{"id":9328,"date":"2023-09-29T15:27:58","date_gmt":"2023-09-29T15:27:58","guid":{"rendered":"http:\/\/www.maranatha.al\/?p=9328"},"modified":"2023-09-29T15:28:31","modified_gmt":"2023-09-29T15:28:31","slug":"cili-prej-te-dyve-e-kreu-vullnetin-e-tet-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9328","title":{"rendered":"CILI PREJ T\u00cb DYVE E KREU VULLNETIN E T\u2019ET?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XXVI GJAT\u00cb VITIT A<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ez 18, 25-28; Ps 25 (24); Fil 2, 1-11; Mt 21, 28-32<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"819\" height=\"538\" src=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/thu-ba-tuan-3-mua-vong-mt-2128-32-thai-do-cua-hai-nguoi-con.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9329\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/thu-ba-tuan-3-mua-vong-mt-2128-32-thai-do-cua-hai-nguoi-con.jpg 819w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/thu-ba-tuan-3-mua-vong-mt-2128-32-thai-do-cua-hai-nguoi-con-300x197.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/thu-ba-tuan-3-mua-vong-mt-2128-32-thai-do-cua-hai-nguoi-con-768x504.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/thu-ba-tuan-3-mua-vong-mt-2128-32-thai-do-cua-hai-nguoi-con-450x296.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">\u00cbsht\u00eb kaq e\nthjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar sh\u00ebmb\u00eblltyra q\u00eb Jezusi tregon n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm,\nsaq\u00eb na vjen natyrsh\u00ebm t\u00eb pyesim n\u00ebse ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e nevojshme ta\ntregonte at\u00eb apo jo. Po t\u00eb marrim cilindo f\u00ebmij\u00eb, besoj se do t\u00eb dinte t\u2019i\np\u00ebrgjigjej sakt\u00eb pyetjes q\u00eb Jezusi n\u00eb fund u b\u00ebri t\u00eb pranish\u00ebmve. Por, vet\u00eb\nfakti q\u00eb, gjithsesi, Jezusi e tregoi nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, na b\u00ebn t\u00eb\nkuptojm\u00eb se Atij i qenka dashur t\u00eb zbriste deri n\u00eb vog\u00eblsira t\u00eb tilla. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi\ntregon se si nj\u00eb baba u k\u00ebrkon secilit prej dy bijve t\u00eb vet q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb e t\u00eb\npunojn\u00eb n\u00eb vresht. I pari i tha se nuk donte, por pastaj ndryshoi mendim e\nshkoi, nd\u00ebrsa i dyti i tha se po shkonte menj\u00eb\u00adher\u00eb, por pastaj ndryshoi mendim\ne nuk shkoi. Pyetjes s\u00eb Jezusit <em>\u00abCili\nprej t\u00eb dyve e kreu vullnetin e t\u2019et?\u00bb<\/em>, e thash\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb do t\u2019i ishim\np\u00ebrgjigjur sakt\u00eb, si\u00e7 iu p\u00ebrgjigjen bashk\u00ebbiseduesit e Tij: <em>\u00abI pari.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por pyetja\ne v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb vetes, nuk \u00ebsht\u00eb pse Jezusi arrin t\u00eb tregoj\u00eb nj\u00eb\nhistori t\u00eb till\u00eb kaq t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar: pyetja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb\nndodhi me bijt\u00eb q\u00eb ndryshuan mendim ndaj t\u00eb Atit, nj\u00ebri p\u00ebr mir\u00eb e tjetri p\u00ebr\nkeq.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi vet\u00eb\ne shpjegon k\u00ebt\u00eb n\u00eb vazhdimin e pjes\u00ebs s\u00eb sotme ungjillore: <em>\u00abP\u00ebrnj\u00ebmend po ju them: tagrambledh\u00ebsit e laviret para jush hyjn\u00eb n\u00eb\nMbret\u00ebrin\u00eb e Hyjit. Sepse erdhi Gjoni nd\u00ebr ju udh\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, e ju nuk i\nbesuat, tagrambledh\u00ebsit e laviret i besuan, nd\u00ebrsa ju, edhe pasi i pat\u00eb k\u00ebta,\nnuk u penduat p\u00ebr t\u2019i besuar.