{"id":9400,"date":"2024-03-30T17:12:29","date_gmt":"2024-03-30T17:12:29","guid":{"rendered":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9400"},"modified":"2024-03-30T17:46:28","modified_gmt":"2024-03-30T17:46:28","slug":"ai-u-ngjall-nuk-eshte-ketu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9400","title":{"rendered":"AI U NGJALL, NUK \u00cbSHT\u00cb K\u00cbTU."},"content":{"rendered":"\n<p>RINGJALLJA E ZOTIT, VIGJILJA &#8211; Viti B<\/p>\n\n\n\n<p>Zan 1, 1 \u2013 2, 2; Ps 104 (103); Dal 14, 15 \u2013 15, 1; Dal 15, 1-6. 17-18; Is 55, 1-11; Is 12, 2-1-6; Bar 3, 9-15. 32 \u2013 4, 4; Ps 19 (18); Rom 6, 3-11; Ps 118 (117); Mk 16, 1-8.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"512\" src=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/angel-del-sepulcro-1024x512.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9405\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/angel-del-sepulcro-1024x512.jpg 1024w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/angel-del-sepulcro-300x150.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/angel-del-sepulcro-768x384.jpg 768w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/angel-del-sepulcro-450x225.jpg 450w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/angel-del-sepulcro.jpg 1200w\" sizes=\"auto, (max-width: 767px) 93vw, (max-width: 991px) 660px, 750px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jezusi u kishte th\u00ebn\u00eb apostujve: <em>\u00abUn\u00eb jam Ringjallja dhe Jeta.\u00bb <\/em>Mbase ata kishin menduar se Jezusi po fliste n\u00eb nivel metaforik, por vet\u00ebm kur Jezusin do ta shohin realisht t\u00eb Ngjallur, do ta kuptojn\u00eb forc\u00ebn e atyre fjal\u00ebve q\u00eb Ai kishte th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj Katekizmi i Kish\u00ebs Katolike shpjegon: <em>\u00abNgjallja e Jezusit p\u00ebrb\u00ebn mbi t\u00eb gjitha v\u00ebrtetimin e gjith\u00eb asaj q\u00eb Jezusi ka b\u00ebr\u00eb e m\u00ebsuar. T\u00eb gjitha t\u00eb v\u00ebrtetat, edhe ato m\u00eb t\u00eb paarritshmet p\u00ebr shpirtin njer\u00ebzor, gjejn\u00eb justifikimin e tyre n\u00ebse, duke u ngjallur, Krishti e ka dh\u00ebn\u00eb prov\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb asaj q\u00eb kishte premtuar dhe t\u00eb autoritetit t\u00eb tij Hyjnor.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj kjo nat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kremtojm\u00eb ngjalljen e Krishtit, p\u00ebrb\u00ebn edhe qendr\u00ebn e t\u00ebr\u00eb liturgjis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs, sepse <em>p\u00ebrreth k\u00ebtij misteri kaq t\u00eb madh<\/em>, marrin kuptimin e tyre t\u00eb gjitha misteret e tjera t\u00eb besimit ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Misteri m\u00eb madh\u00ebshtor n\u00eb t\u00eb cilin ne besojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb misteri i t\u00eb Shenjt\u00ebrueshmes Trini, sepse n\u00eb Trinin\u00eb e Shenjt\u00eb merr plot\u00ebsin\u00eb e vet gjith\u00e7ka. Por tek ky mister kaq i paarritsh\u00ebm ne nuk mund t\u00eb afrohemi pa kaluar n\u00ebp\u00ebr <em>Drit\u00ebn<\/em> q\u00eb sjell Ngjallja e Krishtit. Duke mposhtur m\u00ebkatin dhe vdekjen, Jezusi <em>\u00abka dh\u00ebn\u00eb prov\u00ebn p\u00ebrfundimtare\u00bb<\/em> se fjal\u00ebt e Tij <em>duheshin besuar nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">T\u00eb krishter\u00ebt e par\u00eb filluan ta kremtojn\u00eb Ngjalljen e