{"id":9288,"date":"2023-08-15T08:52:38","date_gmt":"2023-08-15T08:52:38","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=9288"},"modified":"2023-08-15T08:57:10","modified_gmt":"2023-08-15T08:57:10","slug":"e-madhe-eshte-feja-jote-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9288","title":{"rendered":"E MADHE \u00cbSHT\u00cb FEJA JOTE."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XX GJAT\u00cb VITIT A<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Is 56, 1. 6-7; Ps 67 (66); Rom 11, 13-15. 29-32; Mt 15, 21-28<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"674\" height=\"536\" src=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Matthew-15-21-28.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9289\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Matthew-15-21-28.jpg 674w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Matthew-15-21-28-300x239.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Matthew-15-21-28-450x358.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 674px) 93vw, 674px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e shumta p\u00ebr\n\u00e7astet e ekstazave t\u00eb Sh\u00ebn Piut nga Pietrel\u00e7ina thot\u00eb edhe se, kur frati i\np\u00ebrvujt\u00eb p\u00ebrfundonte s\u00eb kremtuari Eukaristin\u00eb, shpesh e d\u00ebgjonin t\u00eb fliste me\nJezusin. E, se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb monolog, e kuptonin nga fakti se At\u00eb Piu\nfliste, b\u00ebnte pyetje, nd\u00ebrhynte. Bashk\u00ebv\u00ebllez\u00ebrit e tij filluan t\u2019i shkruajn\u00eb\nk\u00ebto biseda. Patjet\u00ebr se nuk mund t\u00eb d\u00ebgjonin \u00e7far\u00eb thoshte Jezusi, por at\u00eb q\u00eb\nthoshte Padre Piu, e d\u00ebgjonin. Ndodhi nj\u00eb her\u00eb q\u00eb fret\u00ebrit e kuptuan se Jezusi\ndhe At\u00eb Piu po flisnin n\u00eb lidhje me nj\u00eb meshtar, edhe pse nuk e dinin se p\u00ebr k\u00eb\nb\u00ebhej fjal\u00eb. Me sa kuptohej, po flisnin p\u00ebr nj\u00eb meshtar q\u00eb po jetonte n\u00eb m\u00ebkate\nt\u00eb r\u00ebnda dhe Jezusi po i shprehte fratit t\u00eb dashur dhimbjen dhe zem\u00ebrimin e\nTij. E frati, me varr\u00ebt e Krishtit n\u00eb trup, thuhet se iu p\u00ebrgjigj: <em>\u00abT\u00eb lutem, o Zot, ki m\u00ebshir\u00eb, mos u zem\u00ebro\nme t\u00eb. T\u00eb lutem, Ti je i mir\u00eb! T\u00eb lutem, ki m\u00ebshir\u00eb!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje k\u00ebto\nk\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb shenjt\u00ebrve t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb urat\u00ebt e tyre, lypin m\u00ebshir\u00ebn e Jezusit,\nkur e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se Jezusi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb m\u00ebshira. K\u00ebshtu na b\u00ebn p\u00ebrshtypje\nedhe pjesa e sotme ungjillore ku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua ajo q\u00eb k\u00ebrkon nga Jezusi Hirin\ne nj\u00eb sh\u00ebrimi t\u00eb mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bij\u00ebn e vet. Madje sjellja q\u00eb Jezusi ka\nkundrejt k\u00ebsaj gruaje fillimisht, \u00ebsht\u00eb e pazakont\u00eb p\u00ebr Personin e Tij, Ai i\ncili gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar i dhimbsh\u00ebm me njer\u00eb\u00adzit n\u00eb vuajtje. \u00cbsht\u00eb e\nv\u00ebrtet\u00eb se di\u00e7ka mund t\u00eb kuptohet nga m\u00ebnyra se si Jezusi reagon, por besoj se\narsyen e v\u00ebrtet\u00eb se p\u00ebrse pedagogjia Hyjnore