\u00bb<\/em> E kuptojm\u00eb k\u00ebshtu se cilat kategori\nnjer\u00ebzish simbolizokan secili prej dy djemve n\u00eb sh\u00ebmb\u00ebll\u00adtyr\u00eb: i pari\nsimbolizon ata q\u00eb, fillimisht, b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00ebkatare, por, kur n\u00eb jet\u00eb u\njepet rasti t\u00eb takohen me ftes\u00ebn e Zotit p\u00ebr kthim, pendohen dhe ndryshojn\u00eb\nstil jete. I dyti simbolizon ata q\u00eb nga ana e jashtme duket sikur i thon\u00eb \u201cpo\u201d\nHyjit, por pastaj p\u00ebrbrenda nuk e kan\u00eb dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ndaj Tij dhe nuk i\nhapen planeve t\u00eb Tij. E k\u00ebta ishin sidomos krer\u00ebt fetar\u00eb t\u00eb Izraelit n\u00eb at\u00eb\nkoh\u00eb. Jo rast\u00ebsisht Ungjilli fillon me fjal\u00ebt: <em>\u00abJezusi u tha kryeprift\u00ebrinjve dhe kryetar\u00ebve t\u00eb popullit&#8230;\u00bb<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ajo\nkategoria e par\u00eb e njer\u00ebzve, q\u00eb dikur jetonte n\u00eb m\u00ebkate e pastaj kthehet kah\nHyji, na b\u00ebn t\u00eb shpresojm\u00eb se kthimi gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb i mundur. Edhe shkenca e\npsikologjis\u00eb e konfirmon se njeriu (p\u00ebr mir\u00eb apo p\u00ebr keq) mund t\u00eb ndryshoj\u00eb,\nedhe pse me v\u00ebshtir\u00ebsi, n\u00eb \u00e7do lloj moshe. N\u00eb lidhje me kthimin kah e mira,\npra, mund t\u00eb shpresojm\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim, n\u00eb ndryshim, n\u00eb kthim. Jo vet\u00ebm\nkaq, por kjo sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb na e kujton edhe nj\u00ebher\u00eb se gjithnj\u00eb mund ta\n\u201cfitojm\u00eb\u201d faljen e sinqert\u00eb nga Hyji.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Nj\u00eb her\u00eb\ntregohet se nj\u00eb vajz\u00eb shkoi t\u00eb rr\u00ebfehej tek Sh\u00ebn Filip Neri e, mes lot\u00ebve, nuk\ngjente ngush\u00ebllim p\u00ebr m\u00ebkatet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb. Shenjti p\u00ebrpiqej ta qet\u00ebsonte,\npor nuk ia dilte. N\u00eb fund ai vendosi t\u00eb nd\u00ebrhynte prerazi me stilin e tij sa\nkomik aq edhe serioz: <em>\u00abM\u00eb fal nj\u00eb\nsekond\u00eb: M\u00eb thuaj, p\u00ebr k\u00eb ka ardhur Jezusi n\u00eb bot\u00eb?\u00bb \u00abP\u00ebr m\u00ebkatar\u00ebt\u00bb<\/em> iu\np\u00ebrgjigj ajo.<em> \u00abHe pra<\/em>\u00bb, ia ktheu\nShenjti, duke ia dal\u00eb me kaq q\u00eb ta qart\u00ebsonte dhe qet\u00ebsonte menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kurse ajo\nkategoria e dyt\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb, nga ana e jashtme, duket sikur i dhurohen\nkrejt\u00ebsisht Hyjit, por p\u00ebrbrenda jan\u00eb shum\u00eb larg Tij, na b\u00ebn t\u00eb ruhemi t\u00eb\ngjith\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfundojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb arrijm\u00eb\nt\u00eb b\u00ebhemi si ai djali i dyt\u00eb q\u00eb t\u00eb atit i tha se po shkonte n\u00eb vresht, por pastaj\nnuk shkoi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi po i\nftonte krer\u00ebt e popullit q\u00eb t\u00eb ktheheshin. Hyji po realizonte n\u00eb Jezusin planin\ne Tij sh\u00eblbimprur\u00ebs dhe atyre u duhej t\u2019i hapeshin k\u00ebtij plani. Kishte ardhur\nkoha kur edhe atyre Hyji po u k\u00ebrkonte t\u00eb punonin n\u00eb vreshtin e Tij. Por ata,\nedhe pse p\u00ebrball\u00eb popullit dukej se ishin njer\u00ebz t\u00eb kushtuar Atij, n\u00eb shpirt\nndrynin nj\u00eb kund\u00ebrshtim sistematik ndaj ftes\u00ebs s\u00eb Hyjit p\u00ebr kthim. Si ka mu\u00adnd\u00ebsi\nq\u00eb njeriu mund t\u00eb jet\u00eb kaq kontradiktor? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ne, edhe pse ndoshta\np\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe i kemi th\u00ebn\u00eb Hyjit \u201cPo\u201d, nuk vonojm\u00eb t\u00eb ndyshojm\u00eb mendim? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Besoj se\np\u00ebrgjigjen mund ta gjejm\u00eb te leximi i par\u00eb: <em>\u00abK\u00ebshtu\nthot\u00eb Zoti: \u201cJu that\u00eb: \u2018Nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb udha e Zotit\u2019. D\u00ebgjoni, pra, sht\u00ebpia\ne Izraelit: A thua m\u00ebnyra e sjelljes sime v\u00ebrtet\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e mir\u00eb? Apo m\u00eb par\u00eb\nm\u00ebnyra e veprimit tuaj \u00ebsht\u00eb e keqe?\u201d\u00bb<\/em> Zoti po i thot\u00eb popullit t\u00eb vet, q\u00eb\nka filluar <em>\u201ct\u00eb ndryshoj\u00eb mendim\u201d<\/em> e t\u00eb\nlargohet prej Tij, se ka filluar t\u00eb doj\u00eb t\u00eb keqen n\u00eb zemr\u00ebn e vet, prandaj edhe\npo largohet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tani mund\nt\u00eb kuptojm\u00eb gjith\u00e7ka: arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn largoheshin nga Hyji ata q\u00eb, nga ana\ne jashtme, dukeshin kaq t\u00eb devotsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb se nuk e kishin kultivuar n\u00eb shpirt\nbindjen se Hyji \u00ebsht\u00eb miku i tyre. Kishin kultivuar ndonj\u00eb lloj dashurie\n\u201cndryshe\u201d p\u00ebr Hyjin (frik\u00eb, servi\u00adliz\u00ebm, interes), por jo dashuri bij\u00ebsore.\nPrandaj djali i dyt\u00eb ndryshon mendim e nuk shkon n\u00eb vresht kur i ati ia k\u00ebrkon:\nsepse nuk e do t\u00eb atin, p\u00ebrve\u00e7 se me ndonj\u00eb interes e, sa t\u2019i jepet rasti, i\nkthen shpin\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Me k\u00ebto\nfjal\u00eb, Jezusi na porosit t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb t\u00eb kemi shum\u00eb kujdes, sepse nuk\nmjaftojn\u00eb gjestet e jashtme p\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb t\u00eb jemi v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Hir t\u00eb Zotit. Ne,\nnga ana e jashtme, mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb zgjedhje t\u00eb m\u00ebdha, por duhet t\u00eb kemi shum\u00eb\nkujdes q\u00eb t\u2019i shoq\u00eb\u00adroj\u00adm\u00eb ato edhe me shpirt. Nga ana e jashtme mund t\u00eb b\u00ebhemi\npri\u00ad\u00adft\u00eb\u00adrinj, t\u00eb kushtuar e t\u00eb kushtuara, mund t\u00eb marrim t\u00eb gjitha sakra\u00ad\u00admentet\nrregullisht, mund t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb Mesh\u00ebn e s\u00eb diel\u00ebs, si\u00e7 na porosit Urdh\u00ebri\ni tret\u00eb, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mundur q\u00eb, p\u00ebrbrenda nesh, t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb mos shoq\u00ebrohen\nme shpirtin e duhur. Hyji mund t\u00eb paraqitet n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb na ftuar t\u00eb\nrritemi n\u00eb dashuri ndaj Tij e ndaj nj\u00ebri-tjetrit dhe mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u2019ia\nkthejm\u00eb shpin\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">K\u00ebshtu do ta shohim me syt\u00eb tan\u00eb\nse vetes son\u00eb i paskemi veshur thjesht nj\u00eb mask\u00eb. Mask\u00eb e bukur, me pamje\nengj\u00ebjsh, por q\u00eb gjith\u00adsesi \u00ebsht\u00eb mask\u00eb e nuk \u00ebsht\u00eb shpirti yn\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. E do\nt\u00eb mund t\u00eb na ndodh\u00eb t\u00eb takojm\u00eb shum\u00eb k\u00ebso maskash p\u00ebrreth nesh. Thoshte\nshkrimtari italian Luixhi Pirandelo, q\u00eb n\u00eb vitin 1934 pati fituar edhe \u00e7mimin\nNobel n\u00eb let\u00ebrsi: <em>\u00abDuke e paguar\nshtrenjt\u00eb ti vet\u00eb, do t\u00eb m\u00ebsosh n\u00eb jet\u00eb se ke p\u00ebr t\u00eb takuar m\u00eb shum\u00eb maska se\nsa fytyra.