{"id":9408,"date":"2024-08-17T13:23:32","date_gmt":"2024-08-17T13:23:32","guid":{"rendered":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9408"},"modified":"2024-08-17T13:25:10","modified_gmt":"2024-08-17T13:25:10","slug":"nese-nuk-hani-korpin-e-birit-te-njeriut-e-nuk-pini-gjakun-e-tij-nuk-kemi-jete-ne-vetvete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9408","title":{"rendered":"N\u00cbSE NUK HANI KORPIN E BIRIT T\u00cb NJERIUT E NUK PINI GJAKUN E TIJ, NUK KEMI JET\u00cb N\u00cb VETVETE"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-medium-font-size\">E DIELA XX GJAT\u00cb VITIT<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Fu 9, 1-6; Ps 34 (33); Ef 5, 1-20; Gjn 6, 51-58<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"512\" height=\"331\" src=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/unnamed.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9409\" srcset=\"https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/unnamed.jpg 512w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/unnamed-300x194.jpg 300w, https:\/\/www.maranatha.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/unnamed-450x291.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 512px) 93vw, 512px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kjo \u00ebsht\u00eb e diela e kat\u00ebrt q\u00eb pjesa e Ungjillit shk\u00ebputet nga kapitulli i gjasht\u00eb i Ungjillit sipas Sh\u00ebn Gjonit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, n\u00eb fakt, Ungjilli q\u00eb na shoq\u00ebron n\u00eb t\u00eb dielat gjat\u00eb vitit, \u00ebsht\u00eb Ungjilli sipas Sh\u00ebn Markut, por, duke qen\u00eb se ky kapitull i Sh\u00ebn Gjonit flet gjat\u00eb p\u00ebr Eukaristin\u00eb, mesa duket Kisha e shk\u00ebput k\u00ebt\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebr disa t\u00eb diela, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar t\u00eb sodisim e t\u00eb kuptojm\u00eb \u2013 edhe pse vegimthi \u2013 k\u00ebt\u00eb mister kaq t\u00eb madh si\u00e7 \u00ebsht\u00eb prania reale e Jezu Krishtit n\u00eb buk\u00ebn dhe ver\u00ebn e shuguruar, q\u00eb n\u00eb fakt nuk jan\u00eb m\u00eb buk\u00eb dhe ver\u00eb, por Trupi dhe Gjaku i Jezu Krishtit dhe e t\u00ebr\u00eb prania e Tij Hyjnore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Leximet e sotme fillojn\u00eb me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur nga Libri i Fjal\u00ebve t\u00eb Urta dhe flasin p\u00ebr nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb shtruar. Ajo q\u00eb e shtron tryez\u00ebn \u00ebsht\u00eb Urtia, nj\u00eb personazh q\u00eb ngjan m\u00eb fort me nj\u00eb koncept, por, po t\u00eb shohim pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Bes\u00eblidhjes s\u00eb Vjet\u00ebr, do t\u00eb vem\u00eb re qart\u00eb se, kur aty ku flitet p\u00ebr Urtin\u00eb, duket sikur po flitet p\u00ebr nj\u00eb Person. Nuk duket se po flitet p\u00ebr nj\u00eb <em>atribut Hyjnor<\/em>, por p\u00ebr nj\u00eb <em>Person Hyjnor<\/em>. Prandaj, qysh n\u00eb fillimet e saj, tradita e krishter\u00eb ka par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Urti, Birin e amshuar t\u00eb Atit q\u00eb pastaj u b\u00eb njeri: <em>Jezu Krishtin<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">At\u00ebher\u00eb del se ky lexim i bukur po flitka p\u00ebr Birin e Hyjit, p\u00ebr Jezusin. K\u00ebshtu kuptojm\u00eb se <em>tryeza<\/em> shtrohet prej Tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Tani e kuptojn\u00eb bukurin\u00eb e fjal\u00ebve q\u00eb vijojn\u00eb: Urtia \u00ab<em>I d\u00ebrgoi sh\u00ebrb\u00ebtoret e veta n\u00eb qytez\u00eb, n\u00eb vendet e larta p\u00ebr t\u00eb grishur: \u201cKush \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrvoj\u00eb, le t\u00eb vij\u00eb tek un\u00eb!\u201d e t\u00eb pamendit i \u00e7oi fjal\u00eb: \u201cEjani, hani buk\u00ebn time, pini ver\u00ebn time q\u00eb e kam p\u00ebrzier p\u00ebr ju!\u201d.