vendosi t\u00eb sillej ashtu me at\u00eb\ngrua at\u00eb dit\u00eb, nuk kemi mund\u00ebsi ta kuptojm\u00eb kurr\u00eb deri n\u00eb fund. Jezusi nuk\nsillet me ne si i v\u00ebshtir\u00eb as p\u00ebr t\u00eb provuar ndjenjat tona e as sepse ia ka\n\u00ebnda t\u00eb na shoh\u00eb kah i p\u00ebrgj\u00ebrohemi. Ajo q\u00eb mund t\u00eb themi me siguri \u00ebsht\u00eb se\nJezusi pret fen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb ne, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Ai at\u00ebher\u00eb t\u00eb mund t\u00eb veproj\u00eb m\u00eb\nfuqish\u00ebm. E, n\u00eb fakt, vet\u00ebm kur gruaja shprehu nj\u00eb fe t\u00eb till\u00eb, Jezusi mundi\nt\u2019i thoshte: <em>\u00abO grua, e madhe \u00ebsht\u00eb feja\njote. Le t\u00eb b\u00ebhet ashtu si d\u00ebshiron!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Hyji, me sa duket, ka nevoj\u00eb p\u00ebr\nk\u00ebmb\u00ebnguljen ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb me m\u00ebshir\u00ebn dhe pushtetin e Tij. Ka nevoj\u00eb,\nsepse pret lirin\u00eb ton\u00eb q\u00eb t\u2019i hapet asaj. Ka nevoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr lutjen e\nnd\u00ebrmjet\u00ebsimit nga dikush tjet\u00ebr, p\u00ebr dik\u00eb, si\u00e7 ishte rasti i k\u00ebsaj n\u00ebne p\u00ebr t\u00eb\nbij\u00ebn, apo rasti i At\u00eb Piut p\u00ebr at\u00eb meshtarin, e shum\u00eb e shum\u00eb raste t\u00eb tjera.\nE pret k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim, duke qen\u00eb se gjinia njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb nj\u00eb familje\ne vetme n\u00eb syt\u00eb e Tij. Edhe pse mbetet gjithnj\u00eb mister kjo nevoj\u00eb e madhe e\nlutjes son\u00eb dhe e lutjes s\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, megjithat\u00eb vet\u00eb\nhistoria e sh\u00eblbimit na ka m\u00ebsuar dhe vazhdon t\u00eb na m\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr efikasitetin e\nk\u00ebmb\u00ebnguljes n\u00eb lutje. Fakti se nuk arrijm\u00eb ta shterrojm\u00eb me shpjegimin ton\u00eb\nk\u00ebt\u00eb mister, nuk do t\u00eb thot\u00eb se ai nuk duhet shpallur. Zbulesa Hyjnore na nxit\nt\u00eb ndryshojm\u00eb m\u00ebnyrat e t\u00eb menduarit e jo t\u00eb menduarit ton\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb\nZbules\u00ebn Hyjnore. P\u00ebrball\u00eb fakteve e ngjarjeve t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, jemi t\u00eb\nthirrur t\u00eb ndalemi gjithnj\u00eb n\u00eb kundrim t\u00eb p\u00ebrvujt\u00eb e jo n\u00eb rebelim fodull e\nmendjemadh. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u2019i kthehemi pjes\u00ebs s\u00eb sotme\nungjillore! Sh\u00ebn Mateu na tregon se Jezusi ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje dhe kishte\nkaluar kufijt\u00eb e Palesitn\u00ebs, duke shkuar n\u00eb veriun e Tok\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, <em>\u00abn\u00eb krahinat e Tirit e t\u00eb Sidonit\u00bb<\/em>.\nIshin toka t\u00eb banuara nga pagan\u00eb e prandaj ndodhi q\u00eb pik\u00ebrisht nj\u00eb grua pagane,\n<em>\u00abnga Kananea, q\u00eb kishte ardhur nga ato\nan\u00eb\u00bb<\/em>, t\u2019i dilte p\u00ebrpara Jezusit e t\u00eb lypte mrekullin\u00eb. Teksti thot\u00eb se ajo <em>\u00abfilloi t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb\u00bb<\/em>, kaq e fort\u00eb ishte\nk\u00ebmb\u00ebngulja e saj. <em>\u00abKi m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua, o\nZot, Biri i Davidit! Djalli po ma mundon tep\u00ebr vajz\u00ebn.