Jezusit \u00e7do dit\u00eb t\u00eb diel, kaq ishte b\u00ebr\u00eb qendrore p\u00ebr ta. Vet\u00ebm me kalimin e shekujve t\u00eb krishter\u00ebt filluan ta ve\u00e7ojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb diel t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb vit p\u00ebr ta kremtuar k\u00ebt\u00eb mister t\u00eb madh\u00ebruesh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb solemne. E kjo nuk ishte p\u00ebr t\u2019ia zbehur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb t\u00eb dielave t\u00eb tjera, por thjesht p\u00ebr t\u00eb organizuar liturgjin\u00eb e Kish\u00ebs dhe njohjen e misterit t\u00eb Krishtit p\u00ebrgjat\u00eb krejt vitit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Krishti i Ngjallur \u00ebsht\u00eb <em>qendra<\/em> e krejt vitit liturgjik, sepse prej aty mund t\u00eb kuptohen, si\u00e7 e tham\u00eb, edhe t\u00eb gjitha t\u00eb v\u00ebrtetat e tjera t\u00eb besimit ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Leximet q\u00eb d\u00ebgjuam sonte, kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se Krishti i Ngjallur \u00ebsht\u00eb edhe <em>qendra<\/em> e krejt historis\u00eb s\u00eb sh\u00eblbimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Leximi i par\u00eb na flet p\u00ebr krijimin, vepr\u00ebn e dashuris\u00eb s\u00eb Hyjit i cili deshi t\u2019i th\u00ebrras\u00eb n\u00eb ekzistenc\u00eb edhe shum\u00eb krijesa t\u00eb tjera, nga m\u00eb t\u00eb larmishmet. E ve\u00e7an\u00ebrisht njeriun Hyji e krijoi n\u00eb p\u00ebrngjasimin e vet. Me njeriun e krijuar k\u00ebshtu, Hyji tashm\u00eb mund t\u2019i shikoj\u00eb t\u00eb gjitha krijesat dhe t\u00eb gjitha i duken <em>\u00abshum\u00eb t\u00eb mira\u00bb<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por mjerisht, liria t\u00eb cil\u00ebn Hyji ia kishte dh\u00ebn\u00eb, nuk u p\u00ebrdor me p\u00ebrgjegj\u00ebsi e dashuri nga njeriu dhe n\u00eb bot\u00eb hyri m\u00ebkati.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Megjithat\u00eb, Hyji nuk u t\u00ebrhoq nga plani i Tij dashamir. Me zgjedhjen e popullit t\u00eb Izraelit, Ai filloi s\u00ebrish nj\u00eb histori t\u00eb fuqishme dashurie me sojin njer\u00ebzor. Lirimi nga skllav\u00ebria e Egjiptit q\u00eb d\u00ebgjuam, tregonte se sa p\u00ebr zem\u00ebr e mori Hyji k\u00ebt\u00eb popull, t\u00eb cilit do t\u2019i zbulohej edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb leximin e tret\u00eb d\u00ebgjuam se Hyji, p\u00ebrmes Isais\u00eb profet, e ftonte gjithnj\u00eb popullin e Tij q\u00eb t\u2019i afrohej e t\u00eb mos jepej pas gj\u00ebrave q\u00eb nuk e plot\u00ebsojn\u00eb njeriun: <em>\u00abO Ju t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb jeni t\u00eb etsh\u00ebm, ejani tek uj\u00ebt, le t\u00eb vijn\u00eb gjithashtu edhe ata q\u00eb s\u2019kan\u00eb para! Bleni drith\u00eb e hani; ejani e bleni, pa para e pa pages\u00eb, ver\u00eb e qum\u00ebsht! Pse t\u2019i shpenzoni parat\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb buk\u00eb dhe m\u00ebditjen tuaj n\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk ngijn\u00eb?\u00bb<\/em> Nuk do mend t\u00eb kuptohet simbolika e fjal\u00ebve t\u00eb Hyjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Hyji nuk t\u00ebrhiqej nga dashuria e Tij as kur ky popull e tradhtonte me m\u00ebkate. E ftonte plot dashuri t\u00eb mos i largohej, sepse e dinte se askund tjet\u00ebr nuk do t\u00eb gjente nj\u00eb burim t\u00eb till\u00eb dashurie dhe jete: <em>\u00abKthehu, Jakob, e pranoje, ec drejt shk\u00eblqimit, n\u00eb drit\u00ebn e tij! Mos ia jep tjet\u00ebrkujt nderin t\u00ebnd!