\u00bb<\/em> Duket sikur \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Jezusi ai q\u00eb po flet. Ai autor i shenjt\u00eb q\u00eb i ka shkruar k\u00ebta rreshta, sigurisht se nuk e dinte se Shpirti Shenjt po e b\u00ebnte edhe at\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrgatitjen e madhe q\u00eb Hyji po i b\u00ebnte Izraelit p\u00ebr pritjen e Birit t\u00eb vet e, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr pranimin e pranis\u00eb s\u00eb Tij n\u00eb Eukaristin\u00eb e Shenjt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ftesa q\u00eb Urtia b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb, tregon dashurin\u00eb e madhe q\u00eb Hyji ka p\u00ebr popullin e Vet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb e shtruar p\u00ebr fest\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sipas gjuh\u00ebs biblike, buka simbolizon forc\u00ebn fizike nd\u00ebrsa vera thuhet se i sjell\u00eb njeriut g\u00ebzimin dhe \u00ebsht\u00eb pije e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb festuar. Hyji, pra, d\u00ebshiron t\u00eb festoj\u00eb me popullin e vet, d\u00ebshiron t\u2019ia fal\u00eb m\u00ebkatet dhe t\u2019i sjell\u00eb atij haren\u00eb. Eukaristia \u00ebsht\u00eb forca jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht festa n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Hyji na fton dhe \u00ebsht\u00eb shenja e nj\u00eb dashurie tejet t\u00eb madhe q\u00eb Ai ka ndaj nesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb \u00ebsht\u00eb i ftuar t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb edhe <em>i pap\u00ebrvoji<\/em>, edhe <em>i pamendi<\/em> sepse, n\u00eb fund t\u00eb fundit, si mund ta kuptojm\u00eb ne dashurin\u00eb falas q\u00eb Hyji ka p\u00ebr ne? Duke menduar se k\u00ebto fjal\u00eb n\u00ebnkuptojn\u00eb Eukaristin\u00eb e Shenjt\u00eb, na duhet t\u00eb themi se si do t\u00eb mund t\u00eb arrinim ne ta kuptonim nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb Hyjit? Misterin e Saj jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb paaft\u00eb ta p\u00ebrshkojm\u00eb, askush nuk mund t\u00eb thot\u00eb se ka p\u00ebrvoj\u00ebn e mjaftueshme p\u00ebr kuptimin e Eukaristis\u00eb. P\u00ebrball\u00eb Saj jemi t\u00eb gjith\u00eb <em>t\u00eb pap\u00ebrvoj\u00eb e t\u00eb \u201cpamend\u201d<\/em>. Mund t\u00eb jemi thjesht <em>fal\u00ebnderues<\/em> dhe <em>mikprit\u00ebs<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Se tryeza q\u00eb Hyji shtron p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb Eukaristia e Shenjt\u00eb, tregohet nga vet\u00eb fjal\u00ebt e Jezusit n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm: \u00ab<em>Un\u00eb jam buka e jet\u00ebs. (&#8230;) P\u00ebrnj\u00ebmend, p\u00ebrnj\u00ebmend po ju them: n\u00ebse nuk e hani korpin e Birit t\u00eb njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jet\u00eb ne vetvete! Kush ushqehet me korpin tim dhe pi gjakun tim, ka jet\u00ebn e pasosur.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Sa mister i madh: marrim brenda nesh Trupin, Gjakun dhe Hyjnin\u00eb e Zotit ton\u00eb Jezu Krishtit! Ata jan\u00eb jeta e njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke shikuar shenjt\u00ebrit mund ta shohim se sa e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo dhe se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb. N\u00ebn\u00eb Tereza thoshte: <em>\u00abPa kungimin e shenjt\u00eb nuk mund t\u00eb jetoj.\u00bb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duken si fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb natyrshme q\u00eb duhet t\u00eb shqiptoj\u00eb nj\u00eb njeri i kushtuar Hyjit. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se shprehje t\u00eb tilla mund t\u00eb thuhen edhe thjesht sa p\u00ebr t\u2019u hequr si njer\u00ebz t\u00eb devotsh\u00ebm, por p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn nuk ishte ashtu. K\u00ebt\u00eb e tregon vet\u00eb jeta e saj. P\u00ebrkushtimi i saj ndaj t\u00eb varf\u00ebrve ishte i pashoq. Mbase asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb histori nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb kaq e bujshme ndaj <em>t\u00eb varf\u00ebrve m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Thuhet se nj\u00ebher\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn e akuzuan p\u00ebr proselitiz\u00ebm (p\u00ebr kthim n\u00eb katoliciz\u00ebm t\u00eb atyre q\u00eb nuk d\u00ebshironin t\u00eb