\u00bb<\/em> b\u00ebrtiste ajo, por\n\u00e7udit\u00ebrisht <em>\u00abJezusi nuk i p\u00ebrgjigji fare\u00bb<\/em>.\nApsotujt madje nd\u00ebrhyjn\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb Jezusit: <em>\u00abB\u00ebja k\u00ebt\u00eb nder e t\u00eb shkoj\u00eb, sepse po b\u00ebrtet pas nesh!\u00bb<\/em> Shum\u00ebkush\nkomenton se kjo k\u00ebrkes\u00eb e apostujve vinte nga d\u00ebshira e tyre p\u00ebr ta hequr qafe\nat\u00eb grua q\u00eb po bezdiste, por n\u00eb fakt teksti nuk e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb. Fakt \u00ebsht\u00eb se ata\nnd\u00ebrhyn\u00eb. Mos ndoshta Jezusi po priste edhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e tyre?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb, Jezusi vazhdoi t\u00eb\nmos jepte shenja se kishte nd\u00ebr\u00admend ta d\u00ebgjonte: <em>\u00abUn\u00eb jam i d\u00ebrguar vet\u00ebm te delet e humbura t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit.\u00bb<\/em>\nJan\u00eb fjal\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb, n\u00eb fakt, at\u00eb q\u00eb Jezusi p\u00ebrgjith\u00ebsisht ka b\u00ebr\u00eb.\nVet\u00ebm pas Ngjalljes s\u00eb Tij Ai do t\u2019i d\u00ebrgonte nx\u00ebn\u00ebsit e vet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. M\u00eb\npar\u00eb jo: m\u00eb par\u00eb ishte koha kur Jezusi duhej t\u00eb \u00e7onte n\u00eb vend Shkrimet e\nProfet\u00ebve dhe pritjen e Izraelit p\u00ebr Mesin\u00eb. Plus k\u00ebsaj, ky sakt\u00ebsim i Jezusit\nse \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar vet\u00ebm p\u00ebr Izraelin, \u00ebsht\u00eb edhe shenj\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebrie t\u00eb\nthell\u00eb q\u00eb Ai tregon p\u00ebrball\u00eb misionit q\u00eb Ati i ka besuar. Ai nuk pretendon t\u2019i\nsforcoj\u00eb koh\u00ebt e Hyjit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb, nga ana tjet\u00ebr,\nJezusi vet\u00eb ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb Ungjill se ka ardhur edhe q\u00eb ta jap\u00eb <em>\u00abjet\u00ebn e vet si shp\u00ebrblim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u00bb<\/em>\n(Mk 10, 45) dhe Ai q\u00eb k\u00ebtu thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb Bari vet\u00ebm p\u00ebr delet e humbura t\u00eb\nIzraelit, vet\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb edhe se <em>\u00abKam\nedhe t\u00eb tjera dele q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj vathe. Edhe ato m\u00eb duhet t\u2019i bashkoj\ndhe do ta d\u00ebgjojn\u00eb z\u00ebrin tim e do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb grigj\u00eb e vetme e nj\u00eb Bari i\nvet\u00ebm\u00bb <\/em>(Gjn 10, 16). Madje vet\u00eb fakti se Jezusi ishte shtyr\u00eb deri n\u00eb ato\ntoka t\u00eb banuara nga pagan\u00ebt, nuk ishte pa dometh\u00ebnie. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se\nJezusi, veprimtarin\u00eb e Tij tok\u00ebsore e ka kufizuar kryesisht brenda kufijve t\u00eb\nIzraelit, por shpeshher\u00eb jepte edhe shenja se ajo q\u00eb Ai po b\u00ebnte n\u00eb Izrael, do\nt\u00eb p\u00ebrhapej nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt e bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gruaja nuk u ndikua aspak nga\nftoht\u00ebsia q\u00eb Jezusi tregoi: <em>\u00abAjo u afrua,\nu p\u00ebrkul thell\u00eb n\u00eb nderim para tij e tha: \u201cM\u00eb ndihmo, o Zot!