ebr t\u00eb ungjillizuar mbar\u00eb bot\u00ebn, do t\u00eb jet\u00eb e mjaftueshme q\u00eb ato pak\ndhurata q\u00eb kan\u00eb n\u00eb vetvete, t\u2019ia paraqesin Jezusit, sepse pastaj Ai do t\u00eb dij\u00eb\nsi t\u2019i shum\u00ebzoj\u00eb p\u00ebr dobin\u00eb e turmave t\u00eb pafund. K\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kisha\ngjithnj\u00eb. Por i duhet t\u00eb mos i l\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka Jezusit n\u00eb dor\u00eb, sepse Ai e pret\nat\u00eb pak q\u00eb Kisha mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pastaj,\nduke treguar se si ndodhi mrekullia, ungjilltari me dashje thekson gjestet q\u00eb\nb\u00ebn Jezusi: <em>\u00abI mori pes\u00eb buk\u00ebt e dy\npeshqit, i drejtoi syt\u00eb kah qielli, i bekoi, i ndau dhe ua dha nx\u00ebn\u00ebsve, kurse\nnx\u00ebn\u00ebsit turm\u00ebs.\u00bb<\/em> Jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb cilat ungjilltari do t\u2019i p\u00ebrs\u00ebris\u00eb edhe kur\ndo t\u00eb p\u00ebr\u00adshkruaj\u00eb themelimin e Eukaristis\u00eb: <em>\u00abJezusi, mori buk\u00ebn, i dha lavdi Hyjit, e theu, ua dha nx\u00ebn\u00ebsve&#8230;.\nPastaj mori kelkun, u fal\u00ebnderua, ua dha&#8230;\u00bb<\/em>. Jezusi, pra, nuk po b\u00ebnte <em>loj\u00ebra shpejt\u00ebsie<\/em> p\u00ebr t\u00eb mahnitur\nturmat, por po e lidhte k\u00ebt\u00eb mrekulli me mrekullin\u00eb e madhe t\u00eb Eukaristis\u00eb, n\u00eb\nt\u00eb cil\u00ebn Ai do t\u2019i dhurohej bot\u00ebs p\u00ebr faljen e m\u00ebka\u00adteve. Pastaj, gjestet q\u00eb\nb\u00ebn Jezusi, jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb mbushura me lidhjen e ngusht\u00eb q\u00eb Ai ka me Atin e\nTij (<em>\u00abi drejtoi syt\u00eb kah qielli, i bekoi\u00bb<\/em>)\ndhe me nx\u00ebn\u00ebsit e Tij (<em>\u00abua dha nx\u00ebn\u00ebsve,\nkurse nx\u00ebn\u00ebsit turm\u00ebs\u00bb<\/em>), t\u00eb cil\u00ebt pastaj do t\u00eb ishin hallka lidh\u00ebse e Tij\nme bot\u00ebn. Si\u00e7 ndodhi edhe me Eukaristin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pik\u00ebrisht\nn\u00eb lidhje me Eukaristin\u00eb, pastaj, do t\u00eb merrnin kuptim edhe fjal\u00ebt q\u00eb d\u00ebgjuam\nn\u00eb leximin e par\u00eb, ku Zoti i drejtohet popullit t\u00eb Izraelit duke i th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abEjani e bleni pa para e pa pages\u00eb ver\u00eb e\nqum\u00ebsht! Pse t\u2019i shpenzoni parat\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb buk\u00eb dhe m\u00ebditjen tuaj n\u00eb\ngj\u00ebra q\u00eb nuk ngijn\u00eb? N\u00ebse m\u00eb d\u00ebgjoni mua, do t\u00eb hani \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb e do t\u00eb\nshijoni ushqime t\u00eb shijshme!\u00bb<\/em>. <em>\u00abMe ju do t\u00eb lidh Bes\u00eblidhje t\u00eb\np\u00ebrhershme.\u00bb<\/em>,\nshton Zoti. E Jezusi gjat\u00eb dark\u00ebs s\u00eb fundit me apostujt e Tij, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb\nkuptohet se ato profeci t\u00eb Bes\u00eblidhjes s\u00eb Vjet\u00ebr b\u00ebnin fjal\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\nMister t\u00eb madh t\u00eb Eukaristis\u00eb: <em>\u00abKy \u00ebsht\u00eb\ngjaku i Bes\u00eblidhje s\u00eb Re.\u00bb<\/em> Sa her\u00eb q\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb Eukaristi, i d\u00ebgjojm\u00eb\nk\u00ebto fjal\u00eb dhe zhytemi edhe ne n\u00eb Sh\u00eblbimin q\u00eb na sjell Flija plot m\u00ebshir\u00eb e\nKrishtit Zot, e cila na mban n\u00eb ecjen ton\u00eb drejt sh\u00eblbimit t\u00eb amshuar. Edhe ne,\nat\u00ebher\u00eb, mund t\u00eb themi s\u00eb bashku me Sh\u00ebn Palin: <em>\u00abKush do t\u00eb mund t\u00eb na ndaj\u00eb prej dashuris\u00eb s\u00eb Krishtit? V\u00ebshti\u00adr\u00ebsia?\nNgushtica? Salvimi? Uria? Zhvesht\u00ebsia? Rreziku? Shpata? E prap\u00ebseprap\u00eb, n\u00eb t\u00eb\ngjitha k\u00ebto, jemi m\u00eb tep\u00ebr se ngadh\u00ebnjyes, n\u00eb saje t\u00eb Atij q\u00eb na ka dashur.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebr t\u00eb Lumin Dom Luigj\nPrendushin q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr, ekzsiton edhe kjo d\u00ebshmi dometh\u00ebn\u00ebse: <em>\u00abP\u00ebr t\u00eb gjith\u00e7ka ishte lutje, pendes\u00eb e\nflijim dhe gjith\u00e7ka shkonte kah Eukaristia, t\u00eb cil\u00ebn e kremtonte \u00e7do dit\u00eb dhe\nnga e cila pambarimisht merrte energji gjithnj\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta dhe frytdh\u00ebn\u00ebse.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom\nDritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XVIII GJAT\u00cb VITIT A Is 55, 1-3; Ps 145 (144); Rom 8, 35. 37-39; Mt 14, 13-21 Duke lexuar pjes\u00ebn e sotme ungjillore, v\u00ebmendja jon\u00eb ndalet gati vetvetiu tek mrekullia e bujshme e shumimit t\u00eb buk\u00ebve dhe peshq\u00adve, duke rrezikuar q\u00eb t\u2019i ndajm\u00eb rreshtat q\u00eb tregojn\u00eb mrekullin\u00eb, nga rreshtat q\u00eb u paraprijn\u00eb atyre. &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9270\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;N\u00cbSE M\u00cb D\u00cbGJONI MUA,  DO T\u00cb HANI \u00c7KA \u00cbSHT\u00cb E MIR\u00cb.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[14],"class_list":["post-9270","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-a"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9270","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9270"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9270\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9273,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9270\/revisions\/9273"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9270"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9270"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9270"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}