\u00bb<\/em> \u2013 i thoshte Hyji p\u00ebrmes Barukut profet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Pak nga pak Hyji d\u00ebshironte ta p\u00ebrgatiste k\u00ebt\u00eb popull q\u00eb ta kuptonte se sa dashuria dhe pushteti i Hyjit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb d\u00ebftuar \u00ebsht\u00eb e pakufi. Hyji donte ta p\u00ebrgatiste p\u00ebr takimin me Birin e Tij t\u00eb Ngjallur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">E prandaj Sh\u00ebn Pali, <em>teolog<\/em> hebre n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, e kishte kuptuar dometh\u00ebnien e Vdekjes dhe Ngjalljes s\u00eb Jezusit si edhe pasojat q\u00eb ato kishin p\u00ebr t\u00eb pag\u00ebzuarin: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, po a nuk e dini se t\u00eb gjith\u00eb sa jemi pag\u00ebzuar n\u00eb Jezu Krishtin, jemi pag\u00ebzuar n\u00eb vdekjen e tij? Me an\u00eb t\u00eb pag\u00ebzimit, pra, bashk\u00eb me T\u00eb jemi varrosur n\u00eb vdekje q\u00eb, sikurse Krishti u ngjall n\u00eb lavdin\u00eb e Atit prej t\u00eb vdekurve, po ashtu edhe ne t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e re.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sh\u00ebn Pali e kishte kuptuar se Krishti i Ngjallur ishte Drita e krejt profecive dhe Ligjeve t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb par\u00eb dhe se ishte e domosdoshme q\u00eb Ai tashm\u00eb t\u00eb b\u00ebhej edhe qendra e jet\u00ebs dhe vdekjes s\u00eb t\u00eb pag\u00ebzuarit. K\u00ebshtu, nj\u00eb dit\u00eb, edhe i krishteri do t\u00eb ket\u00eb pjes\u00eb n\u00eb lavdin\u00eb e Ngjalljes s\u00eb Krishtit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Jeta jon\u00eb duket shpesh sikur ka pengesa t\u00eb pap\u00ebrballueshme e \u00ebsht\u00eb sidomos p\u00ebrballja me vdekjen q\u00eb njeriun e b\u00ebn t\u00eb ndihet v\u00ebrtet i pafuqish\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe neve na vjen t\u00eb themi si\u00e7 than\u00eb ato grat\u00eb q\u00eb shkuan at\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb varri: <em>\u00abKush do t\u00eb na e rrokullis\u00eb gurin prej gryk\u00ebs s\u00eb varrit?\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">P\u00ebrball\u00eb <em>\u00abgryk\u00ebs s\u00eb varrit\u00bb<\/em> ndihemi krejt t\u00eb pafuqi, por dikush e ka rrokullisur k\u00ebt\u00eb gur, dikush e ka mposhtur frik\u00ebn q\u00eb na fut varri dhe <em>\u201cgjith\u00ebpushtet\u00ebsia\u201d e rreme<\/em> e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Grave u shfaqet nj\u00eb engj\u00ebll tek varri dhe, pik\u00ebrisht aty ku kishin shkuar t\u00eb derdhnin lot\u00eb e t\u00eb kryenin ritet e nderimit t\u00eb fundit t\u00eb Trupit t\u00eb Jezusit, d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00eb shprese: <em>\u00abJu mos u trembni!\u00bb<\/em> Varri nuk duhej t\u00eb fuste m\u00eb frik\u00ebn si m\u00eb par\u00eb, sepse dikush e ka mposhtur vdekjen: <em>\u00abJu k\u00ebrkoni Jezusin prej Nazaretit, t\u00eb Kryq\u00ebzuarin. Ai u ngjall, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu! Qe vendi ku e pat\u00ebn v\u00ebn\u00eb!