ktheheshin, por q\u00eb mund t\u00eb ktheheshin nga nevoja p\u00ebr t\u2019u strehuar nga ajo) dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb saj\u00ebn n\u00eb Indi u mblodh\u00ebn disa njer\u00ebz duke protestuar q\u00eb ajo sht\u00ebpi t\u00eb mbyllej. Por, kur protestuesit u fut\u00ebn brenda dhe pan\u00eb se p\u00ebr \u00e7\u2019kategori t\u00eb varf\u00ebrish po p\u00ebrkujdesej N\u00ebn\u00eb Tereza me motrat e saja, dol\u00ebn p\u00ebrjashta dhe nuk e vazhduan m\u00eb protest\u00ebn, sepse at\u00eb q\u00eb ajo po b\u00ebnte aty, anj\u00ebri prej protestuesve nuk do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm ta b\u00ebnte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra an\u00eb. Ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar vet\u00ebm pas vdekjes s\u00eb saj: n\u00eb disa letra t\u00eb vetat N\u00ebn\u00eb Tereza fliste p\u00ebr nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe shpirt\u00ebrore. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb munges\u00ebn e theksuar t\u00eb ngush\u00ebllimeve t\u00eb brendshme q\u00eb Hyji ndonj\u00ebher\u00eb ua heq shenjt\u00ebrve t\u00eb Vet, edhe me periudha t\u00eb gjata. Te N\u00ebn\u00eb Tereza kjo periudh\u00eb ka zgjatur p\u00ebr pes\u00ebdhjet\u00eb vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj. Askush nuk e vinte re, as motrat e veta. Madje atyre ajo u dukej gjithnj\u00eb shum\u00eb e hareshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Ja pra, \u00e7far\u00eb donte t\u00eb thoshte p\u00ebr t\u00eb <em>\u00abPa kungimin e shenjt\u00eb nuk mund t\u00eb jetoj.\u00bb<\/em> Donte t\u00eb thoshte se, mes nj\u00eb p\u00ebrkushtimi t\u00eb pashoq ndaj t\u00eb varf\u00ebrve m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dhe nat\u00ebs s\u00eb shpirtit t\u00eb saj, burim energjie, force dhe q\u00ebndrese ishte <em>vet\u00ebm<\/em> prania reale e Jezusit n\u00eb Eukaristi. Brenda saj vepronte forca e Tij dhe jo e vetja. Merrte forc\u00eb nga <em>\u00abbuka e gjall\u00eb\u00bb<\/em>, nga <em>\u00abbuka e jet\u00ebs\u00bb<\/em>: kishte brenda vetes Korpin dhe Gjakun e Krishtit. Prandaj tek ajo \u2013 sikurse edhe tek \u00e7do shenjt \u2013 u v\u00ebrtetua fjala e sotme e Jezusit: <em>\u00abSikurse mua m\u00eb d\u00ebrgoi Ati i gjall\u00eb dhe un\u00eb jetoj p\u00ebr Atin, po ashtu edhe ai q\u00eb ha mua do t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebr mua.\u00bb <\/em>Fjal\u00eb v\u00ebrtet solemne: kush merr kungimin e shenjt\u00eb \u2013 e vet\u00ebm ai \u2013 vazhdon n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb misionin e Jezusit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Por t\u00eb marr\u00ebsh Kungimin e Shenjt\u00eb, k\u00ebrkon edhe koherenc\u00ebn e jet\u00ebs me at\u00eb q\u00eb besojm\u00eb. P\u00ebrndryshe forca e Tij nuk mund t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb ne, edhe n\u00ebse kungohemi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Duke u kthyer tek leximi i par\u00eb, shohim se ky lexim p\u00ebrfundon me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb duket sikur s\u2019ka lidhje me at\u00eb q\u00eb vinte m\u00eb sip\u00ebr. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb: <em>\u00abL\u00ebreni marr\u00ebzin\u00eb e jetoni dhe ecni udh\u00ebve t\u00eb men\u00e7uris\u00eb!\u00bb<\/em> Marr\u00ebzi n\u00eb gjuh\u00ebn biblike do t\u00eb thot\u00eb <em>t\u00eb jetosh pa Zotin<\/em>: <em>\u00abTha i marri n\u00eb zemr\u00ebn e vet: \u201cNuk ka Per\u00ebndi!\u201d\u00bb<\/em>, thot\u00eb nj\u00eb psalm (Ps 14, 1). Pra, n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme nuk duhet t\u00eb jetojm\u00eb <em>sikur Hyji t\u00eb mos ekzistonte<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kjo nuk n\u00ebnkupton zbatimin e nj\u00eb serie rregulloresh, por joshjen q\u00eb duhet t\u00eb kemi ndaj Hyjit. I krishteri nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb i till\u00eb, derisa n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb mos ndihet i joshur nga Hyji. Mbase mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrpikt\u00eb n\u00eb zbatimin e moralit t\u00eb krishter\u00eb, por, n\u00ebse nuk ndihet i joshur ndaj Hyjit, pra n\u00ebse nuk t\u00ebrhiqet nga dashuria e Tij dhe nga m\u00ebnyra e Tij e t\u00eb t\u00eb vepruarit, qendra e p\u00ebrpikm\u00ebris\u00eb q\u00eb ai pretendon se ka, nuk \u00ebsht\u00eb ende Hyji, por <em>vetja<\/em> e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe Sh\u00ebn Pali, n\u00eb letr\u00ebn e drejtuar Efesian\u00ebve, na thot\u00eb: <em>\u00abV\u00ebllez\u00ebr, v\u00ebreni me kujdes si jetoni: jo si njer\u00ebz t\u00eb marr\u00eb, por si njer\u00ebz t\u00eb urt\u00eb!