\u201d\u00bb<\/em> Sa shpesh\ngjejm\u00eb gjeste t\u00eb tilla nderimi t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebrball\u00eb Jezusit edhe nga njer\u00ebz q\u00eb\nnuk bashk\u00ebndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fe me ne. Shpeshher\u00eb jan\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb papag\u00ebzuarit\nata q\u00eb marrin hire nga Jezusi, fal\u00eb <em>\u00abnderimit\u00bb<\/em>\nt\u00eb sinqert\u00eb q\u00eb ata shprehin, nderim t\u00eb cilin shpesh nuk dim\u00eb ta shprehim ne q\u00eb\njemi \u201cm\u00ebsuar\u201d me Jezusin. E jo rrall\u00eb nxjerrin prej Zotit hire e mrekulli t\u00eb\ndukshme. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por Jezusi vazhdoi edhe m\u00eb r\u00ebnd\u00eb\nme ftoht\u00ebsin\u00eb e Tij, aq sa i tha k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb cilat, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, duken\nfyese: <em>\u00abNuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh\nbuk\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve e t\u2019ua qes\u00ebsh k\u00eblysh\u00ebve t\u00eb qenve!\u00bb<\/em> K\u00ebtu Jezusi, n\u00eb fakt,\nm\u00eb fort se fyes, po tregohej hebre, krenar p\u00ebr zbules\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Hyji. Kaq\nkrenar mbaheshin hebrenjt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, saq\u00eb popujt e tjer\u00eb i krahasonin si qen,\nkaq t\u00eb mjer\u00eb ishin p\u00ebr syt\u00eb e tyre. Ishin shprehje t\u00eb cilat, me sa duket,\nqarkullonin n\u00eb popullat\u00ebn e koh\u00ebs. Por as p\u00ebrball\u00eb mureve q\u00eb dim\u00eb t\u00eb ngrejm\u00eb ne\nnjer\u00ebzit me krenarin\u00eb ton\u00eb, kjo grua nuk e kishte nd\u00ebrmend t\u00eb t\u00ebrhiqej: <em>\u00abPo, o Zot, \u2013 shtoi ajo, \u2013 se edhe k\u00eblysh\u00ebt\nhan\u00eb dromcat q\u00eb bien nga tryeza e zot\u00ebrinjve t\u00eb tyre.\u00bb<\/em> At\u00eb fjal\u00ebn <em>\u00abo Zot\u00bb<\/em>, kjo grua nuk e hiqte nga goja,\nkur i drejtohej Jezusit. E pra, at\u00eb titull paria fetare e\nIzraelit e mbante p\u00ebr blasfemi e herezi. Kjo grua e kishte kuptuar se, n\u00eb\nPersonin e Jezusit, mund t\u00eb takohej Zoti. Prandaj nuk t\u00ebrhiqej p\u00ebrball\u00eb\nbarrierave njer\u00ebzore, sepse e kishte kuptuar se Zoti \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\npopujt. Edhe leximi i par\u00eb na sjell pik\u00ebrisht nj\u00ebr\u00ebn prej shum\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb\nBes\u00eblidhjes s\u00eb Vjet\u00ebr ku Zoti i fton t\u00eb gjith\u00eb popujt e bot\u00ebs q\u00eb t\u2019i afrohen\nAtij: <em>\u00abSht\u00ebpia ime do t\u00eb quhet sht\u00ebpi\nurate p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt.\u00bb<\/em> <em>\u00abT\u00eb\ndh\u00ebn\u00e7in lavdi mbar\u00eb popujt, o Hyj, mbar\u00eb popujt e bot\u00ebs ty t\u00eb lavd\u00ebrofshin!\u00bb<\/em>,\nthuhet edhe n\u00eb rreshtat e psalmit t\u00eb sot\u00ebm. Mund t\u00eb themi pa frik\u00eb se kjo grua\n\u00ebsht\u00eb simbol i Kish\u00ebs s\u00eb Hyjit e cila, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga hebrenj e pagan\u00eb t\u00eb ardhur\nnga e gjith\u00eb bota, do t\u00eb shpall\u00eb n\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb se <em>\u00abJezu Krishti \u00ebsht\u00eb Zot\u00bb<\/em> (Fil 2, 11). <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebtu,\np\u00ebrball\u00eb nj\u00eb feje t\u00eb till\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, Jezusi nuk mund ta p\u00ebrmbaj\u00eb m\u00eb fuqin\u00eb\ne vet mrekullib\u00ebr\u00ebse: <em>\u00abO grua, e madhe\n\u00ebsht\u00eb feja jote! Le t\u00eb b\u00ebhet ashtu si d\u00ebshiron!