\u00bb<\/em> Sa bukur e sa \u00ebmb\u00ebl engj\u00eblli po u flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb pad\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por ja porosia q\u00eb engj\u00eblli u jep: <em>\u00abShkoni dhe thoni nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht Pjetrit: Po shkon para jush n\u00eb Galile. Atje do ta shihni, sikur ju pati th\u00ebn\u00eb.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><em>\u00abVe\u00e7an\u00ebrisht Pjetrit\u00bb<\/em>: Kisha, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Pjetrit e t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb tij, kishte tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb madh\u00ebshtore: t\u2019i shpallte bot\u00ebs fitoren e Krishtit mbi vdekjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tashm\u00eb Krishti, Ai q\u00eb kishte <em>p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb krijimin<\/em> e r\u00ebn\u00eb nga m\u00ebkati dhe q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb <em>plot\u00ebsimin<\/em> e vet krejt <em>Bes\u00eblidhjes s\u00eb Vjet\u00ebr<\/em>, duhej t\u00eb b\u00ebhej edhe <em>qendra e jet\u00ebs s\u00eb t\u00eb pag\u00ebzuarve<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Prandaj e tham\u00eb n\u00eb fillim se kjo nat\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb menj\u00ebher\u00eb, qysh n\u00eb fillimet e Kish\u00ebs, qendra e krejt liturgjis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs. Kjo ngaq\u00eb, me an\u00eb t\u00eb liturgjis\u00eb s\u00eb p\u00ebrvitshme, Kisha d\u00ebshiron ta ndihmoj\u00eb t\u00eb pag\u00ebzuarin ta kundroj\u00eb pa nd\u00ebrprerje dhe sa m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb mister t\u00eb madh\u00ebruesh\u00ebm t\u00eb Ngjalljes s\u00eb Krishtit. K\u00ebshtu, i krishteri duhet t\u00eb rr\u00ebnjoset gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Krishtin, i cili ka plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb kur thot\u00eb: <em>\u00abUn\u00eb jam Ringjallja dhe Jeta.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs duhet t\u2019ia kujtojm\u00eb vetes at\u00eb q\u00eb engj\u00eblli u tha grave at\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb lum\u00eb: <em>\u00abAi u ngjall, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu.\u00bb<\/em> Jezusi nuk \u00ebsht\u00eb i vdekur, por i gjall\u00eb n\u00eb amshim: <em>\u00abVdekja nuk ka m\u00eb pushtet mbi t\u00eb.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RINGJALLJA E ZOTIT, VIGJILJA &#8211; Viti B Zan 1, 1 \u2013 2, 2; Ps 104 (103); Dal 14, 15 \u2013 15, 1; Dal 15, 1-6. 17-18; Is 55, 1-11; Is 12, 2-1-6; Bar 3, 9-15. 32 \u2013 4, 4; Ps 19 (18); Rom 6, 3-11; Ps 118 (117); Mk 16, 1-8. Jezusi u kishte th\u00ebn\u00eb &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9400\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;AI U NGJALL, NUK \u00cbSHT\u00cb K\u00cbTU.&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[16],"class_list":["post-9400","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-koha-e-pashkes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9400","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9400"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9400\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9407,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9400\/revisions\/9407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9400"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9400"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9400"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}