\u00bb <\/em>Edhe ai flet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr ver\u00ebn, por n\u00eb nj\u00eb kuptim krejt t\u00eb kund\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb fliste leximi i par\u00eb. Porosit: <em>\u00abMos u dehin me ver\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shfrenia, por mbushuni me Shpirtin Shenjt!\u00bb<\/em> E shohim, pra, se si, kur nuk jetojm\u00eb si t\u00eb urt\u00eb, si t\u00eb men\u00e7ur \u2013 pra sipas Shpirtit Shenjt \u2013 vera (nj\u00eb krijes\u00eb) mund t\u00eb p\u00ebrdoret jo p\u00ebr t\u00eb na sjell\u00eb haren\u00eb, t\u00eb mir\u00ebn dhe afrimin kah Hyji dhe bashkimin me T\u00eb n\u00eb Eukaristi, por mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb d\u00ebmin ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Edhe psalmi i sot\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb rresht t\u00eb vetin, na m\u00ebson se duhet t\u2019i largohemi s\u00eb keqes: <em>\u00abRrudhe goj\u00ebn t\u00ebnde prej s\u00eb keqes, goj\u00ebn t\u00ebnde prej fjal\u00ebve g\u00ebnjeshtare! Ik prej s\u00eb keqes e b\u00ebj t\u00eb mir\u00ebn, k\u00ebrkoje paqen e ndiqe at\u00eb!\u00bb<\/em> Nuk \u00ebsht\u00eb list\u00eb rregulloresh, por pasoja e natyrshme e dashuris\u00eb p\u00ebr Hyjin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">N\u00ebse v\u00ebrtet jemi fal\u00ebnderues ndaj pranis\u00eb s\u00eb Jezusit n\u00eb Eukaristin\u00eb e shenjt\u00eb, n\u00ebse v\u00ebrtet d\u00ebshirojm\u00eb ta l\u00ebm\u00eb At\u00eb t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb ne dhe n\u00ebse v\u00ebrtet e duam, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb kemi kujdes q\u00eb lirin\u00eb ton\u00eb t\u00eb mos e p\u00ebrdorim keq.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Kur lirin\u00eb ton\u00eb e v\u00ebm\u00eb n\u00eb adhurim e n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Eukaristis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, at\u00ebher\u00eb Jezusi do t\u00eb jet\u00eb realisht <em>jeta jon\u00eb<\/em>. Sikurse Jezusi, edhe ne do t\u00eb jemi t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb pritje q\u00eb k\u00ebt\u00eb prani t\u00eb Tij\u00ebn n\u00eb ne, t\u00eb mund ta shijojm\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb lumturin\u00eb e amshuar t\u00eb Parrizit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\">Dom Dritan Ndoci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DIELA XX GJAT\u00cb VITIT Fu 9, 1-6; Ps 34 (33); Ef 5, 1-20; Gjn 6, 51-58 Kjo \u00ebsht\u00eb e diela e kat\u00ebrt q\u00eb pjesa e Ungjillit shk\u00ebputet nga kapitulli i gjasht\u00eb i Ungjillit sipas Sh\u00ebn Gjonit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, n\u00eb fakt, Ungjilli q\u00eb na shoq\u00ebron n\u00eb t\u00eb dielat gjat\u00eb vitit, \u00ebsht\u00eb Ungjilli sipas Sh\u00ebn &hellip; <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.maranatha.al\/?p=9408\" class=\"more-link\">Read more<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;N\u00cbSE NUK HANI KORPIN E BIRIT T\u00cb NJERIUT E NUK PINI GJAKUN E TIJ, NUK KEMI JET\u00cb N\u00cb VETVETE&#8221;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[17],"class_list":["post-9408","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-homeli","tag-gjate-vitit-b"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9408"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9408\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9412,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9408\/revisions\/9412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.maranatha.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}