\u00bb<\/em> <em>\u00abN\u00eb at\u00eb moment u sh\u00ebrua bija e saj.\u00bb<\/em>, shton ungjilltari. Edhe kur\nnj\u00eb grua i kishte prekur plot besim fsheh\u00adtas mantelin e Tij, Jezusi n\u00eb mesin e\nturm\u00ebs e kishte ndjer\u00eb fuqin\u00eb mrekullib\u00ebr\u00ebse q\u00eb kishte shp\u00ebrthyer prej Tij dhe\nkishte th\u00ebn\u00eb: <em>\u00abDikush m\u00eb preku, sepse e\nndjeva nj\u00eb fuqi duke dal\u00eb prej meje.\u00bb<\/em> Natyra Hyjnore e Jezusit nuk mund t\u00eb\nrrij\u00eb pa vepruar kur \u201cndeshet\u201d n\u00eb fen\u00eb e gjall\u00eb. Mos ndoshta fakti se neve nuk\nna ndodhin shum\u00eb pak mrekulli n\u00eb jet\u00eb, varet nga fakti se nuk lutemi me fe t\u00eb\ngjall\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Patjet\u00ebr q\u00eb\nna duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb kujdes kur flasim p\u00ebr mrekulli, sepse mund t\u00eb kalojm\u00eb\nn\u00eb fanatiz\u00ebm e t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga Zoti shenja e hire t\u00eb cilat nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me\nsh\u00eblbimin ton\u00eb apo q\u00eb m\u00eb fort jan\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme me t\u00eb cilat ne e tundojm\u00eb\nZotin, duke i k\u00ebrkuar Atij gj\u00ebra t\u00eb cilat jan\u00eb edhe n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb.\nZoti, pastaj, edhe kur ne ia k\u00ebrkojm\u00eb me \u00e7ilt\u00ebrsi, ka planet e veta e nuk\nndihet i detyruar t\u00eb na jap\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb, sespe vet\u00ebm Ai e di me\nsakt\u00ebsi se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e dobishme p\u00ebr sh\u00eblbimin ton\u00eb. Megjithat\u00eb,\nlutjeve t\u00eb sinqerta Ai gjithnj\u00eb u p\u00ebrgjigjet, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr.\nKurr\u00eb nuk na nis me duar bosh. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj le\nta kemi shijen e lutjes n\u00eb shpirtin ton\u00eb. T\u00eb lutemi jo vet\u00ebm p\u00ebr vete, por edhe\nt\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb kemi besim se Zoti nuk do t\u00eb vonoj\u00eb t\u00eb na\nthot\u00eb edhe neve plot p\u00ebrmallim: <em>\u00abE madhe\n\u00ebsht\u00eb feja jote! Le t\u00eb b\u00ebhet ashtu si d\u00ebshiron!\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XX GJAT\u00cb VITIT A Is 56, 1. 6-7; Ps 67 (66); Rom 11, 13-15. 29-32; Mt 15, 21-28 Nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e shumta p\u00ebr \u00e7astet e ekstazave t\u00eb Sh\u00ebn Piut nga Pietrel\u00e7ina thot\u00eb edhe se, kur frati i p\u00ebrvujt\u00eb p\u00ebrfundonte s\u00eb kremtuari Eukaristin\u00eb, shpesh e d\u00ebgjonin t\u00eb fliste me Jezusin. E, se nuk &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9288\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;E MADHE \u00cbSHT\u00cb FEJA JOTE.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[14],"class_list":["post-9288","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-a"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9288"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9288\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9290,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9288\/revisions\/9290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}