\u00bb<\/em> \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ne jemi shum\u00eb shpesh si t\u00eb\n\u201cdyzuar\u201d, pra si me dy lloj jet\u00ebsh, ajo e brendshmja dhe ajo q\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u2019u\ntregojm\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. E kjo deri diku \u00ebsht\u00eb edhe shum\u00eb normale, p\u00ebrndryshe\nrr\u00ebfimi, p\u00ebrshembull, s\u2019do t\u00eb kishte arsye t\u00eb mbetej kaq absolutisht\nsekret.&nbsp; Por nuk \u00ebsht\u00eb normale kur n\u00eb\njet\u00eb, sistematikisht, zgjedhim kund\u00ebr\u00adshtimin ndaj s\u00eb mir\u00ebs n\u00eb shpirt dhe, nga\nana tjet\u00ebr, shtiratemi para t\u00eb tjer\u00ebve si t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Po ta v\u00ebrejm\u00eb mir\u00eb, Jezusi ka\nfolur shum\u00eb pak her\u00eb n\u00eb lidhje me papast\u00ebrtit\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e seksualitetit, shum\u00eb\npak ka folur n\u00eb lidhje me vrasjet, apo me rendjen pas paras\u00eb, por ka folur kushedi\nse sa her\u00eb kund\u00ebr hipokrizis\u00eb p\u00ebrball\u00eb Hyjit. Kjo sepse, kur njeriu p\u00ebrpiqet n\u00eb\nshpirt t\u00eb kultivoj\u00eb dashurin\u00eb e sinqert\u00eb ndaj Hyjit, jeta e tij morale do t\u00eb\np\u00ebrmir\u00ebsohet vetvetiu pak nga pak. E prandaj Sh\u00ebn Pali n\u00eb leximin e dyt\u00eb sot\nngul k\u00ebmb\u00eb sidomos q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt t\u00eb kultivojn\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb e t\u00eb heqin dor\u00eb\nnga mendjemadh\u00ebsia: <em>\u00abMos b\u00ebni asgj\u00eb p\u00ebr\nkryelart\u00ebsi, as p\u00ebr mendje t\u00eb madhe, por, me p\u00ebrvujt\u00ebri, mbani nj\u00ebri-tjetrin m\u00eb\nt\u00eb madh se veten. Mos k\u00ebrkoni vet\u00ebm t\u00eb mir\u00ebn tuaj, por edhe t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb\ntjer\u00ebve! Kini n\u00eb ju po ato ndjenja q\u00eb ishin n\u00eb Krishtin Jezus!&#8230;\u00bb<\/em> E\nndjenjat n\u00eb Jezusin ishin p\u00ebrvujt\u00ebria dhe sinqeriteti p\u00ebrball\u00eb Atit t\u00eb vet e\np\u00ebrball\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XXVI GJAT\u00cb VITIT A Ez 18, 25-28; Ps 25 (24); Fil 2, 1-11; Mt 21, 28-32 \u00cbsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar sh\u00ebmb\u00eblltyra q\u00eb Jezusi tregon n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm, saq\u00eb na vjen natyrsh\u00ebm t\u00eb pyesim n\u00ebse ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e nevojshme ta tregonte at\u00eb apo jo. Po t\u00eb marrim cilindo &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9328\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;CILI PREJ T\u00cb DYVE E KREU VULLNETIN E T\u2019ET?&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-9328","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9328"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9328\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9330,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9328\/revisions\/9330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}